Si shtrembërohet një lajm! Ose a ka FAKE News në Shqipëri!

Kohet e fundit jemi mesuar me Gazeta ne forme traktesh. Dikur ishte Gazeta 55, e sot vendin e saj te denje e ka zene Gazeta TemA.

Para disa lajmesh, nga Open Data Albania doli nje raport mbi pasurine e ish-kryeredaktorit te Gazetes Korrier (e falimentuar prej vitesh), sot deputet i PS.  Lajmi buron nga raporti: Alfred PEZA, Pasuria – Deklarime. Nje lajm mund ta lexoni dhe tek Shqiperia.com Alfred Peza kthehet ne miliarder me detyren si deputet gruaja e tij aksionere ne nje banke private

Rilindas, Tregetar e Deputet

Skupi! Scoop, apo bomba sic i thuhet ndryshe eshte qe nje Gazetar i nje media te falimentuar, papritur kthehet ne RILINDAS, Businessman dhe sigurisht pak DEPUTET! Papritur, gruaja e tij behet aksionere ne nje nga bankat e nivelit te dyte dhe pasurise se tij i shtohen disa qindra miliona leke. Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Ne fund te fundit, faji i yni eshte qe i lejojme dhe enderrojme te behemi nje prej ketyre nastradinave qe jane te pasur shpejt.

Problemin sot e kam me traktin qe quhet TemA, ku vetem gazetari nuk ka me. TemA shfrytezon nje status te dyte te drejtoreshes se Open Data Albania  per ta nxjerre Pezen te lare e duke keqinterpretuar qellimisht nje status te saj ne Facebook.

Ne shpjegimin e saj, Aranita thote qe nëse Peza eshte paguar 5000-10000€ ne muaj (dhe si nikoqir i mire e ka mbajtur barkun thate e nuk ka blere kurre nje pale kepuce), matematikisht mund te arsyetoje pasurin e tij. Ajo NESE aty ne fillim te nje fjalie eshte nje kusht llogjik, qe per gazetarine e Temes nuk ka vlere fare.  Tema, shpreh qe “Sipas Brahaj-t, Alfred Peza është paguar si drejtor i Korrierit dhe Ora News me një shumë nga 5-10 mijë euro në muaj dhe duke marrë parasysh interesat bankare në 2000 deri 2010 me 5- 7 % ne vit, Brahaj thotë se llogaria përputhet me vlerat e deklaruara”. Nderkohe qe deklarata e saj ishte “nese eshte paguar kaq…” atehere mund te perputhet.

Nuk mund ta besoj kurre qe lajmi eshte shkruar nga nje naiv. E vërteta eshte qe TemA eshte nje tjeter trakt qeveritar qe duhet injoruar dhe futet ne kategorine e lajmeve paverteta “FAKE NEWS”.

FAKE NEWS ne Shqiperi!?

Fake news u bene te famshme ne para-fushaten elektorale per Presidencen e 2017 ne ShBA. Duke perfutuar nga deshira e nje shtrese shoqerie per te lexuar lajme te nje kategorie te caktuar, ne kete rast politike, disa portale ne internet shperthyen duke botuar pikerisht keto artikuj.

Edhe ne Shqiperi sot kemi te bejme me FAKE NEWS masive. Ndryshe nga ShBA, ku Fake-News jane pak por qe bien ne sy pasi jane jo te sakta, ne Shqiperi fake-news jane masive. Reportazhe te pararegjistruara, video te montuara neper zyra politike, gazeta qe shtremberojne te verteten e gazetare qe shkruajne vetem per te mbrojtur ate udheheqes e share ate tjetrin e kane vrare gazetarine dhe etiken gazetareske. Te pakta jane mediat qe shkruajne paster si Reporteri i BIRN, Publicus qe e shkaterruan qe ne lindje e ndonje tjeter.

Imazhi ne krye te faqes eshte Pinoku i kthyer ne Gomar pasi genjente gjithe diten.

 

Libra 2017

Nese ka dicka qe e ndryshon karakterin dhe perceptimin tone per boten jane librat. Me poshte nje liste me 10 libra qe planifikoj te lexoj ne kete vit.

1 . Flower for Algernon i Daniel Keyes -> Impakti dhe konflikti i inteligjences me emocionet.

  1. The Unbearable Lightness of Being  i Milan Kundera (rilexim). Versionin e pare e kam lexuar italisht, tani rilexim anglisht. Kundera nuk flet per njerez fisnik, per njerez te paster, por per njerez kompleks e real. Paplotshmeria e jetes se tyre fillon e merr fund pa rendesi, e megjithate ia vlen ta rilexosh.

