BitCoin në Shqipëri dhe një mini-replikë ndaj një artikulli të Dr. Arben Malaj

Lexova sot një lajm tek Telegrafi, ku “ish-ministri i Financave dhe rektori i “Luarasi”-t, Arben Malaj, shprehet se 88 % e investitorëve do të humbasin paratë në “Bitcoin””

Argumenti i z. Malaj bazohet mbi “hamendësimin” se Bitcoin është një skeme mashtruese. Malaj citohet të ketë thënë: “Si në çdo skemë mashtruese rreth 88% e tyre do të rezultojnë humbës të parave të tyre dhe vetëm 12 % mund të fitojnë”. Malaj nuk ofron asnjë argument për gjykimin e tij se BitCoin është një skemë piramidale! Niche-ja 88%-12% apo 80-20 qe është ligji i Paretos është më shumë një shifër që përdoret për të pa lidhje në ajër, se një argument i mirëfilltë ekonomik në këtë rast.

Cfarë është Bitcoin?

Pa u futur ne aspektin teknik, BitCoin është një monedhë virtuale. Vlera e kesaj “te mirë” virtuale matet nga kerkesa qe ajo ka. BitCoin prodhohet nga fuqia kompjuterike (duke zgjidhur një algoritem, shkalla e te cilit vjen duke u veshtiresuar).
Aktualisht kerkesa per BitCoin është e fryre nga mundesia e investimit dhe e potencialit qe kjo monedhë ka te rritet. Nëse gjithcka do ishte e bazuar mbi një fryrje boshe te kesaj monedhë, atehere dhe une do arsyetoja qe kjo monedhë është një skeme mashtruese.
Megjithate, qe nga themelimi i kesaj monedhë, ka një komunitet qe beson ne nevojen e një te mirë materiale qe mund te perdoret ne menyre anonime ne internet. një monedhë virtuale qe nuk kontrollohet nga asnjë shtet apo qeveri, por vleresohet mbi vleren qe i jepet nga tregetia qe zhvillohet me te.
BitCoin është një monedhë anarkike, është një monedhë qe premton anonimitet (aktualisht nuk është anonime), dhe një horizont i ri i zhvillimit!

Pas BitCoin ka një sere monedhash te tjera virtuale ne qarkullim. shumë prej te cilave fryhen nen shpresen se do konkurrojne bitcoin (e cila ka disa probleme) dhe mund te arsyetohet qe keto monedha jane Skema Mashtrimi (shih psh DASH dhe fitimet qe jepen nga te pasurit një Nyje me 1000 Dash ne menyre te perjavshme; serish nuk arsyetoj qe DASH është skeme mashtrimi, por mund te arsyetohet lirshem qe incentivat per te pasur DASH jane te tilla).

A do zbrese cmimi i Bitcoin?

Cmimi i BitCoin ka pasur disa here luhatje. Luhatjet kane qene te magnitudave te ndryshme, megjithate trendi ka qene gjithmone ne rritje. Nëse ky diskutim do ishte bere para disa viteve, e vetmja premise per te pasur një monedhë te qendrueshme (cmimi i te ciles nuk rritet) do ishte komuniteti qe besonte ne kete monedhë (besim ideal dhe material i atyre qe kane investuar shumë).
Sot kemi një pamje tjeter. Monedha po integrohet gjithmone e me shumë ne korporata te medha qe po fillojne ta pranojne si monedhë. Disa shembuj:

  • Gjermani- Lieferando, një sherbim online per porositje ushqimi (mbi 18Milion USD financime) do pranoje BitCoin. Lexo: Bitcoin Comes To German Fast Food Giant Lieferando https://cointelegraph.com/news/bitcoin-comes-to-german-fast-food-giant-lieferando
  • Japoni – Peach, një kompani ajrore pranon BitCoin. Peach becomes first Japanese airline to accept bitcoin https://www.ft.com/content/a0389242-3ee4-11e7-9d56-25f963e998b2?mhq5j=e2
  • Koreja e Jugut – Do vendose ligj per te rregulluar tregetimin me BitCoin brenda 2017 – South Korea Will Introduce Bitcoin Regulations in 2017
  • Shqiperi – Host.al lejon blerje te domaineve .al edhe me BitCoin

Te tille shembuj tregojne qe BitCoin do integrohet gjithmone e me shumë ne tregje te ndryshme. Ne castin qe bitcoin do perdoret per blerje te mirash materiale, cmimi i saj do rritet dhe me shumë.

Cfarë e rrezikon BitCoin?

BitCoin ka dy rreziqe qe lidhen me pranimin ligjor te tregetise me kete monedhë, dhe anën teknike. Ana ligjore lidhet me pranimin apo ndalimin e kesaj monedhë nga perdorimi tregetar ne shtete te ndryshme. Megjithese ne një cast ndalese ligjore monedha do penalizohej shumë, tregu virtual dhe nevoja per një monedhë te tille nuk do e zhdukte nga qarkullimi. Pervec tregetise normale, ka dhe një paralele qe është tregetia e paligjshme qe ka një madhesi tregetia prej US$1.8 TRILLION ne vit. Pervec qarkullimit te parase ne akitivete te paligjshme, ne te ardhmen duke pare një rritje te monitorimit te sferes private, trendi do jete gjithmone e me shumë ne perdorim te monedhave virtuale. Shembulli klasik: Nëse Putin blen një Coca-Cola me MasterCard ne Rusi, sherbimet ne Amerike njoftohen menjëhere. Nëse vendos ta bleje me një monedhë virtuale qe garanton anonimitet, atehere askush nuk e di qe ai është i fiksuar pas Coca-Coles. Shtoni ketu argumente mbi sferen private si blerja e një libri si “1984” dhe do e kuptoni qe interesi per privatesi dhe blerje personale do jete gjithmone ne rritje.
Problemi teknik qendron tek ekipi qe e zhvillon BitCoin, fatkeqesisht vendimmarrjet e tyre e kane penalizuar shumë BitCoin keto kohe.

