Kur Twitter flet #shqip

Databaze me llogari shqiptare ne Twitter

Artikulli i meparshem, qe listonte disa llogari interesante shqiptare ne Twitter, la jashte dhe shume llogari te tjera shqiptare per te cilat une nuk kam dijeni ose nuk kam arritur t’i identifikoja.

Jam i sigurt qe ka dhe shume te tjere shqiptare qe perdorin Twitter, por thjesht ata jane te padukshem e kalojne ne hije ne morine e miliona “cicerimave” ne dite.

Megjithate mund te bejme dicka qe te gjithe te jene te dukshemper shqiptaret e tjere ne Twitter.

Taget-Hash (#) jane nje metode e krijuar nga komuniteti per te shtuar informacion me nje kontekst te caktuar ndaj njoftimeve ne Twitter.  Nepermjet ketyre tageve, cdo shkrues njofton nje teme apo nje term mbi te cilin vertitet shkrimi i tij. Psh nese une dua te shkruaj dicka rreth Shqiperise atehere mund te shkruaj:

Cicerime ne Twitter rreth #shqiperia.

Te tjere persona te interesuar mbi Shqiperine mund te kerkojne #Shqiperia dhe ne kete menyre gjejne shkrimet me permbajtje te njejte.

Bazuar mbi nje hash tag te tille (per lehtesi sugjerojme #shqip) mund te mbledhim ne nje vend te gjithe postimet qe jane bere me kete term. Por jo vetem kaq.

Duke kerkuar per kete hash-tag ne postimet e fundit, mund te krijohet dhe nje databaze e te gjithe personave qe e kane perdorur kete term. Ne kete menyre mund te identifikojme te gjithe shqiptaret ne Twitter dhe t’i listojme ata ne nje databaze.

Aktualisht ka nisur nje version teper i thjeshte i kesaj databaze. Databaza gjendet nen blog.shqiperia.com dhe permban te gjithe ata persona qe kane shkruar dicka ne Twitter duke perdorur #shqip. Me pasurimin e metejshem te kesaj databaze, shpresojme qe te keni mundesine te jeni te dukshem ne Twitter, te gjeni personazhe me vlere per t’u ndjekur nder shqipfolesit, dhe te forcohet komuniteti i shqiptareve ne Twitter.

Per t’u bere pjese e kesaj databaze!? Shkruani “Ejani ne #shqip”, kalojani mesazhin te gjithe miqve tuaj ne Twitter dhe ndiqni rritjen 🙂

Ata qe perdorin WordPress dhe kane plugin per te postuar ne Twitter, do e kene teper te lehte te kerkojne tek Plugin si te shtojne ne #hashtag #shqip prane cdo postimi.

10 Replies to “Kur Twitter flet #shqip”

  1. Mandi, nuk e di sa ja vlen dhe nese eshte e realizueshme teknikisht por, duke u nisur dhe nga propozimi i mbremshem i Gjergjit ne Twitter, po mendoja qe ndoshta do ishte mire te krijoje nje hub te tipit twitter.shqiperia.com qe ne baze te tag-ut #shqip te kthehej ne nje pasqyre te twittosferes shqiptare.

    Ndoshta ne nje pjese te faqen mund te vendosesh perdoruesit e rinj qe i shtohen listes. Ne nje tjeter ndonje klasifikim dhe me kohen mund te shtohet edhe nje guide e vogel per ke deshiron te hedhe hapat e para…

  2. Ne fakt une po mendoja qe te gjithe kete platforme (qe eshte ne fillim) ta transferoja tek shqiperia.com, ne versionin e ri qe po programojme (shih nen nje www2).
    Megjithate mund ta nisim ne nje hub te vogel sic sugjeroi dhe Gjergji!
    Do shoh dicka ne fundjave! Flm per sugjerimin dhe mbeshtetjen!!!

  3. Ide per t’u zhvilluar. Nje baze te vogel statistikash per te pare:
    Postuesit me te vjeter,
    Postuesit me aktiv (sipas periudhave)
    Postuesit me me shume ndjekes

    Duke marre parasysh qe ne te ardhmen mund te futen dhe Media ne Twitter, do ishte goxha me interes te shiheshin dhe statistikat e cfare bejne Shqiptaret ne Twitter!

    Kuptohet mirepres dhe sugjerime te tjera! 🙂

  4. Duhet menduar dhe implementimi i Listave nje seksion i veçante… nje ndarje akoma me specifike sipas kategorive… psh: mediat, tv, politikanet, bloguesit, forumet… etj!

    Apo behet serish rrumuje?

  5. Jo behet dhe ajo shume lehte, por per castin te shtohet ca Databaza.

    Shpresojme qe ju me shume ndikim te beni ca Tweet per #shqip

Leave a Reply