Ka disa kohë që në internet po bëhen prezantimet e para të HTML5 kryesisht në faqe që kanë video apo objekte të enkoduara ne flash. Duket sikur theksi i bisedës është HTML5 vs. Adobe Flash dhe mjafton të bëhet një kërkim i vogël në Twitter për të parë që sa herë përmendet HTML5, ajo përmendet ne lidhje me Flash Players!

Shume mllef ndaj Flash kur ai ne vetvete ishte nje nder veçoritë me revolucionuese te internetit 2001-2010. Fuqine e tij Flashi e merr ngaqe është një mjet fantastik për programin e gjërave të vogla deri ne aplikime të mirëfillta. Aty ku HTML, Java, e produktet e Microsoft dështuan, Flash (dikur Macromedia, e më tej Adobe), solli dinamikën që i mungoi webit. Megjithëse videot do mund të luhen në HTML pa pasur nevojën e Flash, flash do jetë aty dhe për shumë kohë të tjera… por kjo nuk ka shumë rëndësi!

Ajo që ka rëndësi sot është HTML5 në vetvete!!

Kur Tim Berners-Lee hodhi hapat e para të një ndërfaqe bashkëveprimi mes shkencëtarëve, ndër nevojat e para ishte krijimi i hyperlinkeve mes dokumenteve. Më tej u pa e nevojshme vendosja e imazheve, e ngjyrave në tekst, e përcaktimit të madhësisë së shkronjave dhe të gjitha bashkë formuan atë që më vonë mori emrin HTML.

Në Dhjetor të 1997-ës,  konsorciumi World Wide Web  (W3C) publikoi HTML 4.0. Qëllimi i HTML është publikimi i informacionit nëpër faqet Web dhe leximi i këtij informacioni në një strukturë vizuale nga shfletuesit (browsers) e internetit.

… ca fjale mbi funksionimin e HTML

HTML-ja ne vetvete ka qene nje gjuhe teper toleruese ndaj gabimeve ne kodim. Per te gjithe ata qe kane koduar ne kete gjuhe, mosmbyllja e tageve apo percaktimi i kodeve te gabuara ne tage te gabuara tolerohej nga Lundruesit, persa kohe qe prezantimi vizual ishte ne rregull.

Megjithate nje faqe web nuk vizitohet vetem per argetim dhe nuk “lexohet” vetem lundruesit modern. Nje faqe e koduar ne HTML, permban informacion dhe shpeshhere informacion me vlera pershkrimore, statistikore, shkencore etj. Per rrjedhoje nje faqe e tille duhet “koduar” sipas ca rregullave te caktuar qe do e lejonin te “lexoheshin” dhe keto te dhena ne faqe.

Shembulli me i thjeshte per leximin e te dhenave nga nje faqe html eshte vizita e nje roboti qe ushqen nje makine kerkimi.
Roboti nuk do t’ia dije per “hilet” e perdorura per efektet grafike te faqes, ai eshte i interesuar vetem ne informacionin me vlere qe kjo faqe ka. Praktikisht Roboti viziton te gjitha Taget, perpiqet te krijoje nje peme te informacionit ku cdo informacion ndodhet nen tag-e te caktuara. Pas evidentimit te struktures se faqes, kalon ne hapin e dyte.

Brenda nje domaini, shume faqe kane nga nje informacion unik. Pershembull koka, menuja, reklamat jane informacione te perseritshme. Diku midis tyre ndodhet i vetmi informacion me vlere per sa i perket indeksimit. Eshte pikerisht ky informacion qe ka interes per robotet ne indeksimin e informacioneve te reja.

Me daljen e HTML 4.0, nje nder hapat e pare ishte prezantimi i XHTML, ose nje strukture llogjike organizimi informacioni ne faqe (XHTML 1.0). XHTML u perpoq te sillte nje fare rregulli ne kodimin dhe strukturimin e faqeve HTML, por toleranca ndaj gabimeve solli problem (ne nje ambient ku 99% e faqeve permbanin errore).

