ZA’LART 2017 – Ngritje fondesh

ZA’LART eshte nje projekt i AIS me qellim angazhimin qytetar ne denoncim e parregullsive gjate procesit te zgjedhjeve ne Shqiperi. Projekti ka sherbyer si monitorues i dy zgjedhjeve te kaluara, ato te 2013 dhe ato te 2015. Sic mesoj, ne castin qe po fillonim pergatitjet per zgjedhjet 2017 ne Shqiperi, donatori i projektit largohet (nuk do mbeshtese asnje projekt qe ka te beje me Zgjedhjet per shkak te sulmeve te shumta).

Pushteti i katert, Mediat ne Shqiperi jane aktualisht teresisht nje produkt Big Brother Orwellian. Me shume se nje mjet informimi, mediat ne Shqiperi jane si megafone te medhenj qe bejne gjithe diten propogande dhe shperlarje truri. Eshte shume e veshtire te gjesh sot nje medium qe percjell dicka transparente e te bazuar mbi fakte (flasim per fakte e jo “alternative-facts” te stilit Trumpetian).

Ne fakt une jam i ndikuar pasi kam punuar ne idene fillestare te ZA’LART. Megjithate, sidomost pas zgjedhjeve te vitit 2015 u binda qe projekti ia kishte arritur me se miri qellimit ne implementimin e tij. Raporti i OSBE pas zgjedhjeve, nder te tjera citonte disa here raportin e ZA’LART mbi parregullsite e hasura. Emri i ZA’LART u lakua dhe ne parlament ku politikane karriere iu referuan reagimeve qytetare ne nje platforme teresisht apolitike per te denoncuar parregullsi. Qytetaret me se fundi kishin nje vend ku mund te raportonin (dhe raportet botoheshin vetem pas nje verifimi te stafit ne terren).

Personalisht po shpresoja shume qe ZA’LART te vazhdonte, mbi te gjitha per te rritur angazhimin qytetar ne denoncime parregullsish (sepse ne Shqiptaret heshtim rende para padrejtesive, e duhet pune qe te na besh te ngreme zerin). AIS, organizata qe praktikisht merret me ZA’LART ka bere nje kerkese per ngritje fondesh nga qytetare. (Dhuro tani per ZA’LART -> http://ais.al/new/en/donations/).

E kuptoj qe ne nje shoqeri me shume probleme, kjo ngritje fondesh eshte pothuaj e pamundur, megjithate per cdo donacion qytetar qe do behet, une do dhuroj te njejten shume, duke dyfishuar shumen fillestare. Ju lutem shperndajeni kete shkrim!

Shqiperia nuk eshte Demokraci, por nje regjim hibrid, thote The Economist

Gazeta The Economist boton cdo vit nje indeks te nivelit te Demokracise per 167 shtete te ndryshme. Ne listen e ketyre vendeve eshte dhe Shqiperia, por a e dime ne se ne cfare regjimi jetojme?

Nderkohe qe te gjithe mendojme qe u shkeputem nga e kaluara autoritare e rregjimit komunist, sipas kritereve te The Economist, Shqiperia eshte nje regjim Hibrid!

Hibrid si fjale vjen nga latinishtja Hybrida qe do te thote produkti (pjella) nga ciftezimi i dy kafsheve te ndryshme.

Ne perceptimin e The Economist, ekstremet nga ku krijohen krijohen regjimet hibride jane Qeverite Autoritare + Qeverite Demokratike. Per t’u theksuar eshte qe shkalla varion nga 1 (Autoritare) deri ne <6 (Hibride). E me tej nga 6> ku fillojne demokracite e dobeta deri ne 10, Demokraci e Plote.

Shqiperia pozicionet prej vitesh ne Regjimet Hibride. Aty ku pushtetaret autoritar (Qeveri Autoritare = bindje totale dhe perulje ndaj autoritetit te nje personi apo organizimi dhe humbje e lirive individuale), percaktojne te ardhmen e pakicave qe pasurohen, dhe shumices derrmuese qe varferohet dhe ngelet e prapambetur qe te kontrollohet me mire.

Shqiperia eshte shenon 5.91 nga 10 ne nje indeks qe perllogaritet nga 60 kritere te ndryshme. Te njejtin indeks shenonim qe ne vitin 2008.