A duhet të investoj në Monedha Virtuale?

Monedha Virtuale jane një premtim akoma. Cdo investim duhet bere duke analizuar mirë cdo faktor. Nderkohe ka shumë skema mashtruese (shih psh BitConnect dhe premtimi i Return on Investment prej 200% brenda 4 muajve). Nëse deshiron te investosh, konsidero diversifikim te blerjeve ne disa monedha. Personalisht mendoj qe ne te ardhmen do kete BTC, Ethereum, Teether, Ripple, Lumen.

A e ndalon Banka e Shqipërisë tregëtimin e monedhave virtuale?

Legjislacioni Shqiptar ashtu si ai i shumë vendeve te tjera nuk ka një mbulim per te mirat “dixhitale” virtuale! Teknikisht Nëse dicka nuk është e ndaluar ne menyre specifike, atehere është e lejuar. Te pakten vendet e tjera bazohen mbi kete koncept. Mundet qe interpretimi ne Shqiperi te behet ndryshe, dhe fatkeqesisht shpeshhere ne injorance ne Shqiperi gjykohet qe Nëse dicka nuk është e permendur, atehere është e ndaluar. Megjithate, askush nuk ndalon blerjen dhe mbajtjen e një monedhë te tille aktuale.
Ne rast fitimi nga një blerje shitje, ligji shqiptar kerkon qe te pagush tatim mbi te ardhurat! Kjo do ndodhte në rastin e shitjes se bitcoin për fitim ne monedhën lokale. Ne ate cast është etike dhe ligjore qe te paguash taksat e tua!

Do ishte fantastike qe Banka e Shqiperise te ishte pioniere ne njohjen e monedhave virtuale dhe rregullimin e një baze ligjore qe lejonte qarkullimin e tyre. Do ishte dhe me ideale, nëse Banka e Shqiperise do nxirrte e para monedhën e saj virtuale (sic po konsideron dhe Rusia – Russia to Soon Get Its Own National Cryptocurrency http://www.newsbtc.com/2017/06/03/russia-soon-get-national-cryptocurrency/. Akademikët dhe specialistët shqiptarë të makro-ekonomisë duhet të jenë të hapur ndaj zhvillimeve të reja, dhe jo të paragjykojnë me nxitim.

Diskutimi eshte i gjate, megjithate nese nuk jeni dakort, mund te komentoni me poshte dhe me kenaqesi do lexoja mendimet tuaja.

Në mbështetje të Open Society Foundation (aktivitetit të Xhorxh Soros në Shqipëri)

Në portalin Opinion.al, Blendi Fevziu kishte një shkrim interesant me titull: “Dështimi i filozofisë së Sorosit në Shqipëri!“. Emri i Xhorxh Soros po lakohet fuqimisht kohët e fundit në “mediat” shqiptare dhe mund të thuhet me plot gojën që ka nje sulm politik ndaj personit dhe prezencës së tij ne Shqiperi. Blendi në shkrimin e tij përmend që dëshiron të bëje dhe një diskutim të hapur në Studion Opinion, por fatkeqësisht nuk ka asnjë mbeshtetës të Xhorxh Soros që mund të vijë në panel. (Dhe kjo është dështim pasi Soros ka investuar rreth 150 000 000 USD në programe në Shqipëri).

Në fakt, të mbrosh nga sulme politike një figurë publike aktive nuk është e mundur, përsa kohë nuk je i autorizuar apo i lidhur ngushtë me të. Do e shihja tepër realiste që një përfaqësues mediatik i Fondacionit të Hapur në Shqipëri të mbështeste fondacionin, por vetëm për sa kohe diskutohej mbi institucionin dhe jo mbi donatorin kryesor të atij institucioni. Të kërkosh të gjesh një mbrojtës të Soros në Shqiperi apo kudo nuk është e drejtë, për vetë faktin se po sulmohet individi dhe jo puna e tij. Nëse diskutimi do ishte mbi Fondacionin per Shoqëri të hapur, mendoj që gjërat do ishin ndryshe.

Unë nuk e njoh Xhorxh Soros, dhe mund ta shaj lehtë. Mund të bëhem dhe unë pjesë e turmës mainstream e ndoshta asaj antirrymës putinesite(kujtojme që sulmet ndaj tij nisen në Gjeorgjinë e ndarë në dysh nga rusët). Ndoshta është e vërtetë që ka pasur një mbështetje për Edi ramën dikur. Edhe mundet! Kur kujtoj politiken post-komuniste në Shqipëri, e kuptoj lehte se si sa e sa herë kemi gabuar duke mbështetur (me votë në rastin tonë) atë emrin që na jepte shpresë që dicka do ndryshojë pas fasadave të bukura….

Unë kam shkruar dy projekte që jane financuar nga Fondacioni per Shoqeri të Hapur dhe jam mbështetes i punës së ketij fondacioni. Projekti i paëe lindi teksa po shihnim nje video bashke me time shoqe nga Hans Rossling (Hans Rosling:The best stats you’ve ever seen). Teksa ne ishim të fryrë nga lajmet (ato në gazeta apo ato në televizion) me sharje, propogande dhe banalitete politike, Hans Rossling bënte thirrje për përdorimin e të dhënave për të parë progresin e një shoqerie. Sa mirë do ishte sikur të kishte më shume statistika ne mediat shqiptare, e kur te fliste nje udheheqes apo nje opozite te fliste mbi te dhena!?? Nisur nga ky frymëzim i castit kerkova online për mbeshtetje dhe megjithese aplikova ne nje organizate ne Angli që kërkonte ide organizatash në Ballkan, perfundova tek një zonjushë tepër e ndihmueshme në Budapest që mori përsipër të më ndihmonte të përmiresoja nje propozim i cili u financua po atë vit nga Fondacioni për Shoqeri të Hapur, dega Budapest! Keshtu lindi Open Data Albania(ODA)! Sot Open Data Albania është një ndër burimet më të plota transparencen ne sferen ekonomiko-politike shqiptare (dhe me donatorë të ndryshëm).(Pa dashur te marr asnje merite per ODA sot. Implementimi dhe jetegjatesia e ODA jane merite e AIS (ais.al). ODA drejtohet dhe ka angazhuar shumë ekspertë që tejkalojnë cdo pritshmëri fillestare që kishim në ODA fillesa!).

