Idhujt e televizionit dhe idhujt e diturise

Reklama Intel
Your rock stars aren’t like our rock stars!

Pikë të plota për Intel kësaj rradhe!!!

Tek po kaloja kanalet e TV për të parë ndonjë gjë interesante, hasa në reklamën e mëposhtme që më bëri të them me plot gojën se më së fundi ja ku është një reklamë me vlerë!

Jam një nga ata që urrejnë të shihet gjithë ajo letër e hedhur kot nëpër revista e gazeta dedikuar titujve si: “Ronaldo takon serish Paris Hilton”, “Familja Beckham relaks ne rivieren franceze“, “DiCaprio shet vilen ne Malibu”, “Becker martohet me Lilly-n” ….

Gjithë ato bit kompjuterash të harxhuar kot në artikuj bosh! Gjithë ato servera në funksion të këtij informacioni (në fakt duhet të vetëkorrigjohem, informacion do të thotë vlerë, shkrime mbi kokëboshët është anti-vlerë, është zhurmë). Makina kërkimi që harxhojnë miliona kilovat energji duke servirur dhe ruajtur këto informacione … e më pas marrin ca dele për të reklamuar një botë të gjelbër…

Për një çast do doja të jetoja në një tjetër kohë, atëherë kur të ishe shkencëtar, të ishe i ditur ishe RockStari i momentit. Atëherë kur Edisonin e rrespektonin të gjithë në rrugë, kur Kyrie shihej si idhull i femrave… dhe jo në kohën e Pam, girl on the loose.

Reklama më poshtë është një thirrje për të vlerësuar ata që me të vërtetë duhet të jenë inspirimi i të rinjve, shkencëtarët, inovatorët, njerëzit që punojnë …

One Reply to “Idhujt e televizionit dhe idhujt e diturise”

  1. E shoh qe eshte duke ardhur nje rryme e re, ndoshta dhe qe i konsumuan te gjithe Poshat e Bekham dhe po plaken dhe duan te sjellin dicka te re, sensacionale, tejet te vecante, unike…Adoleshentet amerikan gjithmone e me teper po shikojne/ndjekin Miley Cyrus apo Jonas Brothers, kengetare te cilet po iu japin nje shembull tjeter fansave te tyre, nje imazh te ri, ku sipas tyre nuk eshte turp te jesh i virgjer ne moshen 16-18 vjece, apo nuk eshte turp te lexojme/mesojme me shume etj, imazh ky qe simbolizon "the future trendy"…te shikojme si do shkojne gjerat.
    Nderkohe jam shume dakord (pala kundershtuese do na cilesoje si "geeks" te merzitshem ;)) me postimin tend, pervec asaj "Pamgirl on the loose", pasi mund te te jepja dhe ca versione po aq interesante dhe per djemte…hahaha.

Leave a Reply