Kam kohe qe perpiqem te mos shkruaj per politiken e brendshme shqiptare pasi me verte jam i zhgenjyer dhe i pashprese.

Shoh qe ka zera qe e mburrin Edi Ramen akoma, dhe ka nga ata qe hidhen ne lufte.
Problemi eshte i thjeshte: Rruge me pagese ka ne shume vende. Diku me lire e diku me shtrenjte. Ne Gjermani jane falas, por paguhen per cdo ml karburant qe konsumon. Te njejten takse e paguajme dhe ne Shqiperi; dhe prap Kryeministri thote qe duhet paguar takse per rrugen!

Nuk jemi te lodhur nga nje takse rruge, por jemi te lodhur nga korrupsioni i vazhdueshem! Protesta e heshtur (e atij qe nuk ka nje grusht te fuqishem), nuk eshte per 10 € te tjera qe do i paguajme ose jo njehere ne disa vite, por per korrupsionin qe e zbras cdo dite arken e shtetit!

Takse ne nafte, takse rruge, takse uji, takse shkolle per ata pa femije, takse prone … SHteti mbahet me taksa, por Shqiperi nuk ka shtet ne funksion te qytetarit.Kete e sheh sa here te duhet te paguash privatisht per sherbimet publike (spital, institucione, gjykata e kudo).

Shteti ketu eshte inekzistent! Sot dikush po behet koshient qe jemi te sunduar nga nje arrogant dhe nje bande hajdutesh! Ne Shqiperi nuk ka me shtet, nuk funksionon me gjykata, nuk funksionon me asnje institucion! Funksionon nje lider-suprem me nje bande servilash dhe hajdutash!

Protesta e kukesianeve nuk ishte politike sic perpiqet ta heqe Kryeministri me ze te dridhur. Protesta e tyre ishte ndaj varferise dhe shtetit-prone e arrogantit qe po i varferon cdo dite! Dhe ben mire qe i dridhet zeri, se do vije dita qe do i serviret nje gjyqi dhe aty do rreshkase njehere e mire…

Autostrada Calais – Bordo ne France eshte 895KM. Pagesa eshte: *80€ ose 1€/100 km!!!
Sa eshte taksa e hajduterise Shqiptare o pusht-etar?

 

Shkrimi eshte reflektim pas “deklarates se Edi Rames” qe e gjeni (ose jo, se mund te fshihet ne cdo cast) ketu.