  2. Ruhm. Ein Roman in neun Geschichten i Daniel Kehlmann, sepse duhet pasur gjithmone nje sy ne letersine gjermane. Me pare kam lexuar Measuring the World (Anglisht) pa shume pritshmeri. Le te shohim nese leximi ne origjinal do me ndihmoje te shijoj letersine e Kehlmann.

  3. Shock Doctrine i Naomi Klein. Libri eshte me shume se nje manifest anti-korporativ dhe anti-neoliberalism. Megjithese kapitujt e pare i kam nisur qe ne 2015, mezi pres qe te perfundoj leximin e tij. Mendoj qe libri te shtyn te mendosh ne nje kendveshtrim teper te majte politik, por padyshim nje lexim me vlere per politikat globale korporative.

  4. Death Triology (last book Soul Music) i Terry Prachett. Prachett me ka pushtuar me Small Gods. Megjithate magjia e Small Gods nuk percillet dhe aq mire ne Death Triology. Soul Music duhet perfunduar sdq brenda ketyre diteve per t’i lene vendin ndonje pjese tjeter nga bashkesia e Discoworld.

  5. The Road – Cormac McCarthy. Megjithese nuk e njoh fare si shkrimtar, shoh vazhdimisht referenca tek veprat e tij. Duket sikur letersia e tij lidhet me simpatizuesit e Prachett (me siper).

  6. Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixteenth-Century Mediterranean World i Noel Malcolm. Malcolm eshte historian dhe ka kontribuar shume ne botimin e fakteve per shqiptaret dhe Kosoven. Nder librat e paket te rekomanduar nga im ate, i cil me tregon se Malcolm ka referenca dhe tek stergjysherit e mi ne zonen e Kryeziut (Kryezezet e Buzezet).

  7. The Snake Stone – Jason Goodwin pasi i adhuroj romanet historik. E kam kuptuar per here te pare qe i pelqej romanet qe nderthurin nje histori jo ekzistuese mes eventeve historike reale. (Dicka ku bazon punen e tij dhe Dan Brown). Pas leximit te Janissary Tree, pa ndonje pritshmeri, vendosa te vazhdoj me nje tjeter roman te Goodwin. 

  8. Catch-22 nga Joseph Heller pasi duhet te jete sa i mprehte e argetues, po aq dhe luftues ndaj disa dogmave si nacionalizmi.

  9. Ishmael nga Daniel Quinn pasi libri fillon me: “Teacher seeks pupil. Must have an earnest desire to save the world. Apply in person.” A nuk e kemi te gjithe nje deshire per te shpetuar boten, e nderkohe jetojme ne nje etike te korruptuar?

 

Nese arrin tek kjo faqe dhe ke nje sugjerim, ndjehu i lire te komentosh. x-)

 

 

Te qenit prind

Po me pyesin vazhdimisht se si ndjehem “baba”!
Askush nuk e di cfare jane ndienjat, cfare eshte dashuria, cfare eshte bukuria, dhimbja, malli, lodhja e kenaqesia pa qene prind!!
Nese mendoni se keni ndjere.. dijeni se keni shijuar pakez ndienjat reale qe do keni kur te jeni prind!

P.S (Kjo nuk ka te beje fare me webin :p )

Nëpër gjurmë t’ujkut orjental (Kristo Maloki)

Orjentalizma shqipëtare asht pa dyshim një system mendimesh, ndjenjash dhe instiktesh – si çdo sistem tjetër jeteset – me një botë kuptim dhe filozofië të tijen. Dhe si dallohet dhe veçansohet secila filozofië dhe secili botëkuptim nëpër disa principe karakteristike, po njashtu dallohet dhe karakterizohet edhe orjenjtalizma shqiptare nëpër disa shprehje symtomatike dhe jetëfilozofike.

Si ma të paren karakteristikë t’ujkut orjental shqiptar duhet t’a e marrim proverbin e çdo çelerpirxhiu të pashpirt:

Haja qenit, pija qenit

Edhe bjer’karadyzenit:

një bonmot, mjerisht, që asht bam bilem fjalë popullore:

Orientali shqiptar i pret të gjitha të mirat – per vehte! – çelepir nga të tjerët; bota rreth e perçark asht per te një burim i
pashterrun mjetesh, qejfesh dhe lezetesh, të cilët aj i shfrytëzon me çdo mëndyrë dhe methodë, pa pyetë se ku nget dhe ku vret. Detyrë të ndershme apor sakrifica vetmohuese karshi botës peranë s’njef kurr jo, orjentali shqiptar. Perkundrazi ushujza orjentale, gjithmonë e pangishme, i ngjitet trupit kolektiv dhe shoqnor dhe ja thithë gjakun
pa asnjë droje a skrupullë. Dhe në vend që t’u turpnonte per veprën shkatrimtare të vetën, orjentali shqiptar bahet edhe ma kryenalt, ma kapadaji, ma qejfli… dhe i bje karadyzenit….

