Teknika kerkimi mbi arkiven e lajmeve tek Infoarkiva
Megjithese deri vite me pare, reflekset njerezore ishin mesuar me gjetjen e informacionit nepermjet kategorizimeve, listave, organizimit ne data e te ngjashme (shih gjetjen e informacionit nepermjet biblotekave, arkivave etj), sot gjithmone e me shume interneti po kushtezon nje kerkim per informacionin ne kurriz te lundrimit tek informacioni.
Ne nje situate te tille, Arkitektura e Informacionit zbehet per t’i lene rruge teknikave te kerkimit.
Per te lehtesuar kerkimin dhe gjetjen e informacioneve tek Arkiva Mediatike (nofka: Infoarkiva), kemi aktivizuar disa metoda te tjera kerkimi.
Per personat qe kane nje fare eksperience me makinat e kerkimit, perdorimi i operatoreve ndihmon shpeshhere ne gjetjen e informacionit te sakte. Pikerisht disa metoda te tilla kermi perdorur dhe ne ne aplikimin tone.
Keshtu kerkimi per 2 terma duke perfshire nga nje simbol plus perpara:
+Sali +Berisha
Do te ktheje te gjithe ato faqe ku permendet edhe termi ‘Sali’ edhe termi ‘Berisha’.
Por nese dikush deshiron te kerkoje per emrin ‘Sali’ por jo per z. Berisha, atehere ai mund te kerkoje duke shkruar:
+Sali -Berisha
Kerkimi me siper do ktheje si rezultat te gjitha faqet qe permbajne fjalen ‘Sali’ por nuk permbajne fjalen ‘Berisha’. Nje shembull me i qarte mund te ishte:
+Berisha -Sali Besart
Me pak fjale,
operatori+ kerkon domodoshmerisht pranine e fjales nga e cila pasohet,
operatori – kerkon te perjashtohet fjala nga e cila pasohet (te njejtin efekt luan dhe operatori ~)
Nese dikush deshiron te kerkoje per nje fraze te plote atehere mund te perdoren thonjezat: P.sh:
"Historia e Shqiperise"
Nese dikush deshiron te kerkoje te gjitha trajtat e nje emri, atehere mund te perdore operatorin *, psh:
+Berish*
do jepte rezultate faqe qe permbajne te gjitha lakimet e ketij emri, Berisha, Berishës, Berishën etj
Per shkak te kufizimeve qe lidhen me ngarkesen qe krijohet ne DB gjate kerkimit, kerkimi kufizohet ne 20 artikuj dhe ne lajme te 3 muajve te fundit!
Kerkimi nuk bazohet akoma ne Rrenjet e fjaleve (nje projekt tjeter qe shpresojme te fillojme ne te ardhmen).
P.S Kemi perdorur si shembull nje nga fjalet qe haset me shume ne gazetat e sotme, shkrimi nuk ka per qellim te beje reklame apo te keqtrajtoje asnje figure.
Shkrim tek blogu personal: Teknika kerkimi mbi arkiven e lajmeve tek Infoarkiva http://port.al/s/w2 #shqip
via uberVU
[Blog] http://port.al/s/w3 Teknika kerkimi mbi arkiven e lajmeve tek Infoarkiva #shqiperia
via uberVU
Mandi, nuk e di nese eshte vendosur apo jo, por mendoj do ishte e nevojshme nje faqe te infoarkiva qe shpjegon teknikat e mesiperme. Keshtu, edhe kush nuk eshte shume praktik ka gjithmone nje guide aty prane.
Sapo e vendosa tamam tek rezultatet e kerkimit!
Do ishte me mire sikur te kishim te gjitha rezultatet ne kerkim (jo vetem 20 te fundit, nga 3 muaj), do ndihmonte shume ne “investigim” ceshtjesh, por per castin nuk mund te shpenzojme me shume ne hardware per kete faqe.
Ndoshta me vone do jete dhe me i mire si kerkim.