marketflow1Imazhi më sipër është shkëputur nga një artikull me titull: “Where is everyone?” i cili pershkruante rrjedhën e gjetjes së informacionit në 210 vitet e fundit. Artikulli fillon me fjalën e gojës si mjeti i vjetër i komukimit dhe rrjedh më tej deri në boomin e Social Networks.

  • 1800 – Periudha e fjalës së gojës
  • 1900 – Revolucioni i gazetave dhe mundësia e gjetjes së lajmeve duke lexuar gazetat
  • 1960 – Përhapja e Radios, marrja e informacionit nëpërmjet valëve të Radios
  • 1990 – Dominimi i Televizionit si mjet informacioni
  • 1998 – Fillimi i internetit

Në përhapjen e internetit, autori ndalet duke theksuar që informacioni fillimisht përhapej nëpërmjet faqeve web (web siteve), e më tej nëpërmjet blogjeve. Ajo që është interesante është përshkrimi i kalimit të informacionit dhe mundësive të informimit nëpërmjet Rrjeteve Shoqërore.
Autori parashikon që pas disa vitesh, shpërndarja e përhapjes së informacionit do të jetë tërësisht “e paracaktuar” (targeted).