Burimi: The Economist

Si shtrembërohet një lajm! Ose a ka FAKE News në Shqipëri!

Kohet e fundit jemi mesuar me Gazeta ne forme traktesh. Dikur ishte Gazeta 55, e sot vendin e saj te denje e ka zene Gazeta TemA.

Para disa lajmesh, nga Open Data Albania doli nje raport mbi pasurine e ish-kryeredaktorit te Gazetes Korrier (e falimentuar prej vitesh), sot deputet i PS.  Lajmi buron nga raporti: Alfred PEZA, Pasuria – Deklarime. Nje lajm mund ta lexoni dhe tek Shqiperia.com Alfred Peza kthehet ne miliarder me detyren si deputet gruaja e tij aksionere ne nje banke private

Rilindas, Tregetar e Deputet

Skupi! Scoop, apo bomba sic i thuhet ndryshe eshte qe nje Gazetar i nje media te falimentuar, papritur kthehet ne RILINDAS, Businessman dhe sigurisht pak DEPUTET! Papritur, gruaja e tij behet aksionere ne nje nga bankat e nivelit te dyte dhe pasurise se tij i shtohen disa qindra miliona leke. Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Ne fund te fundit, faji i yni eshte qe i lejojme dhe enderrojme te behemi nje prej ketyre nastradinave qe jane te pasur shpejt.

Problemin sot e kam me traktin qe quhet TemA, ku vetem gazetari nuk ka me. TemA shfrytezon nje status te dyte te drejtoreshes se Open Data Albania  per ta nxjerre Pezen te lare e duke keqinterpretuar qellimisht nje status te saj ne Facebook.

Ne shpjegimin e saj, Aranita thote qe nëse Peza eshte paguar 5000-10000€ ne muaj (dhe si nikoqir i mire e ka mbajtur barkun thate e nuk ka blere kurre nje pale kepuce), matematikisht mund te arsyetoje pasurin e tij. Ajo NESE aty ne fillim te nje fjalie eshte nje kusht llogjik, qe per gazetarine e Temes nuk ka vlere fare.  Tema, shpreh qe “Sipas Brahaj-t, Alfred Peza është paguar si drejtor i Korrierit dhe Ora News me një shumë nga 5-10 mijë euro në muaj dhe duke marrë parasysh interesat bankare në 2000 deri 2010 me 5- 7 % ne vit, Brahaj thotë se llogaria përputhet me vlerat e deklaruara”. Nderkohe qe deklarata e saj ishte “nese eshte paguar kaq…” atehere mund te perputhet.

Nuk mund ta besoj kurre qe lajmi eshte shkruar nga nje naiv. E vërteta eshte qe TemA eshte nje tjeter trakt qeveritar qe duhet injoruar dhe futet ne kategorine e lajmeve paverteta “FAKE NEWS”.

FAKE NEWS ne Shqiperi!?

Fake news u bene te famshme ne para-fushaten elektorale per Presidencen e 2017 ne ShBA. Duke perfutuar nga deshira e nje shtrese shoqerie per te lexuar lajme te nje kategorie te caktuar, ne kete rast politike, disa portale ne internet shperthyen duke botuar pikerisht keto artikuj.

Edhe ne Shqiperi sot kemi te bejme me FAKE NEWS masive. Ndryshe nga ShBA, ku Fake-News jane pak por qe bien ne sy pasi jane jo te sakta, ne Shqiperi fake-news jane masive. Reportazhe te pararegjistruara, video te montuara neper zyra politike, gazeta qe shtremberojne te verteten e gazetare qe shkruajne vetem per te mbrojtur ate udheheqes e share ate tjetrin e kane vrare gazetarine dhe etiken gazetareske. Te pakta jane mediat qe shkruajne paster si Reporteri i BIRN, Publicus qe e shkaterruan qe ne lindje e ndonje tjeter.

Imazhi ne krye te faqes eshte Pinoku i kthyer ne Gomar pasi genjente gjithe diten.

 

Ligji i Tregetise online, ose varianti 2 i Ligjit Majlinda Bregu ndaj censures!

