Libra 2017

Nese ka dicka qe e ndryshon karakterin dhe perceptimin tone per boten jane librat. Me poshte nje liste me 10 libra qe planifikoj te lexoj ne kete vit.

1 . Flower for Algernon i Daniel Keyes -> Impakti dhe konflikti i inteligjences me emocionet.

  1. The Unbearable Lightness of Being  i Milan Kundera (rilexim). Versionin e pare e kam lexuar italisht, tani rilexim anglisht. Kundera nuk flet per njerez fisnik, per njerez te paster, por per njerez kompleks e real. Paplotshmeria e jetes se tyre fillon e merr fund pa rendesi, e megjithate ia vlen ta rilexosh.

  2. Ruhm. Ein Roman in neun Geschichten i Daniel Kehlmann, sepse duhet pasur gjithmone nje sy ne letersine gjermane. Me pare kam lexuar Measuring the World (Anglisht) pa shume pritshmeri. Le te shohim nese leximi ne origjinal do me ndihmoje te shijoj letersine e Kehlmann.

  3. Shock Doctrine i Naomi Klein. Libri eshte me shume se nje manifest anti-korporativ dhe anti-neoliberalism. Megjithese kapitujt e pare i kam nisur qe ne 2015, mezi pres qe te perfundoj leximin e tij. Mendoj qe libri te shtyn te mendosh ne nje kendveshtrim teper te majte politik, por padyshim nje lexim me vlere per politikat globale korporative.

  4. Death Triology (last book Soul Music) i Terry Prachett. Prachett me ka pushtuar me Small Gods. Megjithate magjia e Small Gods nuk percillet dhe aq mire ne Death Triology. Soul Music duhet perfunduar sdq brenda ketyre diteve per t’i lene vendin ndonje pjese tjeter nga bashkesia e Discoworld.

  5. The Road – Cormac McCarthy. Megjithese nuk e njoh fare si shkrimtar, shoh vazhdimisht referenca tek veprat e tij. Duket sikur letersia e tij lidhet me simpatizuesit e Prachett (me siper).

  6. Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixteenth-Century Mediterranean World i Noel Malcolm. Malcolm eshte historian dhe ka kontribuar shume ne botimin e fakteve per shqiptaret dhe Kosoven. Nder librat e paket te rekomanduar nga im ate, i cil me tregon se Malcolm ka referenca dhe tek stergjysherit e mi ne zonen e Kryeziut (Kryezezet e Buzezet).

8. The Snake Stone – Jason Goodwin pasi i adhuroj romanet historik. E kam kuptuar per here te pare qe i pelqej romanet qe nderthurin nje histori jo ekzistuese mes eventeve historike reale. (Dicka ku bazon punen e tij dhe Dan Brown). Pas leximit te Janissary Tree, pa ndonje pritshmeri, vendosa te vazhdoj me nje tjeter roman te Goodwin. 

  1. Catch-22 nga Joseph Heller pasi duhet te jete sa i mprehte e argetues, po aq dhe luftues ndaj disa dogmave si nacionalizmi.

  2. Ishmael nga Daniel Quinn pasi libri fillon me: “Teacher seeks pupil. Must have an earnest desire to save the world. Apply in person.” A nuk e kemi te gjithe nje deshire per te shpetuar boten, e nderkohe jetojme ne nje etike te korruptuar?

 

Nese arrin tek kjo faqe dhe ke nje sugjerim, ndjehu i lire te komentosh. x-)

 

 

Leave a Reply