Megjithese Twitter eshte shume i njohur dhe i perdorur ne SHBA, ai eshte pak i njohur dhe i reklamuar ne Shqiperi. Megjithate ka disa llogari teper interesante Twitter ne Shqip dhe une po sugjeroj nje liste me disa nga keto llogari:
(te vendosura rastesisht ne kete rend, renditja nuk tregon domosdoshmerisht rendesine apo cilesine e ketyre llogarive)

Eklipsi@eklipsi
Llogari Twitter e lidhur me Blogun Eklipsi.com. Pervec artikujve te blogut, @eklipsi i Twitter nuk perton te marre pjese ne cdo diskutim qe behet mbi internetin ne shqip ne Twitter.

http://twitter.com/gjergj_d@gjergj_d
Kudo qe kam shkuar ne Internet, Gjergji Dollanin e kam gjetur atje perpara meje. Pioner i chatit te pare shqip, i nje nder forumeve te pare shqip, i nje nder blogjeve te pare ne shqip, tashme e gjeta dhe para meje ne Twitter. Megjithese duket larg internetit per castin (dhe me shume i interesuar per Marketing), Dollani eshte nje njeri qe duhet ndjekur ne cdo rast!

Indrit MarakuiMaraku
Indrit Maraku eshte nje gazetar me interes Social Mediat dhe gazetarine ne internet. Nuk mungon kurre ne diskutimet e bera rreth internetit ne Shqiperi. Llogaria e tij Twitter publikon artikuj teper interesant nga Blogu i tij personal dhe ashtu si @eklipsi dhe @iMaraku nuk mungon ne diskutimet shqip ne Twitter.

Romeo Lab@romeolab
Shume nga webmasterat e rinj e njohin mire Romeon! Nje djalosh teper premtues per internetin shqiptar! Llogaria e tij Twitter publikon informacione nga Blogu i tij dhe zhvillime te tjera si psh: blog.al

Blog Shqip@blogshqip
Mund t’i lejoni vetes te humbisni disa llogari, por kete llogari duhet ta shtoni patjeter tek llogarite qe ndiqni ne Twitter. BlogShqip publikon te gjithe artikujt e Blogosferes Shqiptare te publikuara ne kohe reale. Nese doni te publikoje dhe shkrimet tuaja atehere ndiqni udhezimet per RPC Ping tek ky artikull

Shqiperia.com Twitter account@ShqiperiaCom
Meqe jemi tek llogarite mediatike, @ShqiperiaCom eshte nje llogari per t’u ndjekur. Akoma ne permiresim, nepermjet kesaj llogarie do njoftoheni per disa nga lajmet me pikante te dites ne Shqip. Llogaria eshte e lidhur me disa seksione te Shqiperia.com, lajme.shqiperia.com, vip.shqiperia.com e te ngjashme.

Kokushta@kokushta
Llogaria e Gjergji Kokushtes. Nese jeni te interesuar per Graphic Design, hile ne CSS e te ngjashme, atehere duhet te ndiqni kete llogari patjeter. Llogaria e tij ne Twitter njofton dhe per shume ngjarje te tjera ne boten e internetit.

Besart Bajrami@besart
Besarti eshte i angazhuar me KosoftAds dhe disa website te tjera. Ashtu si shume nga llogarite e permendura me siper, llogaria e tij ne Twitter eshte e lidhur me blogun e tij personal, por ka dhe diskutime te ndryshme per internetin ne shqip.

Alko@albtuX
Informacione te fresketa mbi Linux dhe Open Source! Eshte interesante sa i perkushtuar eshte Alko ndaj programeve te reja Open Source dhe distribucioneve te Linux. Nese jeni kurioz mbi keto 2 platforma atehere duhet te ndiqni dhe kete llogari.

@oltiX
Nje tjeter webmaster me ndikim ne internetin shqiptar. Aktualisht llogaria e tij ne Twitter permban disa linke me forumin Zeri Yt qe ai administron.

granitDoshlaku@granitDoshlaku
Graniti eshte nder me te vegjlit ne moshe nga kjo liste, por teper aktiv dhe cilesor ne artikujt qe transmeton nepermjet blogut te tij. Ka nisur disa projekte, por aktualisht eshte i angazhuar me www.eshqiperia.com

Jam i sigurt qe ka dhe shume llogari te tjera ne Twitter qe i kam harruar jashte kesaj liste, prandaj mirepres sugjerime per te tjere persona interesant per t’u ndjekur ne Twitter.

Nese artikulli ju duket interesant dhe keni shtuar ne Twitter disa nga llogarite me siper, atehere mos harroni te shtoni dhe llogarine time:

Armand Brahaj ne Twitter@armandBrahaj
Mendime personale, internetit dhe webi shqiptar dhe grimca te tjera…
Shkrimi qe po lexoni eshte shkeputur nga /