Shqiperia ka nje ligj mbi Tregetine Elektronike, ose ate qe shumekush nga ne e njeh me emrin e-Commerce. Ligji eshte aprovuar ne 2009 dhe pershkruan disa koncepte dhe perben tentativen e pare te Shtetit Shqiptar per te rregulluar aktivitetin online.

Nderkohe ne faqen e Ministrise se Inovacionit, ishte publikuar nje njoftim per: Konsultim publik për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike, të ndryshuar”” (link). Duke qene i interesuar per kete tregeti, gjeta mundesine te lexoj shkurtimisht ndryshimet e propozuara. Nderkohe qe prisja qe ligji te perforconte e te permiresonte terminologjine e e-Commerce, vej re qe ligji ka per qellim vetem krijimin e nje strukture censure!

Jo me larg se nje vit me pare, deputetja e Partise Demokratike Majlinda Bregu ndermori nje nismw ligjore, (nen petkun e Aleanca e Grave Deputete) ku tentohej te shtohej nje dispozite tranzitore në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. Ligji do detyronte administratorët e mediave online të pengonin publikimin e çdo komenti “që cenon nderin, personalitetin apo reputacionin e një personi”. (Fatkeqesisht, ne momentin e shkrimit te ketij artikulli me mungon referenca tek Nisma e zj. Bregu per ta pasqyruar me sakte). Nisma e zj. Bregu hasi ne rezistence dhe u shua pa zhurme. Reagime pati nga disa grupe, per fat te keq i vetmi qe munda te gjej online eshte kundershtimi nga Aleksander Cipa ne rolin e kryetarit te Unionit te Gazetareve Shqiptare (link).

Pas me pak se nje viti, Ligji per Tregetine Online (qe nuk duhet te kete te beje me censuren), vendos kushte per informacionin qe mund te jete online. Ndryshimet e sugjeruara fillojne me:

Neni 2, Paragrafi i fundit pak pikës iii) të shkronjës a) ndryshohet si më poshtë:

Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë veprimtaritë ekonomike që konsistojnë në shitjen e mallrave online, në shërbimet e ofruara pa pagesë sic janë shërbimet që
ofrojnë informacion, komunikime tregtare, mjete të kërkimit të informacionit, aksesin dhe shkarkimin e të dhënave në Internet; Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë gjithashtu shërbimet që konsistojnë në transmetimin ose ruajtjen e informacionit të siguruar nga marrësi i shërbimit përmes një rrjeti komunikimi. Veprimtaritë ekonomike  ku shpërndarja e mallrave apo ofrimi i shërbimeve bëhet jo elektronikisht, apo kur shërbimi ofrohet jo me kërkesë të vetë marrësit, nuk përbëjnë shërbime të shoqërisë së informacionit.

Ligji tashme nuk perfshin vetem tregetine a mallrave virtuale ne internet, por dhe shkembimin e informacionit, me apo pa pagese. Interesant eshte dhe zgjerimi i pergjegjesise lidhur me botimin e te dhenave. Amendimi tjeter i lidhur me kete pike vjen ne Nenin 3.

Neni 3:Në fund të nenit 5, shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
3. Përgjegjësitë e ofruesve të shërbimeve ndërmjetëse që mundësojnë transmetimin e thjeshtë, ruajtjen e shpejtë apo hostimin e përmbajtjes së siguruar nga marrësi i shërbimit, përcaktohen në Kreun V të këtij ligji.

Me tej, pika kulmore e vjen me futjen ne ligj te autoritetit te: “Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave” (ne nje ligj tregetar). Per ata qe nuk e kane parasysh rolin e Komisionerit te te Drejtes se Informimit dhe Mbrojtjes se te dhenave, kemi te bejme me nje autoritet qe eshte antiteza e te drejtes se informimit, dhe strofulla e mashtruesve qe duan te mos u ngele emri ne internet per denimet, kercenimet apo prapesite e tyre. Deri diku me te drejte, teresisht absurde kur kemi te bejme me militante partiake qe dergojne SMS kercenuese ministrave, e per fat te keq lajmet zhduken online pasi komisioneri e konsideron Mbrojtje te Dhenash, dhe jo te Drejte Informimi. Tani qe kemi nje ide cfare roli ka KY Komisioneri, Amendimi i rradhes:

Në fund të nenit 7, shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
“4. Në rast mos respektimi të detyrimeve të pikës 1 të këtij neni, marrësi i shërbimit, ka të drejtë të ankohet pranë autoriteteve zbatuese për mbrojtjen e të drejtave të  konsumatorit dhe/ose tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas rastit të shkeljes së konstatuar”.