Orjentali s’njef turp a mare, a ma mirë: aj s’ka cipë që t’i nxihet a faqe që t’i skuqet. Prandaj karakterizohet edhe nga thanja pothue popullore:

Atje posht, nër ata ripa,

Her’ m’a hipe, her’ t’a hipa!

Orjentali shqiptar asht i zoti per të gjitha… turpet. Shet bab’ e nanë, din e iman, per mos me thanë: shpirtin dhe trupin e vet; vetëm e pervetëm që t’i shkoj kungulli mbi uj, vetëm që mos t’i prishen telat e karadyzenit.

Idealet e orjentalit shqiptar jan kulltuku dhe llokma. Per të ja sigurue vehtes këto të mira perdor aj çdo mjet: bahet, kur e do nevoja, edhe patriot dhe tradhëtor, monarkist dhe bolshevik, perparimtar dhe reakcjanor…. dhe bilem edhe shok i fort me të tjerë. Porse në shpirtin e tij, orjentali shqiptar asht kryekëput renimtar, asht destruktiv…. dhe bashkohet me të tjerët si njata ujqt që vehen së bashku në preë…. porse edhe si njata ujqt që e shkyjn shokun e vet kur dobsohet apor plagoset udhës.

Sepse orjentali shqiptar i ka instiktet e ujkut monoambulant, t’ujkut tek. Dhe deviza e tijë karakteristike – që e percjellë nër shtegtime të jetës – asht një thanëje – pothue prap popullore:

Kudo rafsha, mos u vrafsha!

me kuptimin: Ubi bene, ibi patria! Vendi, ku yshqehet dhe majet orjentali shqiptar asht atdhe, asht vatan per te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytëzon. Dhe e shfrytëzon pa pikë turpi, dhimbje dhe skrupullë. “Sepse po shprishet Shteti, sepse po shkatërrohet Kombi, sepse po rënohet një botë e tërë…. çë ka?…. Après moi le déluge!”

Dhe e kerkon e verteta të deklarojm me kambëngulëja që: kësi farë orjentalash gjinden si ner pleq si edhe ner të rinj shqiptarë….

Porse e verteta na detyron edhe per një konstatim tjetër per kah orjentalizma shqiptare!

Asht gabim i trashë kur thohet shumë herë që orjentalizma na ka ardhë sefte nga Azija apor nepër religjonin muhamedan apor edhe nga populli tyrk. Jo, kurrsesi, orjentalizma e jonë asht kryekëput një dhantië (darovë) fatale e kristjanizmit, me gjithë që e një kristjanizmi të degjeneruem euro-aziatik.

Po spjegohemi! -Në të VIII-in shekull mbas Krishtit, – aty kah vjeti 740, – d.m.th. 600 vjet para se me shkelë Tyrku në Vendin t’onë, u ba Shqipnija provincë e Byzancës nën Leonin III., të quejtun Isaurios. Dhe nga ky dhespo i mnerrshëm u ngushtuen gjithë shqiptarët me u ndae nga kisha okcidentale (romake) e me u fundosë nër labyrinthet e errëta të kishës byzantine (orientale) s’atëherëshme. Por s’ishte aqë fort ndamja (skizma) kishëtare se sa njaj shpirt i administratës byzantine, plot ankth e myk, që u plakos si një shpirtër e zezë, si një hieje murtaje pothue mbi mbarë Kombin Shqiptar.

Se shka don me thanë spiritë byzantine e di pothue seicili që ka këndue ndopak nër fletët e historiës së kulturës dhe në literaturën kulturë filozofike. Na këtu po mjaftohemi vetëm tuj permendë që byzantinizma kulturë historike asht po njëlloji me orjentalizmën shqiptare që u pershkrue ma nalt. Shqiptari i shkretë ja ka thithë langun njasaj bime dehëse dhe helmatuese mrenda 12 shekujve të kaluemë – qysh nga vjeti 740 – dhe asht kalbë dalëngadalë në trup e në shpirt të vet tuj i u shprishë kësodore fuqiët e tij ma të thjeshtat dhe ma fisniket kolektive-kombëtare. Po Shqiptari dikur ka qenë kolektivist e universalist; ka pasë një dashunië të pervëlueshme dhe një besim të pa fundt ndaj Zotat e qiellit e të Tokës, ndaj vendit dhe trashigimisë të parëve të vetë dhe ndaj vëllaznit e vetë shqiptarë. Vala e nxehtë kolektiviste aristokratike dhe drita e flakët politike-filozofike që derdhen edhe sot nër amanetet e cungueme të Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe nër sa e sa tradita malësore-shqiptare na lanë me kuptue naltësiën shpirtnore dhe heroizmën vetflijuese të të Parëve t’onë dikur. Porse të gjitha njato vetijë – të nalta e ndertuese-kolektiviste shkuen dam dhe hurq nepër helmin shkatrues të byzantinizmës. Sepse shi në mbarështimin shoqnor e politik, d.m.th. nër marrëdhanje të
shqiptarit me shtetin dhe eprorët e tijë bunoj dhe u perhapë spirita byzantine si një epidemië renimtare dhe e deformoj karakterin e shqiptarit në një bollë amorfe dhe sy-sfingore. Genjusi i popullit ja ka gjetë mandej formulën karakteristike, tuj e kristalizue të gjithë filozofiën e sajë – perfide dhe simahore – në shanjën shekullore:

bu gjun jarën!