Projekti i dytë i financuar nga OSFA ishte dicka tërësisht tjetër. Ndërkohe që vazhdoja doktoraturën më binte të përplasesha me akademike dhe rrjete (networke e lobbe) të mire-organizuara akademike, e vendosa te shkruaja nje mini-propozim për një ACADEMIC’AL; një projekt të vogël që do te krijonte nje network online te akademikave shqiptare. Në këtë mënyrë, nëse deshiron te gjesh nje kërkues shkencor apo nje institut qe ben nje kerkim te ngjashem me kerkimin tend, atehere ti ke mundesine te gjesh nje informacion. Academic’al u mbeshtet po nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, por kësaj here nga dega në Washington.
ACADEMIC’AL eshte tërësisht akademik, e persa i perket ODA, duke qene se themeli i tij është Transparenca me të dhënat, projekti u ka “shërbyer” të gjitha forcave politike në Shqipëri. Ata që kanë bërë punë kanë pasur mundësi të tregojnë që kanë bërë punë me anë të të dhënave, e ata që kanë dashur të hulumtojnë ku rrjedh e abuzohet në Shqipëri, kane pasur mundesine ta gjejne nepermjet te dhenave! Kjo eshte e bukura e Transparences dhe prandaj te gjithe duhet ta duan!
Te dy keto projekte jane te mbeshtetura dhe ekzekutuara me tej nga AIS.

Një tjetë projekt i AIS gjithashtu nje projekt i financuar nga Fondacioni per Shoqeri te Hapur, kesaj rradhe dega Tirane është ZA’LART ! ZA’LART kishte si qëllim rritjen e angazhimit qytetar në raportime për padrejtësi gjatë procesit zgjedhor në Tiranë. Gjithashtu mbi të njëjtën etike si ODA, projekti ka pasqyruar thjeshtësisht problemet ne zgjedhjet e kaluara. Raportimet qytetare të ZA’LART u bënë pjesë e raportit të OSBE dhe u cituan në parlament dhe nga Dr. Sali Berisha për të treguar që zgjedhjet kishin probleme! Në castin që z. Berisha citon një raport të financuar nga OSFA mendoj që dhe ai bie dakort që aktiviteti i këtij Fondacioni është frytdhënës për shoqërinë shqiptare.

Ndërkohe, shifra prej 150 000 000 USD e OSFA në Shqipëri ka ardhur dhe si mbështetje për qindra studentë shqiptarë që janë edukuar jashtë (shumë në Bullgari apo në Budapest). Njoh disa studente të shkëlqyer që jane arsimuar në një nga këto projekte, dhe edhe ata janë shume mirënjohës punës së këtij Insticioni në Shqipëri (ime shoqe është një prej tyre).

Per mendimin tim, kjo fushatë e sulm politik i Soros ne Shqiperi është po aq me bazë sa komentet e kafeneve, megjithatë duket që në shoqërinë tonë ato zën’ vend mirë. Idetë paranojake dhe levizjet e tilla jane shume interesante. Jam i sigurt se dhe pas mbeshtetjes se OSFA per grupet ne minoritet apo psh komunitetin rom, qëndron nje konspiracion i frikshem… Do duhet ndonje nga ata personazhet e facebook qe dine vetem te shajne e pa koncept faktesh ta arsyetojnë.

ZA’LART 2017 – Ngritje fondesh

ZA’LART eshte nje projekt i AIS me qellim angazhimin qytetar ne denoncim e parregullsive gjate procesit te zgjedhjeve ne Shqiperi. Projekti ka sherbyer si monitorues i dy zgjedhjeve te kaluara, ato te 2013 dhe ato te 2015. Sic mesoj, ne castin qe po fillonim pergatitjet per zgjedhjet 2017 ne Shqiperi, donatori i projektit largohet (nuk do mbeshtese asnje projekt qe ka te beje me Zgjedhjet per shkak te sulmeve te shumta).

Pushteti i katert, Mediat ne Shqiperi jane aktualisht teresisht nje produkt Big Brother Orwellian. Me shume se nje mjet informimi, mediat ne Shqiperi jane si megafone te medhenj qe bejne gjithe diten propogande dhe shperlarje truri. Eshte shume e veshtire te gjesh sot nje medium qe percjell dicka transparente e te bazuar mbi fakte (flasim per fakte e jo “alternative-facts” te stilit Trumpetian).

Ne fakt une jam i ndikuar pasi kam punuar ne idene fillestare te ZA’LART. Megjithate, sidomost pas zgjedhjeve te vitit 2015 u binda qe projekti ia kishte arritur me se miri qellimit ne implementimin e tij. Raporti i OSBE pas zgjedhjeve, nder te tjera citonte disa here raportin e ZA’LART mbi parregullsite e hasura. Emri i ZA’LART u lakua dhe ne parlament ku politikane karriere iu referuan reagimeve qytetare ne nje platforme teresisht apolitike per te denoncuar parregullsi. Qytetaret me se fundi kishin nje vend ku mund te raportonin (dhe raportet botoheshin vetem pas nje verifimi te stafit ne terren).