Nese merrni nje leter nga Komisioneri, atehere keni kohe vetem 48 ore per te fshire materialin:

Neni 6
Në fund të shkronjës d) të nenit 16 shtohet fjalia: “Në çdo rast veprimi për heqjen apo çaktivizimin e informacionit të ruajtur bëhet brenda 48 orëve nga marrja e informacionit”.

Sipas Ligjit mbi “TREGETINE ONLINE”(!???), brenda 48 oresh, ai qe ofron informacionin (Redaksia e nje faqeje online, Hostuesi apo Internet Provideri) duhet te bllokoje informacionin. Mos u habisni qe heren tjeter qe dikush do nese lexoni diku Edi Rama eshte i papergjegjshem, Ilir Meta hajdut apo Sali Berisha psikopat, atehere kur te klikoni per lajmin tjeter ta gjeni faqen e bllokuar.

Kioskat Virtuale Shqiptare 2.0 (ose mund t’i besojme votimet online!?)

opinion-poll

Nese ka dicka qe mund te karakterizoje internetin kete vit ne Shqiperi eshte shtimi i “mediave”  online, ose portaleve me lajme.

Vala e pare e kesaj dukurie ishte kur Google Adsense garantonte nje fitim te vogel per lajmet copy-paste (shih nje artikull te vjeter mbi Kioskat Virtuale 1.0). Vala e dyte e kesaj dukurie, eshte kjo aktualja ku cdo gazetar(analist) ka hapur nje portal te vetin, ku premtimi besoj kesaj rradhe nuk vjen nga Google por nga sponsorat lokal.

Dje marr nje mesazh nga nje mik i cili me pyet “A mund te modifikohet nje Votim online!?”

Nje faqe me emrin Opinion.al kishte vendosur nje votim me emrin “Cili është politikani me aktiv në PD?”. Rezultatet ishin te cuditshme sipas tij, pasi Albana Vokshi kryesonte me mbi 200 vota, nderkohe qe Jozefina qe njihet per aktivizmin e saj kishte me pak se 20% te votave te Vokshit. Ne fakt eshte e veshtire te gjesh nje figure simpatike ne PD keto kohe (e ndoshta dhe ne ato kohet e tjera), (po perjashtoj Gertin ketu), por sidoqofte votimi ishte per politikanin me aktiv.

Ne diskutimin per votime te ngjashme, dy gjera jane te sigurta.

  1. Administratori i faqes mund te shpalle fitues ke te deshiroje ai!!!
  2. Votime te tilla jane lehtesisht te manipulueshme!

Pika e pare lidhet drejtperdrejt me sponsorizimin e ketyre “portaleve” te lajmeve (pa paragjykim per opinion.al, qe duket sikur eshte nisme e Blendi Fevziut, qe eshte servil me klas por prap nje cope servil pa integritet gazetarie do ngelet (gjykim i imi ky)). Administratori mund te ndryshoje votimin si te doje e kur te doje. Nese politikani qe simpatizon nuk eshte ne vendin e pare, mos u shqeteso, nuk do jete kurre ne ate votim! Keto votime kane te bejne me nje dominim te vazhdueshem.

Pika e dyte lidhet me faktin qe nese ka njerez qe vjedhin vota, mund te mendosh qe nje poll te thjeshte online e vjedhin dhe e ndryshojne si te duash. Per prove, i tregova mikut se si te ngrinte numrin e votave per dike tjeter. Si prove u mor Jozefina (qe mund te kete nje fare baze me te gjere se Vokshi). Ne castin e pare votimi qendronte 75 Jozefina dhe  230  Vokshi. Ne mbremje per kuriozitet u hodha nje sy votave dhe vura re qe Vokshi kryesonte me 5 vota plus. Sot ne mengjes Vokshi kryesonte serish.

Morali i diskutimit eshte: Vokshi eshte padyshim politikanja me aktive ne PD OPINION.AL

Nese i njejti votim do te behej ne nje portal tjeter, atehere nuk do habitesha te shihja pershembull Ed Paloken!