Si i tha nënprefekti djalit të ri që po hynte rishtas kryetar komuneje?

-“Biro, ato që ka mësuarë nër kurse dhe nër libra hidhi më nj’anë. Po deshte të jesh një nënpunës i mirë, të lavdërohesh dhe të nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sjelle vërdallë nga njëra ditë më tjatrën, gjër sa të merzitet, dhe mos i kryej asnjë punë….”

Qé pra byzantinizma, mikrobi i demoralizimit dhe i bastardhimit të Kombit t’onë…. dhe qé edhe murtaja shpirtnore e sa e sa kombeve tjerë. Dhe në qoft që Muhamedanizma heroike e dikurshme, në qoft që kombi zhenjal arab dhe turmat hovplote dhe ngadhnimtare të Tyrkmenëve u shprishën shpirtnisht dhe ranë posht qysh para se me e pushtue
Byzanzin (Stambollin) më 1453, kuptohet vetëm e pervetëm nga fakti që njaj mikrob shkatrimtar u infiltrue qysh nga lufta byzantine-arabe (720 e tëhu!) – nër zemrat të tyne. Tyrqija e pastajme s’ka qenë tjetër veç se trashigimtarja dhe kujdestarja e miraz-it byzantin, dhe fesi i kuq – një krijesë greko-byzantine u pranue si symbol i njatij trashigimi….

Dhe s’asht çudië që Atatyrku zhenjal – me një gjest prap symolik e flaki fesin mb’atë anë dhe e shkëputi zemrën e kombit tyrk – kryegjytetin – nga pellgu i miazmave të Stambollit….
Kaqë sot sa per stambollinjt e sotshëm shqiptarë – pleq apor të rij!….

Prof. Dr. Kristo Maloki

Shkrimi me siper eshte shume interesant per ata qe kane durim ta lexojne deri ne fund. Duhet te jete shkruar diku ne vitet 30-40, por nuk kam fakt per kete gje. Sidoqofte situata e sotme eshte po e njejte me kete te viteve qe cek Prof. Maloki.

Krist Maloki (1900-1972) është një ndër mendimtarët më të mprehtë të viteve ’30. U lind në Prizren në 1900. Mësimet fillore i mbaroi në vendlindje, pranë shkollës katolike të Prizrenit. Në moshën 12- vjeçare dërgohet me bursë për studime në Austri. Aty kreu shkollën e mesme dhe mori dy doktorata, të parën me 1929 në Filozofi dhe të dytën në Shkencat Juridike më 1934.

Qe profesor i rregullt i Akademisë Tregtare të qytetit të Gracit dhe profesor pranë këtij Universitet për letërsinë shqipe e ballkanike. Më 1966 qeveria austriake i akordon titullin Kryekëshilltar arsimor. Vdiq në nëntor 1972[1] në Grac të Austrisë. Malokit i është botuar vitet e fundit vëllimi “Refleksione” dhe “Oriental apo Oksidental”

Forumet kane vdekur – Vdekja e avashte e albforumit, cikli i komuniteteve

Eshte interesante se si ne kapemi pas gjerave te vjetra, dhe gjerat e vjetra na mbajne pas tyre pa na lene te ecim me tej.

Per ata qe e njohin sadopak historine e faqeve shqiptare, albforumi eshte nje nder nismat e para ne internet per nje komunitet te lire. Diskutime mund te kete shume se kush eshte forumi me i mire, kush me i liri e kush me i zhurmshi. Ne nje pike te jetes se tij Albforumi ka qene dhe forumi me i madh, dhe me i liri dhe me i zhurmshi. Cikli i tij i kaloi te gjitha fazat e suksesit virtual te nje forumi dhe sot ka ardhur dita qe ta emertojme ne fazen e fundit te tij, ne vdekjen e ngadalte. Nese dikush nuk eshte dakort, atehere ai nuk ka pasur access ne internet nga vitet 2001-2007!