Personalisht po shpresoja shume qe ZA’LART te vazhdonte, mbi te gjitha per te rritur angazhimin qytetar ne denoncime parregullsish (sepse ne Shqiptaret heshtim rende para padrejtesive, e duhet pune qe te na besh te ngreme zerin). AIS, organizata qe praktikisht merret me ZA’LART ka bere nje kerkese per ngritje fondesh nga qytetare. (Dhuro tani per ZA’LART -> http://ais.al/new/en/donations/).

E kuptoj qe ne nje shoqeri me shume probleme, kjo ngritje fondesh eshte pothuaj e pamundur, megjithate per cdo donacion qytetar qe do behet, une do dhuroj te njejten shume, duke dyfishuar shumen fillestare. Ju lutem shperndajeni kete shkrim!

Shqiperia nuk eshte Demokraci, por nje regjim hibrid, thote The Economist

Gazeta The Economist boton cdo vit nje indeks te nivelit te Demokracise per 167 shtete te ndryshme. Ne listen e ketyre vendeve eshte dhe Shqiperia, por a e dime ne se ne cfare regjimi jetojme?

Nderkohe qe te gjithe mendojme qe u shkeputem nga e kaluara autoritare e rregjimit komunist, sipas kritereve te The Economist, Shqiperia eshte nje regjim Hibrid!

Hibrid si fjale vjen nga latinishtja Hybrida qe do te thote produkti (pjella) nga ciftezimi i dy kafsheve te ndryshme.

Ne perceptimin e The Economist, ekstremet nga ku krijohen krijohen regjimet hibride jane Qeverite Autoritare + Qeverite Demokratike. Per t’u theksuar eshte qe shkalla varion nga 1 (Autoritare) deri ne <6 (Hibride). E me tej nga 6> ku fillojne demokracite e dobeta deri ne 10, Demokraci e Plote.

Shqiperia pozicionet prej vitesh ne Regjimet Hibride. Aty ku pushtetaret autoritar (Qeveri Autoritare = bindje totale dhe perulje ndaj autoritetit te nje personi apo organizimi dhe humbje e lirive individuale), percaktojne te ardhmen e pakicave qe pasurohen, dhe shumices derrmuese qe varferohet dhe ngelet e prapambetur qe te kontrollohet me mire.

Shqiperia eshte shenon 5.91 nga 10 ne nje indeks qe perllogaritet nga 60 kritere te ndryshme. Te njejtin indeks shenonim qe ne vitin 2008.

Burimi: The Economist

Si shtrembërohet një lajm! Ose a ka FAKE News në Shqipëri!

Kohet e fundit jemi mesuar me Gazeta ne forme traktesh. Dikur ishte Gazeta 55, e sot vendin e saj te denje e ka zene Gazeta TemA.

Para disa lajmesh, nga Open Data Albania doli nje raport mbi pasurine e ish-kryeredaktorit te Gazetes Korrier (e falimentuar prej vitesh), sot deputet i PS.  Lajmi buron nga raporti: Alfred PEZA, Pasuria – Deklarime. Nje lajm mund ta lexoni dhe tek Shqiperia.com Alfred Peza kthehet ne miliarder me detyren si deputet gruaja e tij aksionere ne nje banke private

Rilindas, Tregetar e Deputet

Skupi! Scoop, apo bomba sic i thuhet ndryshe eshte qe nje Gazetar i nje media te falimentuar, papritur kthehet ne RILINDAS, Businessman dhe sigurisht pak DEPUTET! Papritur, gruaja e tij behet aksionere ne nje nga bankat e nivelit te dyte dhe pasurise se tij i shtohen disa qindra miliona leke. Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Ne fund te fundit, faji i yni eshte qe i lejojme dhe enderrojme te behemi nje prej ketyre nastradinave qe jane te pasur shpejt.

Problemin sot e kam me traktin qe quhet TemA, ku vetem gazetari nuk ka me. TemA shfrytezon nje status te dyte te drejtoreshes se Open Data Albania  per ta nxjerre Pezen te lare e duke keqinterpretuar qellimisht nje status te saj ne Facebook.

Ne shpjegimin e saj, Aranita thote qe nëse Peza eshte paguar 5000-10000€ ne muaj (dhe si nikoqir i mire e ka mbajtur barkun thate e nuk ka blere kurre nje pale kepuce), matematikisht mund te arsyetoje pasurin e tij. Ajo NESE aty ne fillim te nje fjalie eshte nje kusht llogjik, qe per gazetarine e Temes nuk ka vlere fare.  Tema, shpreh qe “Sipas Brahaj-t, Alfred Peza është paguar si drejtor i Korrierit dhe Ora News me një shumë nga 5-10 mijë euro në muaj dhe duke marrë parasysh interesat bankare në 2000 deri 2010 me 5- 7 % ne vit, Brahaj thotë se llogaria përputhet me vlerat e deklaruara”. Nderkohe qe deklarata e saj ishte “nese eshte paguar kaq…” atehere mund te perputhet.

Nuk mund ta besoj kurre qe lajmi eshte shkruar nga nje naiv. E vërteta eshte qe TemA eshte nje tjeter trakt qeveritar qe duhet injoruar dhe futet ne kategorine e lajmeve paverteta “FAKE NEWS”.

FAKE NEWS ne Shqiperi!?

Fake news u bene te famshme ne para-fushaten elektorale per Presidencen e 2017 ne ShBA. Duke perfutuar nga deshira e nje shtrese shoqerie per te lexuar lajme te nje kategorie te caktuar, ne kete rast politike, disa portale ne internet shperthyen duke botuar pikerisht keto artikuj.

