Më shumë trafik në blogun tuaj me rpc.blog.al

Ping http://rpc.blog.al/
Ping http://rpc.blog.al/

Kemi ndryshuar adresimin e rpc.blog.al ne rpc.shqiperia.com. Ju lutem updatoni faqet WP nese keni vendosur rpc.blog.al tani duhet te jete rpc.shqiperia.com

Kohët e fundit kam vënë re qe Blog-et shqiptarë po shtohen dita ditës dhe gjithmonë e më shumë ka shkrime interesant nëpër këto blog-e. Megjithëse çdokush ka mundësi të rregjistrohet me anë të RSS (FeedBurner), me bookmarke apo shpeshherë dhe nëpërmjet Twitter, të ndjekësh dhe të hasësh në shkrime interesante është pak e vështirë. Problemi kryesor qëndron se këto faqe janë të shpërndara dhe nuk ka një faqe ku mund të grumbullohen të gjithë artikujt e tyre dhe lexuesi të përzgjedhë ato që i interesojnë të lexojë.

Fatmirësisht, WordPress dhe të tjerë aplikime për Blog-ing kanë mundësuar një praktikë “njoftimi” sa herë ka një shkrim të ri. Njoftimi bëhet nëpërmjet një ‘ping’ në format XML-RPC. Duke shfrytëzuar këtë teknikë, webmasterat shqiptarë që kanë një blog mund të shtojnë shërbimin tonë që merr këto njoftime në adresën http://rpc.blog.al/ . Një njoftim për shkrimin e tyre do të vendoset automatikisht tek: http://blog.al dhe disa faqe të tjera.

Në wordpress ky shërbim (Update Service Ping RPC) shtohet tek Options>Writings ka nje modul per Update Service.

http://rpc.pingomatic.com/
http://rpc.shqiperia.com/

Që të njoftoni shërbimin e blog.al, në listë pas rpc.pingomatic.com duhet të shtoni dhe http://rpc.shqiperia.com/

Përfitimet e vizitorëve:
Një site qëndror ku njoftohen për shkrimet në blog-e të ndryshme.

Përfitimet e webmasterave:
Më shume mundësi trafiku drejt faqes së tyre. Në çastin që do të vendosin http://rpc.blog.al/ lajmet e tyre do shtohen përveç http://blog.al dhe tek Twitter, Delicious, Simpy etj. Po mendojmë që këto artikuj më vonë t’i përfshijmë në një seksion të dukshëm të Shqiperia.com.
Të gjithë artikujt që do indeksohen nëpërmjet rpc.blog.al do jenë pjesë e search.al.

Cilat faqe duhet ta perdorin:
Informacioni qe deshirojne te publikojme ka te beje me Bloget si Faqe me mendime personale te anetareve. Ju lutem mos shtoni faqe me permbajtje Lajme te huazuara nga Mediat Shqiptare.

Perdorimi:
Ne panelin e administrimit te WordPress, tek Setting: Options > Writings tek Update Service Ping RPC shtohet http://rpc.blog.al/. Pas cdo postimi te ri, ne do te marrim nje njoftim dhe do indeksojme artikujt e rinj.

Një listë më të plotë e kam publikuar më parë tek RomeoLab. Lista me poshte eshte updatuar duke hequr shume Service jo te sakte.

Për të përfituar disa klikime më shumë, të gjithë webmasterat mund ta përdorin si më poshtë:

http://rpc.pingomatic.com/
http://rpc.shqiperia.com/
http://api.my.yahoo.com/RPC2
http://bblog.com/ping.php
http://ping.blo.gs/
http://ping.feedburner.com
http://ping.myblog.jp
http://ping.syndic8.com/xmlrpc.php
http://rpc.blogbuzzmachine.com/RPC2
http://rpc.blogrolling.com/pinger/
http://rpc.pingomatic.com/
http://rpc.technorati.com/rpc/ping
http://rpc.weblogs.com/RPC2
http://services.newsgator.com/ngws/xmlrpcping.aspx
http://www.blogpeople.net/servlet/weblogUpdates
http://www.popdex.com/addsite.php
http://xmlrpc.blogg.de
http://xping.pubsub.com/ping/

Shënim: Rpc.blog.al punon bazuar mbi metoden “extendedPing”. Si rrjedhim nuk do te funksionoje me “smart-update-pinger”. Aktualisht testuar vetem me WordPress 2.7x

11 Replies to “Më shumë trafik në blogun tuaj me rpc.blog.al”

  1. Pergezimet e mia per kete projekt. Padyshim eshte diqka qe kemi pasur nevoje te madhe dhe tani ja e kemi dhe ne shqiptaret. Siq duket gjerat kane filluar te ecin mbare dhe po zhvillohen projekte me interes per te gjithe.

    Suksese me projektin, shpresoj qe do gjeni sa me shume perkrahje pasi interesi eshte i dyanshem. Dhe une e shtova tek KosDir Blog.

  2. Besart shume faleminderit.
    Po rregulloj nja dy probleme te vogla me Twitter Limits dhe per kete arsye shkrimi yt nuk eshte lajmeruar ne Twitter tek blogshqip.

    Gjithashtu, ia kam kerkuar Romeos dhe Eklipsit, nje shkrim ne blogun tuaj do ishte goxha reklamim per kete inisiative.

Leave a Reply