Vdekja e tij nuk erdhi per shkak te nje administratori, per shkak te nje serveri apo per shkak te nje ngjarje te paparashikueshme e te papritur. Nese mendoj mbrapa ne kohe dhe perpiqem te gjej castin qe kam menduar per here te pare se Albforumi do vdese eshte kur ai vlonte nga diskutimet dhe nga tema te reja qe hapeshin cdo 5 minuta. Ishte pikerisht ai casti kur komuniteti behet me i madh se norma e diskutimit dhe dikton ardhmerine e tij … konsumimin qe cdo teme te mundshme, deshtimin e cdo debati te mundshem, dorezimin e cilesise llogjike para sasise se fjaleve!

Forumet jane mjeti klasik i diskutimit, i debatit dhe i perballjes se ideve. Dikur mendoja se forumet ishin nje nivel intelektual me lart se chati, sot mendoj qe eshte thjesht nje nivel me i larte ego-centrizmi. E them jo se Albforumit i mungoi niveli intelektual i diskutimit (i kemi pasur te gjithe, deputete te kuq, blu, jeshil te papjekur (sot afro te kuqes, por akoma jo ne parlament), keshilltare te respektuar, gazetare, pronare televizionesh e me rradhe). Nga ana tjeter kishim dhe njerez pa pozite shoqerore, te cilet kishe me verte qejf ti lexoje, thjesht e paster! Per t’u kthyer ne teme… keto ishin sot nuk jane me.

Sot Albforumi ka ngelur nje vend nostalgjik ku une dhe nja dy te tjere endemi si hije per te pare mos ka ndodhur gje. Pak leviz. Megjithate te pamundur per tu marre me te, e leme si nje pikture te shtrember qe presim te rrezohet nga muri qe te blejme nje te re. Une nuk mundem ta rregulloj ate pikture, nuk do kisha mundur as ta nisja pa ndihmen e te tjereve.

Per cdokend qe ka pasur nje pervoje te vogel ne drejtimin e nje ekipi, gjeja e pare qe duhet te vihet re ne nje ekip eshte “larmia”. Kur e filluam ate forum, ishim nja 5 veta ne ekip. Nje i gjate, nje bucko dhe nje me syze. Ndersa vajzat ishin 2, nje e qete e nje plot poezi. Pikerisht ndryshimet rrenjesore qe kishim, e bene forumin qe te gjithperfshinte sa me shume tema, e sa me shume lexues! Dhe Lexuesit ndjeheshin mire; se ne mos me njerin nga administratoret, ndjeheshin afer nje tjetri. Dhe ne ekipin e drejtimit u shtuan dhe shume djem e vajza te tjera me vone, te gjithe te mrekullueshem dhe qe dhane nje kontribut per gjithe kohen qe u angazhuan. Ama kur ekipi nuk rifreskohet, kur ekipi mbivleresohet apo bazohet tek te paafte, atehere puna prishet.

Gjithcka funksionoi mire per nje kohe te gjate. Sic kuptova atehere, forumi kishte dhe shume me teper anetare se ata qe shkruanin e njiheshin. Ishin anetaret qe lexonin! Mbaj mend qe atehere m’u pat dukur ironike qe forumi mund te kishte me shume lexues se shkrues (ne fund te fundit forumi eshte vend diskutimesh), por pikerisht kur ndodhi e kunderta, kur arriten me shume shkrues se lexues gjithcka mori fund.

[b]Alternativat e te ardhmes[/b]

Para disa ditesh nisa te shikoja per mundesine e ndryshimit te software qe mban Albforumin keto 10 vjet. Quhet UBB dhe mund te them se dhe ai eshte nje pjese e deshtimit te projektit. Eshte deshtim se nuk eci kurre me trendet e reja ne internet, nuk patem kurre mundesine te integrojme module te reja e te fresketa etj etj. Nje produkt i ri duket teper interesant, por produkti nuk e ben dot nje forum te suksesshem, nuk e ben as nje ri-dizenjim e nuk e ben as deshira e 2-3 veteve.

Mundesia e dyte eshte te lihet ashtu sic eshte, pa shume moderim e perkujdesje ku do kthehet si ndonje lagje e vjeter me shtepi te rrenuara, dyer te varura e copeza te vjetra gazetash.

Do kisha dashur me shume qe dikush ta merrte persiper, ta dija qe do investonte aq energji sa ne dikur dhe ta conte perpara, por e di qe nuk ekziston si mundesi, e ndiej qe diskutimet publike kane vdekur ne formen e forumeve. Mendoj qe sot duhen me shume sisteme ku publikohen ide, dhe diskutohet mbi ato ide! Ndoshta nje modul i tille do jete pjese e AFse ne te ardhmen. Ne kete cast pas konsultimit me ata administratore dhe anetare aktiv ne forum mendoj se ka ardhur koha qe Albforumi te mbylle hapesirat e diskutimit (forumi) dhe te qendroje aktiv vetem si arkiv informacioni.