Edhe ne Shqiperi sot kemi te bejme me FAKE NEWS masive. Ndryshe nga ShBA, ku Fake-News jane pak por qe bien ne sy pasi jane jo te sakta, ne Shqiperi fake-news jane masive. Reportazhe te pararegjistruara, video te montuara neper zyra politike, gazeta qe shtremberojne te verteten e gazetare qe shkruajne vetem per te mbrojtur ate udheheqes e share ate tjetrin e kane vrare gazetarine dhe etiken gazetareske. Te pakta jane mediat qe shkruajne paster si Reporteri i BIRN, Publicus qe e shkaterruan qe ne lindje e ndonje tjeter.

Imazhi ne krye te faqes eshte Pinoku i kthyer ne Gomar pasi genjente gjithe diten.

 

Ligji i Tregetise online, ose varianti 2 i Ligjit Majlinda Bregu ndaj censures!

Shqiperia ka nje ligj mbi Tregetine Elektronike, ose ate qe shumekush nga ne e njeh me emrin e-Commerce. Ligji eshte aprovuar ne 2009 dhe pershkruan disa koncepte dhe perben tentativen e pare te Shtetit Shqiptar per te rregulluar aktivitetin online.

Nderkohe ne faqen e Ministrise se Inovacionit, ishte publikuar nje njoftim per: Konsultim publik për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike, të ndryshuar”” (link). Duke qene i interesuar per kete tregeti, gjeta mundesine te lexoj shkurtimisht ndryshimet e propozuara. Nderkohe qe prisja qe ligji te perforconte e te permiresonte terminologjine e e-Commerce, vej re qe ligji ka per qellim vetem krijimin e nje strukture censure!

Jo me larg se nje vit me pare, deputetja e Partise Demokratike Majlinda Bregu ndermori nje nismw ligjore, (nen petkun e Aleanca e Grave Deputete) ku tentohej te shtohej nje dispozite tranzitore në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. Ligji do detyronte administratorët e mediave online të pengonin publikimin e çdo komenti “që cenon nderin, personalitetin apo reputacionin e një personi”. (Fatkeqesisht, ne momentin e shkrimit te ketij artikulli me mungon referenca tek Nisma e zj. Bregu per ta pasqyruar me sakte). Nisma e zj. Bregu hasi ne rezistence dhe u shua pa zhurme. Reagime pati nga disa grupe, per fat te keq i vetmi qe munda te gjej online eshte kundershtimi nga Aleksander Cipa ne rolin e kryetarit te Unionit te Gazetareve Shqiptare (link).

Pas me pak se nje viti, Ligji per Tregetine Online (qe nuk duhet te kete te beje me censuren), vendos kushte per informacionin qe mund te jete online. Ndryshimet e sugjeruara fillojne me:

Neni 2, Paragrafi i fundit pak pikës iii) të shkronjës a) ndryshohet si më poshtë:

Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë veprimtaritë ekonomike që konsistojnë në shitjen e mallrave online, në shërbimet e ofruara pa pagesë sic janë shërbimet që
ofrojnë informacion, komunikime tregtare, mjete të kërkimit të informacionit, aksesin dhe shkarkimin e të dhënave në Internet; Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë gjithashtu shërbimet që konsistojnë në transmetimin ose ruajtjen e informacionit të siguruar nga marrësi i shërbimit përmes një rrjeti komunikimi. Veprimtaritë ekonomike  ku shpërndarja e mallrave apo ofrimi i shërbimeve bëhet jo elektronikisht, apo kur shërbimi ofrohet jo me kërkesë të vetë marrësit, nuk përbëjnë shërbime të shoqërisë së informacionit.

Ligji tashme nuk perfshin vetem tregetine a mallrave virtuale ne internet, por dhe shkembimin e informacionit, me apo pa pagese. Interesant eshte dhe zgjerimi i pergjegjesise lidhur me botimin e te dhenave. Amendimi tjeter i lidhur me kete pike vjen ne Nenin 3.

Neni 3:Në fund të nenit 5, shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
3. Përgjegjësitë e ofruesve të shërbimeve ndërmjetëse që mundësojnë transmetimin e thjeshtë, ruajtjen e shpejtë apo hostimin e përmbajtjes së siguruar nga marrësi i shërbimit, përcaktohen në Kreun V të këtij ligji.

Me tej, pika kulmore e vjen me futjen ne ligj te autoritetit te: “Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave” (ne nje ligj tregetar). Per ata qe nuk e kane parasysh rolin e Komisionerit te te Drejtes se Informimit dhe Mbrojtjes se te dhenave, kemi te bejme me nje autoritet qe eshte antiteza e te drejtes se informimit, dhe strofulla e mashtruesve qe duan te mos u ngele emri ne internet per denimet, kercenimet apo prapesite e tyre. Deri diku me te drejte, teresisht absurde kur kemi te bejme me militante partiake qe dergojne SMS kercenuese ministrave, e per fat te keq lajmet zhduken online pasi komisioneri e konsideron Mbrojtje te Dhenash, dhe jo te Drejte Informimi. Tani qe kemi nje ide cfare roli ka KY Komisioneri, Amendimi i rradhes:

Në fund të nenit 7, shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
“4. Në rast mos respektimi të detyrimeve të pikës 1 të këtij neni, marrësi i shërbimit, ka të drejtë të ankohet pranë autoriteteve zbatuese për mbrojtjen e të drejtave të  konsumatorit dhe/ose tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas rastit të shkeljes së konstatuar”.

Nese merrni nje leter nga Komisioneri, atehere keni kohe vetem 48 ore per te fshire materialin:

Neni 6
Në fund të shkronjës d) të nenit 16 shtohet fjalia: “Në çdo rast veprimi për heqjen apo çaktivizimin e informacionit të ruajtur bëhet brenda 48 orëve nga marrja e informacionit”.

