(Update: Shtuar shifra sipas raportit publik te audituesit te pavarur)
 
Një lajm në Serbian Monitor arsyeton se blerja e Telekomit Shqiptar nga Telekom Serbia është e motivuar “politikisht”.
Në fakt, në castin që lajmi u përhap, shumëkush u ndje i “shqetësuar” për hyrjen e Serbëve në tregun shqiptar! Për të qenë korrekt, duhet të pranojmë që vitet dhe konflikti i zgjatur ndër shekuj me Serbët ka lënë gjurmë në formimin tonë (ndoshta një refleks pasiv i pashmangshëm). Faktikisht, nëse një firme italiane apo gjermane blejnë një kompani telekomi e mendojmë si veprim të arsyetuar financiarisht, por nëse një kompani serbe bën të njëjtën gjë, ajo duhet të jetë e motivuar politikisht!!
 

Fitime ne zbritje

E vërteta është që Telekomi Shqiptar ka rënë ndjeshëm në fitime vitet e fundit. Nuk pata mundësi të gjej të dhenat e sakta mbi fitimet e kompanise ne vitet 2017-2018 (nese dikush ka, do isha shume kurioz per t’i pare; ky artikull tregon qe EBIDTA e 2017 ishte prane 8.8M€, duke e sjelle fitimin serish prane normes se 2015), por nje artikull i Monitor tregon qe:“sipas bilancit zyrtar, (fitimi 2015) ishte vetëm 780 milionë lekë (5.6 mln euro), nga 2.9 miliardë lekë (20.7 mln euro) në vitin 2014”.
 
Update: Tabela me poshte ka shifra nga raporti i Audituesit te Pavarur -PWC ne mbylljen e vitit 2017 dhe ka shifra te sakta (m’u percoll nga dikush qe kishte bere nje kerkim me te mire se une ne QKB (falenderime)).
Megjithëse duket që rrjedhshmeria e ndryshimit të fitimit ka hope nga të dhenat e deklaruara tek lajmi i Monitor 2015 (me siper), vihet re ndjeshëm një zbritje e normes se fitimit Bruto ne vitin e fundit.
 
VitiFitimi Albanian LekNe Euro sipas kursit sotemBurimi
2017815.303.0006.506.295Raporti audituesit te pavarur PWC - Mbyllje Viti 2017 (Konvertimi € sipas kursit Tetor 2018)
20162.969.284.00023.695.534Raporti audituesit te pavarur PWC - Mbyllje Viti 2017 (Konvertimi € sipas kursit Tetor 2018)
 

Fitimi i Telekom Albania ra nga 20M€ ne 2014, ne 5.5M€ ne 2015.

Pra aktualisht kemi te bejme me nje zbritje te normes se fitimit per Telekomin Gjerman, qe e kontrollon Telekomin Shqiptar nepermjet OTE. Nga ecuria e shifrave, duket qe Telekomi Gjerman dhe me pare OTE kane pasur fitime te kenaqshme me Telekomin tone, dhe ne kete cast ka ardhur momenti per te hequr qafe nje kompani me fitim pak milion euro ne vit. Racional vendimi i Telekomit Gjerman!
 
Nese ecuria ka vazhduar dhe fitimi i Telekom ka qene prane 5Million € ne vit, atehere cmimi i tij duhet te ishte ne rendin e 6*8=48 Milion €. Kjo nenkupton nje analize shume te percipte dhe optimiste (kundrejt zbritjes se normes se fitimit ne keto vite). Cdo oferte biznesi do ishte rrotull kesaj shifre, e kuptohet qe shifren e sakte e percaktojne dhe elemente te nje analize teper te gjere.
 
Nderkohe Telekom Srbija njoftohet qe ka ofruar 61M€ dhe ne pamje te pare oferta është e mbivleftesuar dhe mund te kete qellime politike! 
Qëllimi politik mund te ishte një “show” dominance per te treguar qe Serbia është forca kryesore ekonomike ne Ballkan dhe duhet te jete lideri ne zone. Disa zëra filluan të përmendin dhe sigurinë kombëtare e argumenta të ngjashëm… Për këtë të fundit duhet të kete një analize të mirë të pozicioneve gjeo-politike të së ardhmes për të diskutuar.
 
Por faktikisht, me gjithe cmimin e larte, duket sikur nga ana e financiare mund të ketë dhe një plan te menduar mirë ekonomik. Praktikisht, zgjerimi i Telekom Serbia ne jug do i jepte mundësi kësaj kompanie që të zgjeronte infrastrukturën e saj (realisht Shqiperia ka në një kanal shkëmbimi të dhënash gjithmonë Serbinë si pikë tranziti).
Krijimi i një rrjeti të gjerë te Telekom Srbija mund te forcoje pozitat e saj ne zgjidhjet me kompani të dhënash B2B duke ofruar sherbime me konkurrente te data exchange. Duke konsideruar futjen e marreveshjes se interkoneksionit dhe ne Shqiperi dhe vendet qe akoma nuk jane EU, zgjerimi ne kete zone (por dhe shtete te tjera ku Serbija ka nderkohe ndikim), do krijonte nje pozicion shume te mire interkoneksioni per Telekom Serbine!
 
Sipas raportit te audituesit te pavarur per Telekom Albania, fitimi i ndare ne te ardhura interkonjeksioni kundrejt te ardhurave nga klientet fundore per 2017 eshte:
Te ardhura interkonjeksion + te ardhura te tjera operativeTe ardhura telefoni + roamingNe perqindje
3.536.603.0005.452.529.00039% vs 61%

Nese Telekomi Serb do shtije ne dore Telekom Albania, atehere fitimi nga interkonjeksioni do rritej dhe mund te arsyetonte humbjen nga telefonia e levizshme.
 
Financiarisht, Telekomi Serb ka pasur nje fitim neto prej ~144M€ ne 2017 dhe nuk e ka problem te investoje 61M€!
Telekomi Serb pati një fitim prej 144M€ në 2017 dhe oferta per Telekom Albania është 61M€
 
Futja e Telekom Serbia ne tregun lokal e shoh me te rrezikshem per vete kete kompani. Ajo duhet te llogarise qe ne segmentin me klientet fundor (B2C) do kete humbje te medha per arsye qe jane te qarta. E megjithate, levizja e tyre ne aspektin ekonomik dhe pozicionimin ne infrastrukturen e Ballkanit është realiste.