(Per kedo do qe te lexoje dicka mbi historine e AF, mund ta gjeje tek kjo teme: http://www.albforumi.com/ubb/ubbthreads.php/ubb/showflat/Number/155588)

Ju lutem komentoni tek kjo teme: http://www.albforumi.com/ubb/ubbthreads.php/topics/1062217981.html#Post1062217981 dhe jo tek ky blog!

Ecuria e faqeve te internetit

Nje shikim ne faqet e se nesermes
Nje shikim ne faqet e se nesermes

Gjithmonë ka pasur një dëshirë për të përcaktuar si do jetë e ardhmja e internetit apo cila do ishte një faqe e suksesshme interneti të nesërmen. Megjithatë parashikimet e biznesit, të specialistëve dhe të shkencëtarëve kanë dështuar pothuaj gjithmonë.

Diku nga fundi i shekullit te kaluar :p, tendenca e parë ishte që faqet e internetit ishin një ambient tjetër për të transferuar tregjet e mallrave. Investime të shumta u panë në website tregëtare në vitet 1995-2000. Shuma të mëdha u investuan në infrastrukturë dhe teknologji. Shumë aplikime u zhvilluan në kohë rekord e shumë lëvizje bursash krijuan një perceptim sikur tregu do zhvendoset tërësisht online, por me sa duket ishte tepër shpejt dhe gjithçka dështoi duke lënë pas kohën e “dot-com bubble”.

Periudha në fjalë nuk pati shumë ndikim në tregjet europiane dhe as në atë Shqiptar ku interneti ishte pothuaj jo-ekzistent (Në vitin 2001, një nga 3 ISPtë shqiptare numëronte 1600 përdorues emaili me shërbim vetëm POP3 mbi dialup, dhe llogaritë e internetit të dedikuar ishin të numëruara me gishta). Kuptohet që numri i vogël i përdoruesve të internetit përcaktonte dhe interesin dhe numrin e pakët të faqeve shqiptare në internet.

Natyra njerëzore dhe ndikimi në faqet shqiptare

Në një situatë të tillë, faqet e para shqiptare u ndërtuan nga studentë amatorë jashtë Shqipërisë. Kuptohet dëshira për t’u lidhur me të tjerë individë krijoi faqet e para të cilat ishin kryesisht dhoma chati në të cilat anëtarët njiheshin të gjithë dhe numëroheshin me gishta. Nuk kam për qëllim të flas për historinë e faqeve shqiptare, por më shumë për të treguar ciklin se si faqet me përmbajtje dhe shërbime të ndryshme ngriheshin dhe binin pas një fare kohe, prandaj po vazhdoj më tej.

Ndërsa faqet me chat po lulëzonin, faqet e para që mbështesnin identitetin kulturor dhe kombëtar filluan të shfaqen. Informacionet e para ishin në anglisht por disa faqe filluan të shtyjnë për informacion në shqip për shqiptarët dhe jo vetëm për të huajt. Pikërisht në këtë kohë filluan të dalin dhe disa faqe të disa qyteteve kryesore shqiptare.

Pas ngopjes me Chat-ra, interesi filloi të drejtohej ndaj forumeve dhe ambienteve të diskutimeve të cilët ishin komunitet e para virtuale shqiptare. Shumë komunitete të tilla u ngritën dhe natyra disi më serioze e tyre u dha një hov dhe një audiencë të re. Është interesante të zbulosh pas afro 8-9 vjetësh, se një shtresë e mirë e politikanëve të sotëm ishin anëtarë të diskutimeve në këto forume të cilët me kalimin e kohës nisën të humbisnin ritmin dhe volumin e interesit të mëparshëm.

Të ngopurit me forume dhe chate, vizitorët filluan t’i braktisin këto ambiente për të lundruar në faqet nostalgjike me muzikë shqiptare duke kërkuar një argëtim personal larg përplasjeve të mendimeve dhe diskutimeve pa fund e pa rezultat. Faqet më të njohura, papritur u bënë faqet pirate të muzikës.

Këtu po ndaloj për të bërë një përmbledhje të natyrës njerëzore që ka ndikuar në zhvillimin e faqeve shqiptare deri më sot.

  1. Vetmia dhe ndjesia shoqërore e të pasurit njerëz të njohur vërdallë – Faqet e para shqiptare me dhoma chati
  2. Identiteti kombëtar dhe kulturor – Ndikoi në krijimin e faqeve të para mbi kombin, zonat apo qytetet shqiptare
  3. Dëshira për të ndikuar të tjerët, debatet e një niveli me intelektual – Forumet e para shqiptare
  4. Argëtim – Faqet e para me muzikë falas, lojra e të ngjashme.
  5. Identiteti i grupit – Faqe me media shoqërore si Facebook, HI5 e të ngjashme
  6. Egoizmi – Qendërzimi i figurës solli faqe-blog, profile si në Twitter e të ngjashme

Në listën e mësipërme mungon nevoja për informim dhe faqet e para mediatike shqiptare. Duke qenë se ato kanë qenë aktive gjatë gjithë kohës dhe mbulonin pak a shumë të njëjtën përqindje vizitorësh, po i lëmë jashtë listës së mësipërme. Nuk po ndalem në pikën 5 dhe 6 pasi e di që shumëkush e mendon ndryshe, por në rrënjë besoj se qëndrojnë përcaktimet më sipër. Përveç këtyre faqeve informative, janë dhe faqet me shërbime të nevojshme që marrin gjithmonë trafikun e tyre si rrjedhojë e përmbajtjes unike që ofrojnë.