Sipas Ligjit mbi “TREGETINE ONLINE”(!???), brenda 48 oresh, ai qe ofron informacionin (Redaksia e nje faqeje online, Hostuesi apo Internet Provideri) duhet te bllokoje informacionin. Mos u habisni qe heren tjeter qe dikush do nese lexoni diku Edi Rama eshte i papergjegjshem, Ilir Meta hajdut apo Sali Berisha psikopat, atehere kur te klikoni per lajmin tjeter ta gjeni faqen e bllokuar.

Kioskat Virtuale Shqiptare 2.0 (ose mund t’i besojme votimet online!?)

opinion-poll

Nese ka dicka qe mund te karakterizoje internetin kete vit ne Shqiperi eshte shtimi i “mediave”  online, ose portaleve me lajme.

Vala e pare e kesaj dukurie ishte kur Google Adsense garantonte nje fitim te vogel per lajmet copy-paste (shih nje artikull te vjeter mbi Kioskat Virtuale 1.0). Vala e dyte e kesaj dukurie, eshte kjo aktualja ku cdo gazetar(analist) ka hapur nje portal te vetin, ku premtimi besoj kesaj rradhe nuk vjen nga Google por nga sponsorat lokal.

Dje marr nje mesazh nga nje mik i cili me pyet “A mund te modifikohet nje Votim online!?”

Nje faqe me emrin Opinion.al kishte vendosur nje votim me emrin “Cili është politikani me aktiv në PD?”. Rezultatet ishin te cuditshme sipas tij, pasi Albana Vokshi kryesonte me mbi 200 vota, nderkohe qe Jozefina qe njihet per aktivizmin e saj kishte me pak se 20% te votave te Vokshit. Ne fakt eshte e veshtire te gjesh nje figure simpatike ne PD keto kohe (e ndoshta dhe ne ato kohet e tjera), (po perjashtoj Gertin ketu), por sidoqofte votimi ishte per politikanin me aktiv.

Ne diskutimin per votime te ngjashme, dy gjera jane te sigurta.

  1. Administratori i faqes mund te shpalle fitues ke te deshiroje ai!!!
  2. Votime te tilla jane lehtesisht te manipulueshme!

Pika e pare lidhet drejtperdrejt me sponsorizimin e ketyre “portaleve” te lajmeve (pa paragjykim per opinion.al, qe duket sikur eshte nisme e Blendi Fevziut, qe eshte servil me klas por prap nje cope servil pa integritet gazetarie do ngelet (gjykim i imi ky)). Administratori mund te ndryshoje votimin si te doje e kur te doje. Nese politikani qe simpatizon nuk eshte ne vendin e pare, mos u shqeteso, nuk do jete kurre ne ate votim! Keto votime kane te bejne me nje dominim te vazhdueshem.

Pika e dyte lidhet me faktin qe nese ka njerez qe vjedhin vota, mund te mendosh qe nje poll te thjeshte online e vjedhin dhe e ndryshojne si te duash. Per prove, i tregova mikut se si te ngrinte numrin e votave per dike tjeter. Si prove u mor Jozefina (qe mund te kete nje fare baze me te gjere se Vokshi). Ne castin e pare votimi qendronte 75 Jozefina dhe  230  Vokshi. Ne mbremje per kuriozitet u hodha nje sy votave dhe vura re qe Vokshi kryesonte me 5 vota plus. Sot ne mengjes Vokshi kryesonte serish.

Morali i diskutimit eshte: Vokshi eshte padyshim politikanja me aktive ne PD OPINION.AL

Nese i njejti votim do te behej ne nje portal tjeter, atehere nuk do habitesha te shihja pershembull Ed Paloken!

Dhe miresevini ne Kioskat Virtuale 2.0. Nese jeni te interesuar per “fundraising”, drejtohuni prane Politikaneve “me leke”.

 

P.S Nese deshironi te luani dhe te bindeni per argumentin e Opinion.al dhe Vokshi, mjafton te votoni, fshini cookies, votoni… Ju siguroj se do humbisni kohen tuaj kot 🙂

P.S.S Me duket se Zheji, qe ka gjuhen te futur shume thelle ne … servilizmin dhe Meten (sot per sot) por ka ngelur pa nje kioske te tijen. Nese e njeh dikush, t’i thote qe mund t’ia ndertoj une nje se mesa shoh, e vetmja menyre qe populli te fitoj eshte nga lufta politike.

ZALART, nje platforme qytetare per raportime parregullsish

Dhe zgjedhjet po afrojne. Sic ndodh rendom ne ditet prag-zgjedhje, anet me te erreta te servilizmave, presioneve financiare per vendin e punes, 50 mije leke apo nje thes grure e te tjera metoda meskine fillojne e lulezojne ne kete sezon. Te hasura individualisht keto dukuri nuk kane shume peshe. Ato vijne, kalojne dhe tregohen si histori gjysem te besueshme e gjysem te pabesueshme. Per te evidentuar te tilla raste e ndoshta dhe per te treguar qe ne na bien ne sy te tilla parregullsi, vajzat e AIS kane ri-botuar faqen e ZALART.AL

Zalart eshte nje platform raportimesh qytetare. Qellimi i saj nuk eshte monitorimi i zgjedhjeve per te treguar parregullsite, por nje perpjekje per te treguar qe populli eshte i vemendshem ndaj rasteve te tilla. Raportimet mund te behen direkt ne faqen web, por duke qene se cdo kush e ka nje celular sot, nje APP ne Android dhe iPhone eshte teper me praktik.

