Krijimtaria e njeriut mbeshtetet mbi hemisferen e djathte te Trurir

Krijimtaria e njeriut mbeshtetet mbi hemisferen e djathte te Trurir

To Code With Or Without Music That Is The Question – Eshte titulli i nje shkrimi nga SKORKS qe analizon arsyet pse disa njerez programojne me muzike dhe ca jo.

E gjeta interesant si titull pasi eshte dhe objekt diskutimesh me bashkeshorten time (nje programuese e shkelqyer) e cila nuk e kupton se si une mund te programoj per ore te tera me kufjet ne vesh!?

Skorks argumenton dy kendveshtrime:

  • Njerëz qe besojnë se duke bërë një aktivitet të djathtë të trurit të tilla si psh duke dëgjuar muzikë, kjo pjese e trurit angazhohet plotesisht. Ne kete menyre nuk ka me kapacitetin te mbetura te trurit per ti kushtuar detyrës se kodimit.
  • Njerëz besojnë se duke dëgjuar muzikë të vërtetë do të stimulojë anën e djathtë të trurit duke e bere me efikas per multitask. Kjo do të thotë që njeriu mund te jete me krijues, intuitive dhe nje kodues me i mire.

Megjithese duket teper interesante analiza qe i behet dhe argumentet, mendoj se perceptimi eshte pak i gabuar. Mendimi im eshte qe mund te kodohet duke degjuar muzike, por nuk mund te programohet duke degjuar muzike.

Programimi kalon ne 3 faza

  1. Analiza
  2. Vizualizimi i zgjidhjes (caktimi i rruges qe do ndiqet)
  3. Kodimi

2 hapat e pare kane patjeter nevoje per nje perqendrim te forte dhe muzika eshte nje shqetesim ne kete cast. Eshte e veshtire te kesh nje zhurme ne veshe dhe te merresh me analize.  Ndersa hapi i trete kodimi eshte nje ndjekje e zgjidhjes se percaktuar ne Analize dhe nje ecje sipas vizualizimit te problemit. Eshte nje refleks dhe muzika nuk e pengon fare gjate procesit. Biles muzika ndikon si izolues ndaj zhurmave te tjera shqetesuese verdalle.