Në këtë pikë duke parë historinë dhe ndienjat që motivuan çdo etapë të faqeve shqiptare;

A mund të parashikojë njeri kush do jenë faqet e së ardhmes!?

Përfitimi dhe faqet shqiptare

Duhet përmendur që nuk janë vetëm faktorët shoqëror që ndikojnë në faqet shqiptare, duhet të përmend dhe ato politiko-ekonomik. Kontributi që jepet nga çdokush në ndërtimin e një faqeje, pritet të kthehet mbrapsht në formë reputacioni, reklame, ndikimi politiko-shoqëror ose shpërblimi financiar.

Epoka e Google Adsene solli interes në krijimin e faqeve të internetit. Papritur, aty ku dukej sikur nuk kishte asnjë fitim, por vetëm mund e kohë të shpenzuar, erdhi çasti që webmasterat po merrnin një shpërblim nga reklamat e vendosura në faqe.

Mundësia e një fitimi dhe volumi i programeve të lirë për përdorim (open-source) në internet solli dhe lulëzimin e faqeve me informacion pa fund e pa vlerë. Në një kohë të shkurtër numri i faqeve shqiptare u shumëfishua duke krijuar kopje identike dhe pak fantazi e individualitet.

Mundësia e fitimit nga një faqe interneti solli tepër interes dhe sot çdokush po pret të nuhasë se si do jetë faqja e suksesshme e së nesërmes që të nxitoj ta ndërtojë i pari 🙂 Normalisht një studim i historisë së faqeve dhe peshimi i faktorëve të përfitimit duhet të japë një vizion se kush janë faqet e së ardhmes.

Megjithatë, e ardhmja është shpeshherë përtej imagjinatës sonë.  Ka disa gjëra që mund t’i parashikojmë e disa gjëra që nuk mundemi. Përshembull, gjithë ajo ndienjë ‘uni’ që reflektohet në blogje e twitter nuk mund të ishte parashikuar para shumëvitesh. Askush nuk do e kishte menduar që interneti do de-centralizohej në shumë individë. (Nëse do e kishim imagjinuar, mund ta kishim pranuar dhe ndoshta dhe vënë bast mbi faqet personale dhe jo mbi forumet psh)

U largova shumë për t’u kthyer tek mendimi i parë kur nisa të shkruaja këtë shkrim. Faqeve të internetit kanë ndjekur jo llogjikën, jo dëshirat ekonomike, por ato shpirtërore të krijuesve. Nuk di asnjë shembull ku themeluesi i një faqeje të madhe, (aktuale, ose nga ato shqiptare të vjetra) është nxitur nga llogaritë me laps, por di shumë që kanë nisur si një shkëndijë pasioni shoqëror dhe janë ngritur në faqet më ndikuese.

Ndërsa përfundimi tjetër që doja të nxirrja është se gjithmonë faqet e ndikuara shpirtërisht kanë një periudhë ngritje dhe rënie të shpejtë. Edhe faqet tek të cilat webmasterat drejtohen drejt përmbajtjes, drejt shifrave, drejt trafikut e madhështisë. Të arrish numra është e lehtë, por t’i arrish në mënyrë të qëndrueshme bazuar mbi vlera që sjell një faqe interneti është më e rëndësisshme. Nëse web-i drejtohet drejt numrave, ai humbet natyrën e tij dhe kthehet në lodër të dëshirave të çastit të vizitorëve.  Personalisht mendoj se e vetmja gjë që ka me vërte vazhdimësi është shërbimi dhe vlerat që faqet përcjellin tek vizitorët.

Vdekja e pa-paralajmeruar e rrjeteve sociale

Te braktisesh Social Mediat
Braktisja e Rrjeteve Shoqerore

Duket pak si e cuditshme te flasesh per vdekjen e rrjeteve shoqerore apo jo!? E megjithate ne internet vihet re kohet e fundit nje rritje e kerkeses per te zhdukur cdo gjurme personale te shume-kujt nga Facebook, MySpace dhe rrjete te ngjashme. Deshira per te ri-fituar ate pjese te jetes reale qe ishte humbur ne komentet pafund te rrjeteve shoqerore po gezon nje moment te kendshem dhe kjo fale disa faqeve web qe ta mundesojne kete gje.