Dhe miresevini ne Kioskat Virtuale 2.0. Nese jeni te interesuar per “fundraising”, drejtohuni prane Politikaneve “me leke”.

 

P.S Nese deshironi te luani dhe te bindeni per argumentin e Opinion.al dhe Vokshi, mjafton te votoni, fshini cookies, votoni… Ju siguroj se do humbisni kohen tuaj kot 🙂

P.S.S Me duket se Zheji, qe ka gjuhen te futur shume thelle ne … servilizmin dhe Meten (sot per sot) por ka ngelur pa nje kioske te tijen. Nese e njeh dikush, t’i thote qe mund t’ia ndertoj une nje se mesa shoh, e vetmja menyre qe populli te fitoj eshte nga lufta politike.

ZALART, nje platforme qytetare per raportime parregullsish

Dhe zgjedhjet po afrojne. Sic ndodh rendom ne ditet prag-zgjedhje, anet me te erreta te servilizmave, presioneve financiare per vendin e punes, 50 mije leke apo nje thes grure e te tjera metoda meskine fillojne e lulezojne ne kete sezon. Te hasura individualisht keto dukuri nuk kane shume peshe. Ato vijne, kalojne dhe tregohen si histori gjysem te besueshme e gjysem te pabesueshme. Per te evidentuar te tilla raste e ndoshta dhe per te treguar qe ne na bien ne sy te tilla parregullsi, vajzat e AIS kane ri-botuar faqen e ZALART.AL

Zalart eshte nje platform raportimesh qytetare. Qellimi i saj nuk eshte monitorimi i zgjedhjeve per te treguar parregullsite, por nje perpjekje per te treguar qe populli eshte i vemendshem ndaj rasteve te tilla. Raportimet mund te behen direkt ne faqen web, por duke qene se cdo kush e ka nje celular sot, nje APP ne Android dhe iPhone eshte teper me praktik.

Une shkarkova applikim e Android nga Google Play dhe applikimi ecen pa probleme. Mund te lexoj raporte problemesh me zgjedhjet qe po ndodhin (pa pasur nevoje te hap TV me flamuj te nje partie X) e te shoh cfare raportohet si parregullsi nga qytetaret. Per te shmangur problemet me raportime te pasakta, raportimet kane nje shenim qe eshte i verifikuar apo jo nga anetare ne terren te Zalart. Nese mendoni se jeni sadopak te shqetesuar per “demokracine” dhe drejtesi ne zgjedhje, ju sugjeroj ta shkarkoni dhe te jeni dhe ju pjese e nje levizje qytetare.

Gjergj Bojaxhi për Tiranën!

E nisa këtë shkrim me një titull paksa militant por e vërteta është që jam i gëzuar që Gjergj Bojaxhi po garon për Tiranën. Të mos keqkuptohem, Gjergjin as e njoh e ai as ia ka idenë kush mund të jem (pra nuk ka asgjë për militantizëm).

Ky shkrim është thjesht një renditje e arsyeve pse do votoja për z. Bojaxhi dhe pse mendoj që është kandidatura më e mirë.

Integriteti dhe Sensi i së Drejtës

E vlerësoj shumë faktin që Gjergji Bojaxhi u ndodh pranë një force politike, por nuk u la të përpunohej në epruvetë nga kjo forcë sic ndodh me shumë të gjithë politikanët e rinj. Po është e vërtetë, cdo politikan i ri që është futur në politikë e ka shitur shpirtin për hir të karrierës. Dikush duke bërë zëdhënësin e duke nxjerrë nga goja gjëra që nuk i pelqejnë, e dikush duke mbyllur sytë para vjedhjeve, abuzimeve e korrupsionit masiv.

Bojaxhi punoi duke dhënë maksimumin në cdo pozicion që ka mbajtur. Kam vënë re nga biseda të ndryshme që si nga kampet kundershtare ashtu dhe nga njerëzit prane PD ai gjithmonë është vlerësuar si Njeri Punëtor. Bashkë me një grup të vogël individësh, ai nuk u integrua si pjesë e llogjeve të PDsë, por u vecua kur e pa që kjo forcë politike nuk aspironte të njëjtat vlera si ai. Integriteti dhe karakteri janë dicka e rrallë. Nuk mund të pritet drejtësi, paanshmëri dhe jo korruptim nga njerëz që nuk i kanë këto vlera.

