Në mbështetje të Open Society Foundation (aktivitetit të Xhorxh Soros në Shqipëri)

Në portalin Opinion.al, Blendi Fevziu kishte një shkrim interesant me titull: “Dështimi i filozofisë së Sorosit në Shqipëri!“. Emri i Xhorxh Soros po lakohet fuqimisht kohët e fundit në “mediat” shqiptare dhe mund të thuhet me plot gojën që ka nje sulm politik ndaj personit dhe prezencës së tij ne Shqiperi. Blendi në shkrimin e tij përmend që dëshiron të bëje dhe një diskutim të hapur në Studion Opinion, por fatkeqësisht nuk ka asnjë mbeshtetës të Xhorxh Soros që mund të vijë në panel. (Dhe kjo është dështim pasi Soros ka investuar rreth 150 000 000 USD në programe në Shqipëri).

Në fakt, të mbrosh nga sulme politike një figurë publike aktive nuk është e mundur, përsa kohë nuk je i autorizuar apo i lidhur ngushtë me të. Do e shihja tepër realiste që një përfaqësues mediatik i Fondacionit të Hapur në Shqipëri të mbështeste fondacionin, por vetëm për sa kohe diskutohej mbi institucionin dhe jo mbi donatorin kryesor të atij institucioni. Të kërkosh të gjesh një mbrojtës të Soros në Shqiperi apo kudo nuk është e drejtë, për vetë faktin se po sulmohet individi dhe jo puna e tij. Nëse diskutimi do ishte mbi Fondacionin per Shoqëri të hapur, mendoj që gjërat do ishin ndryshe.

Unë nuk e njoh Xhorxh Soros, dhe mund ta shaj lehtë. Mund të bëhem dhe unë pjesë e turmës mainstream e ndoshta asaj antirrymës putinesite(kujtojme që sulmet ndaj tij nisen në Gjeorgjinë e ndarë në dysh nga rusët). Ndoshta është e vërtetë që ka pasur një mbështetje për Edi ramën dikur. Edhe mundet! Kur kujtoj politiken post-komuniste në Shqipëri, e kuptoj lehte se si sa e sa herë kemi gabuar duke mbështetur (me votë në rastin tonë) atë emrin që na jepte shpresë që dicka do ndryshojë pas fasadave të bukura….

Unë kam shkruar dy projekte që jane financuar nga Fondacioni per Shoqeri të Hapur dhe jam mbështetes i punës së ketij fondacioni. Projekti i paëe lindi teksa po shihnim nje video bashke me time shoqe nga Hans Rossling (Hans Rosling:The best stats you’ve ever seen). Teksa ne ishim të fryrë nga lajmet (ato në gazeta apo ato në televizion) me sharje, propogande dhe banalitete politike, Hans Rossling bënte thirrje për përdorimin e të dhënave për të parë progresin e një shoqerie. Sa mirë do ishte sikur të kishte më shume statistika ne mediat shqiptare, e kur te fliste nje udheheqes apo nje opozite te fliste mbi te dhena!?? Nisur nga ky frymëzim i castit kerkova online për mbeshtetje dhe megjithese aplikova ne nje organizate ne Angli që kërkonte ide organizatash në Ballkan, perfundova tek një zonjushë tepër e ndihmueshme në Budapest që mori përsipër të më ndihmonte të përmiresoja nje propozim i cili u financua po atë vit nga Fondacioni për Shoqeri të Hapur, dega Budapest! Keshtu lindi Open Data Albania(ODA)! Sot Open Data Albania është një ndër burimet më të plota transparencen ne sferen ekonomiko-politike shqiptare (dhe me donatorë të ndryshëm).(Pa dashur te marr asnje merite per ODA sot. Implementimi dhe jetegjatesia e ODA jane merite e AIS (ais.al). ODA drejtohet dhe ka angazhuar shumë ekspertë që tejkalojnë cdo pritshmëri fillestare që kishim në ODA fillesa!).