Une shkarkova applikim e Android nga Google Play dhe applikimi ecen pa probleme. Mund te lexoj raporte problemesh me zgjedhjet qe po ndodhin (pa pasur nevoje te hap TV me flamuj te nje partie X) e te shoh cfare raportohet si parregullsi nga qytetaret. Per te shmangur problemet me raportime te pasakta, raportimet kane nje shenim qe eshte i verifikuar apo jo nga anetare ne terren te Zalart. Nese mendoni se jeni sadopak te shqetesuar per “demokracine” dhe drejtesi ne zgjedhje, ju sugjeroj ta shkarkoni dhe te jeni dhe ju pjese e nje levizje qytetare.

Gjergj Bojaxhi për Tiranën!

E nisa këtë shkrim me një titull paksa militant por e vërteta është që jam i gëzuar që Gjergj Bojaxhi po garon për Tiranën. Të mos keqkuptohem, Gjergjin as e njoh e ai as ia ka idenë kush mund të jem (pra nuk ka asgjë për militantizëm).

Ky shkrim është thjesht një renditje e arsyeve pse do votoja për z. Bojaxhi dhe pse mendoj që është kandidatura më e mirë.

Integriteti dhe Sensi i së Drejtës

E vlerësoj shumë faktin që Gjergji Bojaxhi u ndodh pranë një force politike, por nuk u la të përpunohej në epruvetë nga kjo forcë sic ndodh me shumë të gjithë politikanët e rinj. Po është e vërtetë, cdo politikan i ri që është futur në politikë e ka shitur shpirtin për hir të karrierës. Dikush duke bërë zëdhënësin e duke nxjerrë nga goja gjëra që nuk i pelqejnë, e dikush duke mbyllur sytë para vjedhjeve, abuzimeve e korrupsionit masiv.

Bojaxhi punoi duke dhënë maksimumin në cdo pozicion që ka mbajtur. Kam vënë re nga biseda të ndryshme që si nga kampet kundershtare ashtu dhe nga njerëzit prane PD ai gjithmonë është vlerësuar si Njeri Punëtor. Bashkë me një grup të vogël individësh, ai nuk u integrua si pjesë e llogjeve të PDsë, por u vecua kur e pa që kjo forcë politike nuk aspironte të njëjtat vlera si ai. Integriteti dhe karakteri janë dicka e rrallë. Nuk mund të pritet drejtësi, paanshmëri dhe jo korruptim nga njerëz që nuk i kanë këto vlera.

Vlerat Individuale

Votimi i një kandidati për kryetar i një bashkie nuk është i ndryshëm nga marrja në punë e një personi. Në një interviste për punë, ka disa kritere që vlerësohen dhe më poshtë të rendituar të njëjtat kritere dhe argumentim për Gjergji Bojaxhi.

Bojaxhi ka një eksperience shumë pozitive ne administraten shteterore. Vleresimet zyrtare dhe shoqerore per te kane qene gjithmone pozitive.
Fakti qe ka qene ne rol drejtues dhe ka pasur suksese ne punen e tij nenkupton qe ai automatikisht është i pajisur me vecori si:

  • Aftësi si drejtues (Leadership skills)
  • Aftësi organizuese (Organization skills)
  • Aftësi per te zgjidhur probleme te ndryshme (Problem-solving Skills)
  • Pjekuri etj.

Nga një interviste qe pashe ne studion e Ilva Tare, vura re dhe disa vecori te tjera. Ne dallim nga shumë politikane te tjere, Bojaxhi ka dhe një sens fisnikerie. Pershembull ai ne cdo cast u qendroi korrekt punedhenesve te meparshem duke folur per deshtime te pergjithshme por pa hedhur balte dhe me një fare pjekurie dhe vleresimi ne varesi te situatave.

Entuziazëm Real dhe jo Mallëngjime të Shtirura

Profili i gjithanshem i Bojaxhi dhe eksperienca e tij flet per një angazhim per te dhene me te miren ne cdo pune te mundshme. Ne garen per Bashkine e Tiranes 2015, kjo shprehet me një entuziazem real. Bojaxhi është ne gare per te qene bashkiaku i Tiranes, per te ndihmuar realisht ne permiresimin e kesaj bashkie. Kjo është e kundert nga qellimi i dy forcave te tjera politike ku beteja per Bashkine e Tiranes shihet si parabeteja elektorale te rradhes.

Bashkia e Tiranes është shembulli me i mirë per te treguar se si kjo bashki është perdorur vetem politikisht ne keto vite. Nën drejtimin e Edi Rames, persa kohe ai nuk ishte person partiak (por vetem i zgjedhur partiak), Bashkia e kryeqytetit lulezoi. Në castin qe Edi Rama u be drejtues i PS dhe PS ishte forca ne opozite, Tirana u la ne meshire te fatit! Ndokush mund te mendoje se kjo ishte per mungese fondesh. Megjithate per te qene realiste, kjo ishte dhe një loje psikologjike per te degraduar një qytet e per te mbjelle një ndjesi regresi nga qeverisja qendrore.

Atë që beri Edi Rama ne 2 mandatet e fundit ne drejtimin e Bashkise se Tiranes po ben dhe Lulezim Basha, drejtuesi de-juro i PD. Tirana pati një ndryshim te vogel ne ditet e para te qeverisjes. Me pas filloi një degradim i avashte qe vihet re ne cdo qelize te qytetit qe nuk është Sheshi Skenderbej. Nese ne rastin e Edi Rames, mendoj qe ishte e qellimshme per efekt psikologjik, ne rastin e Lulezim Bashes mendoj qe është thjesht një problem impotence drejtuesi, dhe abuzimi te mirëfillte me fondet.

Gjergji Bojaxhi nuk ka qëllim ta përdorë Tiranën në degradim për efekt psikologjik. Në kontrast me z. Basha, Gjergji ka treguar që ka aftësitë drejtuese dhe integritetin për të punuar për hir të punës.

Kandidatët e PS dhe PD

Nuk kam asgje kunder kandidateve te PS dhe PD. Personalisht mendoj se si njërez jane dy zgjedhje shumë te mira. Dr. Halim Kosova gezon një respekt te pergjithshem si profesionist. Erion Veliaj ka treguar qe është një njëri teper energjik dhe punetor.

