Ranku.im, nje projekt interesant

Ranku.im

Ranku.im eshte nje tjeter faqe interesante qe eshte krijuar keto dite te para te 2010.  Projekti merr persiper nje organizim te faqeve me te “mira” shqiptare sipas perllogaritjeve qe behen nga Google, Yahoo, Alexa, SeoMoz e sherbime te ngjashme.

Qe ne castin qe e pashe si faqe, me pelqeu ideja e krijimit te nje vleresimi qe nuk bazohet ne statistikat e Alexas, pike ku referohen shume zoterues faqesh shqiptare. Sic dihet Alexa eshte lehtesissht e manipulueshme dhe statistikat e saja duhen konsideruar thjesht si nje pike referimi, por jo si nje shenje suksesi apo mos-suksesi.

Kombinimi i rezultatit nga disa motorreve kerkimi, si Yahoo, Google dhe Alexa e ben algoritmin teper interesant megjithese krijuesi i faqes ka njoftuar qe nuk do e publikoje metoden e gjenerimit te rezultateve.

Aktualisht Shqiperia.com eshte faqja me e vleresuar sipas ketij algoritmi. Disa dite me pare ndodhej ne vendin e 3te, por mesa duket nje permiresim ne algoritem e ka katapultuar ne vendin e pare. Sigurisht vleresimi eshte i perkohshem dhe faqe te reja mund te kalojne ne vendin e pare 🙂

Renditja e faqeve Shqiptare sipas Ranku.im, deri me 5 Janar 2010

Projekti Ranku.im eshte frut i punes se Jonit, programues prane iShqip.com

8 Replies to “Ranku.im, nje projekt interesant”

  1. Mua gjithashtu me duket nje projekt mjaft interesant dhe i qelluar gjithashtu. Perderisa tek alexa, renditja e abcshqip ishte katastrofale ne plot kuptimin e fjales dhe kishte shume faqe me me pak vizita apo PR me te vogel para meje. Sidoqoft ky sherbim eshte ende eksperimental, ka vend per ndryshime dhe ne te ardhmen shpresoj se do ta automatizoj faqen (qe linqet ti fusim dhe dhe faqja te bej llogaritjen pastaj). Gjithashtu do te kishe qene mire qe linqet te ishin te linkueshme (nje sygjerim i vogel ky).

    Une e pergezoj Jonin per punen dhe i deshiroj suksese te metutjeshme.

  2. 🙂 Per linqet e klikueshme, ndoshta nuk ka dashur t’i ulet Page Rank i faqes nese ben shume linke!

    Projekti eshte i mire dhe sigurisht ka vend per permiresim, megjithate besoj Joni e di sa do jete ecuria e ketij projekti.

  3. Hmm, pak e cuditshme qe faqe si peshkupauje.com apo forumishqiptar.com s’dalin fare ne kete rreshtim (fjale shqip ne gjinine mashkullore qe do me pelqente me teper sesa ranku). Si funksionojne keto hulumtime? FSH.com del si nje nga 100 faqet me te klikueshme ne Shqiperi sipas Alexa-s psh. Plus, shoh faqe ne ranku.im qe nuk hapen fare 🙂

    1. Elian ne Ranku.Im faqet i shton administratori apo mirmbajtesi i faqes ne kete rast Joni. Ndoshta ai ka harruar ti shtoj ato dy faqe qe besoj se pas llogaritjeve do te dilnin me rezultate te mira. DMTH nuk eshte se nuk jane ne top100 sipas ketyre llogaritjeve por puna eshte se nuk jane llogaritur fare per ndonje arsye (harresa besoj).

      Graniti

Leave a Reply