Eshte interesante se si ne kapemi pas gjerave te vjetra, dhe gjerat e vjetra na mbajne pas tyre pa na lene te ecim me tej.

Per ata qe e njohin sadopak historine e faqeve shqiptare, albforumi eshte nje nder nismat e para ne internet per nje komunitet te lire. Diskutime mund te kete shume se kush eshte forumi me i mire, kush me i liri e kush me i zhurmshi. Ne nje pike te jetes se tij Albforumi ka qene dhe forumi me i madh, dhe me i liri dhe me i zhurmshi. Cikli i tij i kaloi te gjitha fazat e suksesit virtual te nje forumi dhe sot ka ardhur dita qe ta emertojme ne fazen e fundit te tij, ne vdekjen e ngadalte. Nese dikush nuk eshte dakort, atehere ai nuk ka pasur access ne internet nga vitet 2001-2007!

Vdekja e tij nuk erdhi per shkak te nje administratori, per shkak te nje serveri apo per shkak te nje ngjarje te paparashikueshme e te papritur. Nese mendoj mbrapa ne kohe dhe perpiqem te gjej castin qe kam menduar per here te pare se Albforumi do vdese eshte kur ai vlonte nga diskutimet dhe nga tema te reja qe hapeshin cdo 5 minuta. Ishte pikerisht ai casti kur komuniteti behet me i madh se norma e diskutimit dhe dikton ardhmerine e tij … konsumimin qe cdo teme te mundshme, deshtimin e cdo debati te mundshem, dorezimin e cilesise llogjike para sasise se fjaleve!

Forumet jane mjeti klasik i diskutimit, i debatit dhe i perballjes se ideve. Dikur mendoja se forumet ishin nje nivel intelektual me lart se chati, sot mendoj qe eshte thjesht nje nivel me i larte ego-centrizmi. E them jo se Albforumit i mungoi niveli intelektual i diskutimit (i kemi pasur te gjithe, deputete te kuq, blu, jeshil te papjekur (sot afro te kuqes, por akoma jo ne parlament), keshilltare te respektuar, gazetare, pronare televizionesh e me rradhe). Nga ana tjeter kishim dhe njerez pa pozite shoqerore, te cilet kishe me verte qejf ti lexoje, thjesht e paster! Per t’u kthyer ne teme… keto ishin sot nuk jane me.

Sot Albforumi ka ngelur nje vend nostalgjik ku une dhe nja dy te tjere endemi si hije per te pare mos ka ndodhur gje. Pak leviz. Megjithate te pamundur per tu marre me te, e leme si nje pikture te shtrember qe presim te rrezohet nga muri qe te blejme nje te re. Une nuk mundem ta rregulloj ate pikture, nuk do kisha mundur as ta nisja pa ndihmen e te tjereve.

Per cdokend qe ka pasur nje pervoje te vogel ne drejtimin e nje ekipi, gjeja e pare qe duhet te vihet re ne nje ekip eshte “larmia”. Kur e filluam ate forum, ishim nja 5 veta ne ekip. Nje i gjate, nje bucko dhe nje me syze. Ndersa vajzat ishin 2, nje e qete e nje plot poezi. Pikerisht ndryshimet rrenjesore qe kishim, e bene forumin qe te gjithperfshinte sa me shume tema, e sa me shume lexues! Dhe Lexuesit ndjeheshin mire; se ne mos me njerin nga administratoret, ndjeheshin afer nje tjetri. Dhe ne ekipin e drejtimit u shtuan dhe shume djem e vajza te tjera me vone, te gjithe te mrekullueshem dhe qe dhane nje kontribut per gjithe kohen qe u angazhuan. Ama kur ekipi nuk rifreskohet, kur ekipi mbivleresohet apo bazohet tek te paafte, atehere puna prishet.

Gjithcka funksionoi mire per nje kohe te gjate. Sic kuptova atehere, forumi kishte dhe shume me teper anetare se ata qe shkruanin e njiheshin. Ishin anetaret qe lexonin! Mbaj mend qe atehere m’u pat dukur ironike qe forumi mund te kishte me shume lexues se shkrues (ne fund te fundit forumi eshte vend diskutimesh), por pikerisht kur ndodhi e kunderta, kur arriten me shume shkrues se lexues gjithcka mori fund.

[b]Alternativat e te ardhmes[/b]

Para disa ditesh nisa te shikoja per mundesine e ndryshimit te software qe mban Albforumin keto 10 vjet. Quhet UBB dhe mund te them se dhe ai eshte nje pjese e deshtimit te projektit. Eshte deshtim se nuk eci kurre me trendet e reja ne internet, nuk patem kurre mundesine te integrojme module te reja e te fresketa etj etj. Nje produkt i ri duket teper interesant, por produkti nuk e ben dot nje forum te suksesshem, nuk e ben as nje ri-dizenjim e nuk e ben as deshira e 2-3 veteve.

Mundesia e dyte eshte te lihet ashtu sic eshte, pa shume moderim e perkujdesje ku do kthehet si ndonje lagje e vjeter me shtepi te rrenuara, dyer te varura e copeza te vjetra gazetash.

Do kisha dashur me shume qe dikush ta merrte persiper, ta dija qe do investonte aq energji sa ne dikur dhe ta conte perpara, por e di qe nuk ekziston si mundesi, e ndiej qe diskutimet publike kane vdekur ne formen e forumeve. Mendoj qe sot duhen me shume sisteme ku publikohen ide, dhe diskutohet mbi ato ide! Ndoshta nje modul i tille do jete pjese e AFse ne te ardhmen. Ne kete cast pas konsultimit me ata administratore dhe anetare aktiv ne forum mendoj se ka ardhur koha qe Albforumi te mbylle hapesirat e diskutimit (forumi) dhe te qendroje aktiv vetem si arkiv informacioni.

(Per kedo do qe te lexoje dicka mbi historine e AF, mund ta gjeje tek kjo teme: http://www.albforumi.com/ubb/ubbthreads.php/ubb/showflat/Number/155588)

Ju lutem komentoni tek kjo teme: http://www.albforumi.com/ubb/ubbthreads.php/topics/1062217981.html#Post1062217981 dhe jo tek ky blog!