Paraqitja e re e Blog.al

Blog.al

Në një kohë relativisht të shkurtër, firma ShqiperiaCom dhe KosoftAds mbyllën një marrëveshje mbi domainin blog.al. Menjëherë sapo u vendos lajmi i marrëveshjes, Gjergji më pyeti në Twitter se përse hoqëm dorë nga blog.al!? Duke qenë se ky domain arriti një farë interesi, mendoj që është e rëndësisshme që të sqarojmë këndvështrimin tonë mbi këtë pikë.

ShqiperiaCom është një kompani shqiptare e lindur dhe e ngritur në prani të portalit kombëtar Shqiperia.com. Teksa po shihja para ca ditësh një version nga të parët fare të faqes, vura re nënshkrimin: “Një projekt për një tjetër rilindje kombëtare” (ky shënim nuk ështët më në faqen aktuale).

Mbaj mend që kur nisa punë me këtë domain mendoja që duhet të kishte një librari të mirëfilltë të kulturës shqiptare dhe të them të drejtën kur kthej kokën dhe e shoh në këto gati 10 vjet nuk kemi arritur aty ku donim të ishim. Nuk është trafiku që kemi grumbulluar pasi ka pasur nga ato kohë kur arrinim dhe 30 mijë vizita unike në ditë, nuk është as nga njohja e këtij domaini në internet, por është tek ndikimi kulturor që do donim të kishim në shqiptarët në internet.

Për t’u kthyer tek tema, shpërqendrimi me këto projekte si blog.al na ka larguar pak nga thelbi dhe projekti me të cilin duhet të merreshim. Aktualisht për shkak të disa projekteve akademike dhe personale, as unë dhe as kolegët e mi të zyrës nuk e ndjekin dot ecurinë e punës me domainin blog.al. Duke qenë se kishte kërkesa për hapje blogjesh pothuaj çdo ditë, dhe ne nuk angazhoheshim dot siç duhej (me një plan të mirë), atëherë drejtuesit e firmës vendosën për të hequr dorë nga projekti.

Siç e besoj kuptohet, problemet kryesore ishin mungesa e kohës për t’u angazhuar me këtë projekt, por dhe audienca që nuk ishte ajo për të cilën ne kishim nevojë.

Çfarë do të bëhet më tej me blog.al?

Besarti nga KosoftAds ka bërë një njoftim ku thotë:

Së shpejti në blog.al do shihni ndryshime të mëdha, pasi i gjithë procesi i krijimit të blogjeve do të automatizohet, duke lehtësuar punën e krijimit të një blogu pesonal apo një blogu informativ për kompanitë shqiptare.

Me pak fjalë çdokush do të ketë mundësi të hapë një faqe blog lirshëm dhe në mënyre automatike tek Blog.al. Nga ana tjetër për faqet aktuale të hostuara në WP, kemi marrë një garanci që ose do të transferohen në platformën e re, ose do të vazhdohet hostimi i tyre (ashtu siç ishte më parë) (siç e shikoni unë po vazhdoj të kem faqen e vjetër nën blog.al).

Rpc.Blog.Al

Ishte një shërbim që e kam shumë për zemër dhe që do vazhdojë të ekzistojë! Aktualisht me të njëjtin emër por ndoshta në të ardhmen do ketë një domain tjetër. Nëpërmjet RPC.Blog.Al ne marrim njoftime për postime të reja dhe i njoftojmë ato në Twitter. Ky shërbim është i rëndësisshëm për ne për një projekt kërkimi të faqeve shqipe.

Çfarë tjetër?

Kemi disa projekte me të cilat duam të angazhohemi. Njëri lidhet me një ri-strukturim të faqes shqiperia.com dhe ngritjes se interaktivitetit te vizitorëve. Për këtë disa shërbime si emaili falas do të mundësohen shumë shpejt për të gjithë ata që dëshirojnë një email nën @shqiperia.com.

Një projekt tjetër me të cilin dëshirojmë të punojmë është dhe krijimi i një motorri kërkimi për faqet në shqip. Që të arrijmë këtë kemi nevojë për një fjalor, për rregulla të shqipes dhe algoritme të gjenerimit të rrënjëve dhe temave të fjalëve në shqip. Duke qenë se projekti angazhon disa fusha dhe jo vetëm atë të informatikanëve, projekti kërkon bashkëpunim të gjerë dhe do dojë pak kohë

Kthim tek tema

Falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në blog.al indirekt dhe direkt. Në mënyrët të veçantë falendaroj (B. Goxhaj) wplancer i cili pa asnjë interes deshi të bashkëpunonte për këtë faqe dhe ne nuk mundëm të ishim në nivelin e kërkesave.

Gjithashtu disa domaine të cilat janë rregjistruar nga firma jonë dhe që janë për shitje:

– seks.al
– pune.al
– betting.al
– football.al
– futboll.al
– muzik.al
– telefon.al
– shpallje.al
– apartament.al
– gay.al
– bet.al
– abc.al

Per cdo paqartesi, lexoni me pare rregulloren e AKEP dhe me pas termat tone te sherbimit