Projekti i dytë i financuar nga OSFA ishte dicka tërësisht tjetër. Ndërkohe që vazhdoja doktoraturën më binte të përplasesha me akademike dhe rrjete (networke e lobbe) të mire-organizuara akademike, e vendosa te shkruaja nje mini-propozim për një ACADEMIC’AL; një projekt të vogël që do te krijonte nje network online te akademikave shqiptare. Në këtë mënyrë, nëse deshiron te gjesh nje kërkues shkencor apo nje institut qe ben nje kerkim te ngjashem me kerkimin tend, atehere ti ke mundesine te gjesh nje informacion. Academic’al u mbeshtet po nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, por kësaj here nga dega në Washington.
ACADEMIC’AL eshte tërësisht akademik, e persa i perket ODA, duke qene se themeli i tij është Transparenca me të dhënat, projekti u ka “shërbyer” të gjitha forcave politike në Shqipëri. Ata që kanë bërë punë kanë pasur mundësi të tregojnë që kanë bërë punë me anë të të dhënave, e ata që kanë dashur të hulumtojnë ku rrjedh e abuzohet në Shqipëri, kane pasur mundesine ta gjejne nepermjet te dhenave! Kjo eshte e bukura e Transparences dhe prandaj te gjithe duhet ta duan!
Te dy keto projekte jane te mbeshtetura dhe ekzekutuara me tej nga AIS.

Një tjetë projekt i AIS gjithashtu nje projekt i financuar nga Fondacioni per Shoqeri te Hapur, kesaj rradhe dega Tirane është ZA’LART ! ZA’LART kishte si qëllim rritjen e angazhimit qytetar në raportime për padrejtësi gjatë procesit zgjedhor në Tiranë. Gjithashtu mbi të njëjtën etike si ODA, projekti ka pasqyruar thjeshtësisht problemet ne zgjedhjet e kaluara. Raportimet qytetare të ZA’LART u bënë pjesë e raportit të OSBE dhe u cituan në parlament dhe nga Dr. Sali Berisha për të treguar që zgjedhjet kishin probleme! Në castin që z. Berisha citon një raport të financuar nga OSFA mendoj që dhe ai bie dakort që aktiviteti i këtij Fondacioni është frytdhënës për shoqërinë shqiptare.

Ndërkohe, shifra prej 150 000 000 USD e OSFA në Shqipëri ka ardhur dhe si mbështetje për qindra studentë shqiptarë që janë edukuar jashtë (shumë në Bullgari apo në Budapest). Njoh disa studente të shkëlqyer që jane arsimuar në një nga këto projekte, dhe edhe ata janë shume mirënjohës punës së këtij Insticioni në Shqipëri (ime shoqe është një prej tyre).

Per mendimin tim, kjo fushatë e sulm politik i Soros ne Shqiperi është po aq me bazë sa komentet e kafeneve, megjithatë duket që në shoqërinë tonë ato zën’ vend mirë. Idetë paranojake dhe levizjet e tilla jane shume interesante. Jam i sigurt se dhe pas mbeshtetjes se OSFA per grupet ne minoritet apo psh komunitetin rom, qëndron nje konspiracion i frikshem… Do duhet ndonje nga ata personazhet e facebook qe dine vetem te shajne e pa koncept faktesh ta arsyetojnë.

2 Replies to “Në mbështetje të Open Society Foundation (aktivitetit të Xhorxh Soros në Shqipëri)”

  1. Ju thoni: “Unë nuk e njoh Xhorxh Soros, dhe mund ta shaj lehtë. Mund të bëhem dhe unë pjesë e turmës mainstream e ndoshta asaj antirrymës putinesite(kujtojme që sulmet ndaj tij nisen në Gjeorgjinë e ndarë në dysh nga rusët).”

    Po nuk mund ta luftosh pikerisht se ke arritur ambiciet profesionale me parate e ketij. Nuk e forcon argumentin qendrimi juaj potencial.

    Pastaj, per cdo person qe ka fituar nje burse, ka 10 apo 100 qe nuk e kane fituar, e qe ndihen po aq te perligjur ne pretendimet e tyre, sa edhe gruaja juaj. Keto, ne mos armiqesi, sjellin zili.

    1. “Po nuk mund ta luftosh pikerisht se ke arritur ambiciet profesionale me parate e ketij. Nuk e forcon argumentin qendrimi juaj potencial. ”
      Thjesht per shenim: ambiciet e mia profesionale nuk jane arritur me parate e dikujt tjeter.

Leave a Reply