Megjithate, besoj ne një pozicionim te profesioneve ku e kam te veshtire ta shoh një doktor te afte te merret me administrimin e një super-firme (pasi një bashki nuk është asgje me shumë se një firme sociale). Rasti më i freskët që kam për një doktor mjekësie që tenton të drejtoje një super-firmë sociale është Dr. Sali Berisha. Askush nuk mund te thote se ai ka qene një kryeminister i afte. Mungesa e nocioneve ekonomike e bejne ate një super deshtim ekonomik. Per fat te mirë Dr. Berisha është një politikan i klasit te pare (post-komunist) dhe kjo e ka mbajtur ne loje. Nuk besoj se profili personal i Dr. Halim Kosoves do i perputhej atij te një administratori.

Erion Veliaj mund të jetë ndër figurat më frymëzuese për brezin tim me Lëvizjen “Mjaft”. Zgjedhja e tij politike mund të shihet si një dëshirë për të vazhduar betejën e tij në një nivel tjetër. E kuptoj deri diku, dhe kam pershtypjen se ka bërë një punë shumë të kënaqshme në drejtimin si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Megjithate, përdorja si xhol në këtë cast për një luftë politike të PS nuk mendoj se është levizja e duhur për të personalisht. Për fat të keq, PS nuk është më mirë se PD që luftonte Veliaj dikur dhe ndoshta do duhet dhe ca kohe që Veliaj të reflektojë e të pozicionohet duke gjetur integritetin e humbur.

A ka shpresa reale per Gjergji Bojaxhi per te fituar!?

Mendoj qe kjo pyetje do beje shumekend te hezitojne ne votim. Perballe populizmit dhe votes se shtreses injorante te shoqerise (qe mendoj votojne shpeshhere PD) apo shtreses politike/burokrate qe votojne nen kercenimin e nje vendi pune, fushata e Gjergji Bojaxhi do jete shume e veshtire.

Megjithate beteja nuk eshte e pamundur. Personalisht do sugjeroja per nje praktike te bazuar mbi analizim te dhenash. Nje analize e mire e votuesve do i jepte mundesine stafit te Bojaxhi te bente nje lufte te zgjuar per te fituar pikerisht ato vota qe i nevojiten. E mira eshte qe sot ka shume te dhena nga rrjetet sociale. Nje praktike mbi analizim te dhenash dhe kontakte te drejtperdrejta si ajo qe u perdor nga ekipi i Obames ne zgjedhjet e 2008 do mund te ndikonte ndjeshem rezultatin ne favor te Bojaxhi. All about the data! Perdorini!

Tirana Startup Weekend

Nese po lexoni kete lajm, qofte nga nje lidhje e Twitter, Facebook apo direkt tek faqja e internetit, atehere duhet patjeter te regjistroheni tek Tirana Startup Weekend 2012. Nuk ka rendesi profesioni juaj, nuk ka rendesi ne jeni akoma student apo dhe nxenes. Nje Startup Weekend eshte nje vend ideal per ata qe duan te punojne, per ata qe kane nje ide e nje enderr per te ndryshuar dicka.

Tirana Startup Weekend eshte nje maratone 54 oreshe ku krijohen dhe implementohen projekte te reja. Gjithcka nis me nje prezantim te ideve (pitches) dhe gjate prezantimit behet ftese per persona me aftesi ne fusha te caktuara. Psh nje ekonomist me nje ide ne fushen e marketingut mund te kete nevoje per nje designer dhe nje zhvillues aplikimesh per te kthyer idene ne realitet. (Edhe nese nuk keni nje ide briliante, mund te beheni pjese e nje grupi qe do punoje per nje ide te tille.)

Personalisht jam shume entuziast per nje aktivitet te tille ne Tirane (entuziazem= 5000km rruge per te qene prezent). Entuziazmi lidhet me gjithe ato ide qe kemi pasur dhe akoma kemi. Shume inisiativa te vjetra shqiptare, me shume impakt ne vizitore nuk kane mundur te kthehen ne biznese te suksesshme.  Nje Startup Weekend ju ofron gjithcka normalisht ju duhet per nje biznes te mire: Ide, Skuader, nje keshilltar (mentor) dhe motivim! Me besoni qe secili nga faktoret me siper eshte i rendesisshem ne krijimin e nje projekti.

Studioni qe me pare Keshilltaret dhe zgjidhni me te pershtatshmin per projektin tuaj. (Personalisht mbaj akoma lidhje me “mentorin” tim). Per projekte marketingu do sugjeroja qe te zgjidhej Redon Skikuli i 1UP; per projekte interneti teper kreative mund te konsideroni Celik Nimanin apo dhe Flamur Mavrajn (sidomos nese jeni nje talent i design-it). Per projektet akademike keni shume mundesi mes disa ligjerues nga Universitete shqiptare Elton Domnori, Paul Neumann, Igli Hakrama, Edlira Kalemi;  Per projekte qe mund te angazhojne shoqerine civile, levizje qytetare apo qeverine mund te tentoni me Endri Matajn apo dhe me Fredrik Syversen. Nese vini i veshur me kostum dhe ndjeni qe deshironi te gjuani korporatat atehere mentori me i mire do ishte Dritan Mezini!

Sic e shihni lista e mentoreve te ketij Startupi eshte e gjate dhe do gjeni me verte njerez qe kane dicka per te dhene. Sa me shume t’i njihni e sa me shume te takoni, aq me shume do perfitoni! Pas disa vite ne drejtim te disa projekteve kam mesuar se nder gjerat me te rendesisshme ne nje biznes eshte rrjeti i njerezve qe njeh e te njohin!