Me ne fund rregull!

Kohet e fundit flitet gjithmone e me shume per teknologjite semantike. Fjala semantike eshte perdorur per te shprehur nje disipline qe merret me shpjegimin e kuptimeve (shembull, semantika e gjuhesise). (Megjithate ne web, teknologjite semantike merren me shume me organizimin e informacionit ne menyre qe te jene me te thjeshta per t’u deshifruar me tej. Kur flitet per Web Semantiken, shpeshhere nenkuptohen gjuhe si OWL, RDF e te ngjashme).

HTML5 sjell me vete nje ne sere elementesh semantik dhe te them te drejten jam shume entuziast per kete levizje!

Tagu Pershkrimi

Elementi
paraqet një dokument gjenerik ose pjese te nje aplikimi. Një pjesë, në këtë kontekst, është një grupim tematik i përmbajtjes, zakonisht me nje titull (header tag). Shembuj të seksioneve mund të jenë kapitujt, ne nje artikull te gjate.
Ne nje faqe qe permban nje lajm, seksionet mund te jene copeza qe permbajne informacion mbi autorin pershembull, shkrime te ngjashme etj.

Elementi
paraqet copez kodi e cila mban informacion per menyren si te lidhesh me faqe te tjera. Shembulli tipik do ishte menuja ne nje faqe, linket qe mbahen ne footer, linke per faqeshenuesit shoqeror (delicious, twitter etj).

Elementi
perdoret per te treguar pikerisht ate pjese teksti qe perben nje artikull, nje lajm apo nje informacion rreth te cilit vertitet informacioni ne nje faqe.
Shpeshhere nje faqe mund te permbaje shume artikuj dhe rasti me klasik do ishte nje forum, ku cdo shkrim i nje perdoruesi perben nga nje artikull te vecante.

Ky element përfaqëson një pjesë të një faqe që përbëhet nga nje tekst te lidhur tangent  me përmbajtje kryesore ne faqe. Elementi mund të përdoret për efektet tipografik si citimet, për nje grupim nav ne lidhje me artikullin etj

Elementi header (koka) përfaqëson një grup elementesh kryesor ne nje faqe. Ne kete element mund te permbahen disa informacione si logoja e faqes, titulli i faqes, format kryesore e kerkimit, disa linke baze si kontakti etj.

Elementi footer (kemba) përfaqëson një grup elementesh fundor ne nje faqe. Ne kete element mund te permbahen disa informacione si data e updatimit te faqes, te drejtat e autorit e te ngjashme
<time> Ky tag tregon daten e shtimit apo te vendosjes ne nje domain te nje informacioni te caktuar. Shembulli ideal do ishte data e publikimit te nje lajmi.

Tag-et me siper jane disa nga taget kryesore, por HTML5 ka dhe disa tage te tjere semantik si hgroup, mark etj.

Ne nje shembull te nje faqeje HTML te programuar jo me HTML5, kodin do ishte si me poshte:

Titulli – Logoja

Slogan

Titulli

trupi

Ne shembullin me siper, cdo fjale e tipit header, footer e te ngjashme qe ndodhen si ID te DIVeve, mund te ndryshoheshin dhe te perdoresin sipas deshires se cdo webmasteri.

Titulli – Logoja

Slogan

Titulli

<time datetime=”2010-02-22″ pubdate>22 Shkurt (e Shqip) 2010</time>

trupi

Ne kete rast, taget jane te percaktuara ne HTML dhe nuk mund te ndryshohen. Ky organizim qe duket teper i thjeshte lehteson jashtezakonisht shume perzgjedhjen e informacionit nga faqet. I pare nga nje kendveshtrim “faqe si te dhena” te dhenat e faqeve gjenden me lehtesisht!

Me shume informacion mbi HTML5 mund te gjeni tek kjo faqe

Nga Blogosfera shqiptare, HTML5 eshte permendur me pare nga Besarti tek ky shkrim dhe nga Joniadi tek ky shkrim