Vlerat Individuale

Votimi i një kandidati për kryetar i një bashkie nuk është i ndryshëm nga marrja në punë e një personi. Në një interviste për punë, ka disa kritere që vlerësohen dhe më poshtë të rendituar të njëjtat kritere dhe argumentim për Gjergji Bojaxhi.

Bojaxhi ka një eksperience shumë pozitive ne administraten shteterore. Vleresimet zyrtare dhe shoqerore per te kane qene gjithmone pozitive.
Fakti qe ka qene ne rol drejtues dhe ka pasur suksese ne punen e tij nenkupton qe ai automatikisht është i pajisur me vecori si:

  • Aftësi si drejtues (Leadership skills)
  • Aftësi organizuese (Organization skills)
  • Aftësi per te zgjidhur probleme te ndryshme (Problem-solving Skills)
  • Pjekuri etj.

Nga një interviste qe pashe ne studion e Ilva Tare, vura re dhe disa vecori te tjera. Ne dallim nga shumë politikane te tjere, Bojaxhi ka dhe një sens fisnikerie. Pershembull ai ne cdo cast u qendroi korrekt punedhenesve te meparshem duke folur per deshtime te pergjithshme por pa hedhur balte dhe me një fare pjekurie dhe vleresimi ne varesi te situatave.

Entuziazëm Real dhe jo Mallëngjime të Shtirura

Profili i gjithanshem i Bojaxhi dhe eksperienca e tij flet per një angazhim per te dhene me te miren ne cdo pune te mundshme. Ne garen per Bashkine e Tiranes 2015, kjo shprehet me një entuziazem real. Bojaxhi është ne gare per te qene bashkiaku i Tiranes, per te ndihmuar realisht ne permiresimin e kesaj bashkie. Kjo është e kundert nga qellimi i dy forcave te tjera politike ku beteja per Bashkine e Tiranes shihet si parabeteja elektorale te rradhes.

Bashkia e Tiranes është shembulli me i mirë per te treguar se si kjo bashki është perdorur vetem politikisht ne keto vite. Nën drejtimin e Edi Rames, persa kohe ai nuk ishte person partiak (por vetem i zgjedhur partiak), Bashkia e kryeqytetit lulezoi. Në castin qe Edi Rama u be drejtues i PS dhe PS ishte forca ne opozite, Tirana u la ne meshire te fatit! Ndokush mund te mendoje se kjo ishte per mungese fondesh. Megjithate per te qene realiste, kjo ishte dhe një loje psikologjike per te degraduar një qytet e per te mbjelle një ndjesi regresi nga qeverisja qendrore.

Atë që beri Edi Rama ne 2 mandatet e fundit ne drejtimin e Bashkise se Tiranes po ben dhe Lulezim Basha, drejtuesi de-juro i PD. Tirana pati një ndryshim te vogel ne ditet e para te qeverisjes. Me pas filloi një degradim i avashte qe vihet re ne cdo qelize te qytetit qe nuk është Sheshi Skenderbej. Nese ne rastin e Edi Rames, mendoj qe ishte e qellimshme per efekt psikologjik, ne rastin e Lulezim Bashes mendoj qe është thjesht një problem impotence drejtuesi, dhe abuzimi te mirëfillte me fondet.

Gjergji Bojaxhi nuk ka qëllim ta përdorë Tiranën në degradim për efekt psikologjik. Në kontrast me z. Basha, Gjergji ka treguar që ka aftësitë drejtuese dhe integritetin për të punuar për hir të punës.

Kandidatët e PS dhe PD

Nuk kam asgje kunder kandidateve te PS dhe PD. Personalisht mendoj se si njërez jane dy zgjedhje shumë te mira. Dr. Halim Kosova gezon një respekt te pergjithshem si profesionist. Erion Veliaj ka treguar qe është një njëri teper energjik dhe punetor.

