Infoarkiva – Arkiva e Shtypit Shqiptar, perditestimet e fundit
Ne fundjave leshuam nje version te perditesuar te Infoarkives (http://www.infoarkiv.com ose http://lajme.shqiperia.com).
Struktura
Infoarkiva eshte nje faqe qe bazohet mbi disa agjente mbledhes informacioni (nofka: QuareosBot), te cilet cdo dite vizitojne shume faqe me informacion puro ne internet dhe e indeksojne kete informacion. QuareosBot aktualisht indekson rreth 400-700 artikuj ne dite.
Volumi i informacionit aktual ne DB (rreth 2GB) dhe numri i madh i artikujve paten sjelle disa probleme ne faqen e meparshme. Therritja e vazhdueshme e informacionit nga Databaza krijonte nje ngarkese te larte te saj. Ne versionin e ri kemi futur nje Cache system i cili indekson per disa ore faqet qe perditesohen dhe ne infinit faqet qe nuk pritet te ndryshohen (lajmet). Aktualisht po e vezhgojme akoma pasi duket sikur Cache ka nje vonese te lehte ne leximin e skedareve te serverit (Too many files? Linux OS problem?).
Megjithate casti i shkrimit te lajmeve te reja ne DBne aktuale krijon nje bllokim te shkurter dhe ngritje ngarkese ne server. Ri-indeksimi i artikujve eshte nje veprim i kushtueshem per MySQL (mbi 250 000 rekorde ne tabele) dhe akoma nuk kemi gjetur nje zgjidhje optimale per te shmangur kete problem.
Ndryshimet grafike.
Duke qene se ky eshte nje projekt jo fitimprures, si design kemi zgjedhur nje template qe nuk eshte gjeneruar nga koleget e ShqiperiaCom Shpk. Faqja ka nje design te ri, template Premium i Comfy nga Deluxe Themes. Ndjesia e ketij designi eshte me e lehte se ajo e designit te vjeter qe ishte pak i rende ne te kuqen klasike shqiptare.
Statistika
Sipas Google Analytics, faqja ka tek 4000 vizitore ditore (Statistika qe ndryshojne nga WebAlizer qe tregon tek 6000-7000). Shpresojme qe me optimizimet e fundit te rrisim shpejtesine e faqes dhe te arrijme mbi 10 000 vizita unike. Megjithate qellimi i faqes nuk eshte grumbullimi i vizitave, por fuqizimi i nje motori kerkimi ne faqet shqiptare. Ky motor kerkimi ne bashkepunim me rpc.blog.al do jepte nje informacion teper te sakte dhe jo shume te shperndare te kerkimeve shqip ne internet.
Bashkepunime
Sugjerimet dhe bashkepunimet jane mese te mirepritura. Sic u permend me siper ky eshte nje projekt jo fitimprures.
[…] Me shume mbi kete projekt mund te lexoni ne shkrimi paraardhes: Infoarkiva – Arkiva e Shtypit Shqiptar, perditestimet e fundit […]
ju lutem ku mund te gjejme foto te viteve 1948-53 psh traktoristet e Vlores , shkolla stakanovisteve 1950-58
visteve ne Tirane te sheshi i kombinatit tekstil tirane, apo festimet e brigades 5 sulmuese vitt 1950 – 56,
me respekt bashkim aliaj ekonomist , studiues. bashkimi60@yahoo.com cel 0695764591, 0698865348.
kam kerkuar edhe ne kinostudio por nuk kam gjetur gje taniper tani.