Te mbyllesh llogarite ne keto faqe duket pak e frikshme. Ne mes te nje rrjedhe informacioni nga qindra njerez, pas nje casti gjithcka do jete bosh. Megjithate ky tranziciondo zgjase vetem pak, dhe shume shpejt koha e kursyer nga rrjetet shoqerore do mund te perdoret per ta shpenzuar me njerez reale.

Jane 2 faqet qe te mundesojne te rifitosh jeten reale; Seppukoo.com (qe vjen nga nje term i vjeter japonez qe do te thote te vrasesh veten me nder) dhe suicidemachine.org. Funksionon shume thjesht, mjafton te japesh te dhenat e tua personale me te cilat identifikohesh ne Facebook pershembull, dhe ne me pak se 1 ore, cdo gjurme e juaja do te fshihet nga rrjetet sociale!

Statistikat flasin per nje rritje te deshires per nje “vetvrasje nga ekspozimi vritual”. Vetem pas 2 muaj jete, faqja Suicide Machine eshte perdorur nga rreth 3000 njerez dhe shume te tjere po presin te procesohen nga kjo faqe me nje server modest.

Prologu

Me pelqen ideja e shkeputjes nga jeta virtuale, por per castin une nuk jam gati akoma te bej nje levizje te tille. Jeta ime eshte e lidhur me IT dhe disa nga rrjete sociale jane pjese e ushqimit tim informativ.
Nga ana tjeter, ne shoqeri te vogla si e jona, shqetesimi ndaj konfidences eshte pak me i kufizuar. Megjithese ka kohe qe degjohen pakenaqesi ndaj disa faqeve te rrjeteve shoqerore; ankesa per konfidencen, per shqetesimin nga te panjohur, per budalliqe qe na bejne te humbasim kohe … E megjithate ka dhe gjera pozitive ne keto rrjete si lidhjet me miq te vjeter, perditesimi me jeten e miqve qe kemi larg etj…
Sigurisht, te gjitha keto vlejne nese je larg shoqerise aktive, larg qytetit tend dhe qindra njerezve qe flasin gjuhen tende.

Post-Prologue

Te merresh me programim ne internet dhe te sugjerosh te zgjedhesh braktisjen e rrjeteve shoqerore eshte e cuditshme. E vendosur ne fjalet e Bartleby ne filmin Dogma, shprehja do ishte keshtu: “… He gave them more than He ever gave us. He gave them a choice. They choose to acknowledge social-networks, or choose to ignore them. All this time we’ve been here, I’ve felt the absence of the normal presence.”

Djali dhe djalli (Mbi kulturen e punes)

Djalli

Një djalosh teksa po shkonte të blinte bukë, i qëlloi të shkëmbehej në rrugë me kryetarin e bashkisë së qytetit.

‘Arsyeja që ai është aq i fuqishëm, është se ai ka bërë pakt me djallin,’ i tha një femër aty pranë. Djaloshi u ndie i intriguar.

Disa kohë më vonë, kur djaloshi po udhëtonte në një qytet tjetër, vuri re një fushë të bukur misri. Sapo arriti në destinacionin, ai pyeti mbi pronarin e fushës.

“E gjithë kjo tokë i takon të njëjtit njeri” -U përgjigj një nga fshatarët: “Unë do të thoja se djalli kishte dorë këtu. ‘

Më pas, në të njëjtën ditë, një grua e bukur kaloi kaluar djalë. Një prift që e pa tha me zë të lartë:
“Kjo grua është në shërbimet e djallit!”

Që nga ajo ditë, djaloshi vendosi të kërkojë djallin. Një ditë ai doli ballë për ballë.

“Ata thonë se ju mund t’i bëni njerëzit e fuqishëm, të pasur, dhe të bukur.” – iu drejtua djali.

“Për të qenë plotësisht i sinqertë, kjo nuk është e vërtetë”- Tha Djalli-  “Ti ke dëgjuar vetëm ata që më kanë reklamuar mua”

Paulo Cuelho

E lexova këtë përrallëz të Cuelho-s dhe kuptova sa realiste është kjo përrallë për shumë nga ne sot. Ne harxhojmë kohën duke parë me inat çdo kënd që arrin diçka. Smirra, zilia dhe të tjera ndjesi na bllokojnë që t’i japim një dorë atij që punon dhe e gjykojmë për arritjet apo përpiqmi të hedhim dhè mbi të.

Në një farë mënyre, ne fshihemi pas gjykimit që askush nuk ia del dot pa zotësi sot, që askush nuk arrin dot asgjë nëpërmjet punës dhe ndërkohë vetëburgosemi në gjykimin tonë.