Whois Server .al domains (unofficial)

Whois .al
Whois .al

Sic shumekush e di, domainet shqiptare nuk kane akoma nje strukture te mire per automatizimin e rregjistrimit te domaineve. Megjithese AKEP po punon per nje strukture perfekte dhe teresisht te automatizuar per rregjistrimin e domaineve, data e sakte se kur do te jete aktive kjo strukture akoma nuk dihet (!?).

Normalisht rregjistrimi i domaineve kalon ne disa faza dhe faza e pare dhe me e rendesisshme eshte ajo e Pyetjes nese nje domain eshte i lire. Domainet .com, .net dhe te ngjashem, ofrojne per kete nje sherbim Whois.  Ne faqen e AKEP ka nje forme kerkimi e cila te jep nje pergjigje pozitive ose negative per lirshmerine e rregjistrimit te nje domaini.

Duke qene se nepermjet host.al jane bere shume rregjistrime te ketyre domaineve, ne kemi ofruar te njejtin sherbim ne web duke terhequr ne menyre te perditshme rekordet e reja qe rregjistrohen ne AKEP. Sherbimi Whois qe ndodhet tek Host.al eshte pak me i plote se informacioni qe gjenerohet nga forma e lirshmerise se domaineve tek AKEP. Informacioni qe host.al jep mbi domainet, permban dhe te dhena teknike si Nameserverat e domainit dhe SOA Contact, por duhet pranuar qe ky informacion nuk eshte gjithmone i sinkronizuar dhe permban nje faktor pasaktesie. E megjithate as host.al e as AKEP nuk ofron nje Whois Server i mirefillte, ose me sakte nuk ofronte 🙂

Whois Server?

Per ata qe si une, qe shumicen e kohes ne PC e kalojne duke pasur prane nje ekran te zi shelli dhe qe jane mesuar qe kerkesat per whois te mos i bejne nga nje shfletues, por ne ambientin natyral te whois, ne nje net-request, komanda whois domain.ext eshte komanda baze. Megjithate ky sherbim nuk ofrohet per domainet shqiptar pasi nuk ka nje Whois Server.

Whois eshte nje sherbim i ofruar mbi protokollin e Whois. Ky protokoll eshte specifikuar ne RFC 3912. Ne specifikimin e tij permendet qe:

Protocol Specification

   A WHOIS server listens on TCP port 43 for requests from WHOIS
   clients.  The WHOIS client makes a text request to the WHOIS server,
   then the WHOIS server replies with text content.  ...
   The WHOIS server closes its connection as soon as the output is finished.

E shqiperuar dhe ne terma me praktik, do te thote qe sherbimi Whois pret nje tekst komande ne porten 43, kthen nje pergjigje dhe ne perfundim te kesaj pergjigje mbyll lidhjen.

Pra per cdo Unix system i cili ka nje shell dhe nje klient per whois (jwhois), nese shkruan

whois shqiperia.com

sistemi do kerkoje ne nje whois server dhe do ktheje pergjigje:

[Querying whois.verisign-grs.com]
[whois.verisign-grs.com]

Whois Server Version 2.0

Domain Name: SHQIPERIA.COM
Registrar: ENOM, INC.
Whois Server: whois.enom.com
Referral URL: http://www.enom.com
Name Server: NS1.SHQIPHOST.COM
Name Server: NS2.SHQIPHOST.COM

Whois Servera ka shume dhe secili prej tyre i perket nje regjistruesi apo regjistrari. Nese do pyetet per nje domain me mbaresen .fr psh:

whois nic.fr
[Querying whois.nic.fr]
[whois.nic.fr]

….

domain:      nic.fr
status:      ACTIVE
hold:        NO
holder-c:    AFNI21-FRNIC

sherbimi i whois do te percjelle direkt per tek registrari perkates i cili ka dhe nje whois server per kete domain. Nese pyetet per nje domain .al, pergjigja do te forwardoje nje nje whois server i cili nuk mund te beje percjellje me tej per kete domain.

whois nic.al

[Querying whois.ripe.net]
[whois.ripe.net]
% This is the RIPE Database query service.
% The objects are in RPSL format.
%
% The RIPE Database is subject to Terms and Conditions.
% See http://www.ripe.net/db/support/db-terms-conditions.pdf

%ERROR:101: no entries found
%
% No entries found in the selected source(s).

Sherbimi whois te lejon te pyesesh nje server te caktuar nepermjet komandes: -h hostname, keshtu cdokush tani mund te perdore sherbimin tone per te pyetur per domainet .al dhe do marre nje pergjigje.

Whois .al domain whois.host.al
Whois .al domain whois.host.al

whois -h whois.host.al host.al
[Querying whois.host.al]
[whois.host.al]

UNOFICIAL .AL WHOIS SERVER
Whois Server HOSTAL Version 0.1
Domain names .al can now be registered directly from www.host.al.

host.al eshte i Regjistruar

Te dhenat teknike (Vetem per kliente te Host.al)

Armand
Brahaj
ShqiperiaCom
Komp Karl Topia, Kulla 1
Tirana
2239818
Domain Name: host.al
Name Server 1: ns1.shqiphost.com
Name Server 2: ns2.shqiphost.com
SOA Contact: armand\.brahaj.shqiperiacom.info.

Me shume info tek URL http://www.host.al/html/domain/index/domain/host.al

Sherbim i ofruar nga HOST.AL

NOTICE: We do not guarantee that the data in this information are 100% complete.
Only AKEP has a correct database of .al domains

TERMS OF USE: You are free to distrubute the data coming from this service.
We do not guarantee that the data here are 100% correct.

This database contains only record related to .al domains

Sic shihet tani eshte shume e lehte per cdo kend qe te pyes per nje domain .al dhe nepermjet nje shell-i ne Linux.

Nese dikush deshiron ta perdore, ka nje metode dhe ne Windows nepermjet Telnet per ta provuar kete sherbim. Ne windows duhet te therritet telnet (Start > Run > Telnet)

dhe ne dritaren e zeze duhet te shkruhet:

open whois.host.al 43

domainiqeduatedi.al

komanda me siper i tregon telnetit per nje lidhje ne hostin: whois.host.al, ne porten43.

Sistemi yne i whois eshte i sapokrijuar dhe ka vend per permiresime (rekursiviteti per domaine te tjere etj). Zhvillimi i metejshem i tij varet nga interesi qe do kete.

6 Replies to “Whois Server .al domains (unofficial)”

  1. Puna eshte se te njejtin problem ma ben ne 3 lidhje te ndryshme (nje nga shtepia me albtelekom,nje nga puna me tring dhe nje nga nje vps) dhe prandaj dyshoj qe te jete vetem te une problemi…

    Gjthsesi kjo eshte vertet nje pune e mire 🙂

  2. Kjo punon, te pakten ne liunix.

    AKEP-i duhet te levize nga vendi, ka kaluar me shume se nje vit dhe akoma emrat rregjistrohen /ndryshohen me letra e faxe.

Leave a Reply