Illustrationg by Joe Magee

Illustrationg by Joe Magee

Para disa ditesh morem nje kerkese tjeter per te reklamuar nje faqe tek Shqiperia.Com . Kerkuan nje cmim per nje hapesire te caktuar dhe dergova listen pa pyetur shume per natyren e reklames qe do shfaqej.

Personin qe interesohej per reklamen e njihja personalisht dhe pak a shume e dija me cfare merrej ne internet. Pasi u ra dakort per kohezgjatjen e fushates dhe per pozicionin e reklames, nje nga koleget e mi vuri reklamen online. Pas disa oresh pashe qe behej fjale per nje sherbim te ri bixhozi, por te jem i sinqerte nuk me beri pershtypje fare.

Jemi mesuar sot qe web-i eshte i mbushur me reklama bixhozi, sidomos poker apo baste ndeshjesh dhe nuk na bejne me pershtypje.Megjithate emaili qe me dergoi im vella (qe aktualisht po drejton ShqiperiaCom Shpk) sot ne mengjes me beri te reflektoj dhe njehere mbi keto sherbime. Shkurtimisht me shkruan:

Klienti pagoi po nuk bejme mire qe reklamojme sherbime bixhozi. Ne kemi dhe kalamaj qe vine e shohin faqen.

Aktualisht ne nuk kemi asnje filter per shfaqje kontenti sipas grup moshave, apo interesave dhe reklama shfaqet tek te gjithe. Ne te ardhmen duhet te ndryshojme Rregullat e sherbimit per keto reklama dhe duhet te percaktojme nje kod morali per Shqiperia.com dhe sitet e tjera nen kete kompani.
Eshte e nevojshme qe faqet e medha shqiptare ne internet te percaktojne nje kod moral qe ne nje fare menyre duhet te ndikoje dhe te tjeret.

Ndersa ne si kompani, per shqiperia.com nuk duhet te tentojme nje faqe suksesi, por nje faqe vlerash.