Megjithate, besoj ne një pozicionim te profesioneve ku e kam te veshtire ta shoh një doktor te afte te merret me administrimin e një super-firme (pasi një bashki nuk është asgje me shumë se një firme sociale). Rasti më i freskët që kam për një doktor mjekësie që tenton të drejtoje një super-firmë sociale është Dr. Sali Berisha. Askush nuk mund te thote se ai ka qene një kryeminister i afte. Mungesa e nocioneve ekonomike e bejne ate një super deshtim ekonomik. Per fat te mirë Dr. Berisha është një politikan i klasit te pare (post-komunist) dhe kjo e ka mbajtur ne loje. Nuk besoj se profili personal i Dr. Halim Kosoves do i perputhej atij te një administratori.

Erion Veliaj mund të jetë ndër figurat më frymëzuese për brezin tim me Lëvizjen “Mjaft”. Zgjedhja e tij politike mund të shihet si një dëshirë për të vazhduar betejën e tij në një nivel tjetër. E kuptoj deri diku, dhe kam pershtypjen se ka bërë një punë shumë të kënaqshme në drejtimin si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Megjithate, përdorja si xhol në këtë cast për një luftë politike të PS nuk mendoj se është levizja e duhur për të personalisht. Për fat të keq, PS nuk është më mirë se PD që luftonte Veliaj dikur dhe ndoshta do duhet dhe ca kohe që Veliaj të reflektojë e të pozicionohet duke gjetur integritetin e humbur.

A ka shpresa reale per Gjergji Bojaxhi per te fituar!?

Mendoj qe kjo pyetje do beje shumekend te hezitojne ne votim. Perballe populizmit dhe votes se shtreses injorante te shoqerise (qe mendoj votojne shpeshhere PD) apo shtreses politike/burokrate qe votojne nen kercenimin e nje vendi pune, fushata e Gjergji Bojaxhi do jete shume e veshtire.

Megjithate beteja nuk eshte e pamundur. Personalisht do sugjeroja per nje praktike te bazuar mbi analizim te dhenash. Nje analize e mire e votuesve do i jepte mundesine stafit te Bojaxhi te bente nje lufte te zgjuar per te fituar pikerisht ato vota qe i nevojiten. E mira eshte qe sot ka shume te dhena nga rrjetet sociale. Nje praktike mbi analizim te dhenash dhe kontakte te drejtperdrejta si ajo qe u perdor nga ekipi i Obames ne zgjedhjet e 2008 do mund te ndikonte ndjeshem rezultatin ne favor te Bojaxhi. All about the data! Perdorini!

Çfarë po i beni vendit tim!?

Situata 1: Gjendja Energjitike… dhe vetvrasja e nje shteti modern

Titulli i nje lajmi: “Gara mes ENEL dhe RWE per TEC-in”:

Plani i qeverise per fillimin e negociatave konkrete me njeren nga kompanite eshte per t’u mbyllur ne fillim te vitit. Mendohet qe ndertimi i termocentralit do te kerkoje kater vjet, me vlere investimi mbi 1 miliard euro. Sasia e energjise qe do te prodhohet konsiderohet teper e larte, pertej nevojave te vendit tone, per pasoje eshte menduar qe gjysma te mbetet ne Shqiperi dhe diferenca te eksportohet.

Dihet ka vite qe Shqiperia po vuan per infrastrukturen kryesore te nje shoqerie te civilizuar si Energjia Elektrike (shkurt dritat), uji, rruget etj.

20 vjet qe pas ekspozimit ndaj botes se qyteteruar pas izolimit komunist dhe pak eshte bere ne kete drejtim. Fajtor jane te gjithe politikanet per mungese vizioni, por dhe te gjithe intelektualet qe kishin nje te drejte fjale dhe nuk e thane dot. Megjithate po kthehem tek zhvillimet e fundit.

Kur degjova per projektet ne Vlore per ndertimin e TEC-eve u ndjeva mire ne fakt. Pavaresisht se kishte nje grup njerezish qe dilnin ne protesta dhe ne ditet me te cuditshme, thelle e ndjeja qe Shqiperise i duhet nje revolucion ekonomik. I duhet nje infrastrukture energjitike qe te mbeshteste ekonomine ne rritje apo te ndihmone ne investime ne zona strategjike sic ishte zona portuale e Vlores. Nje TEC atje do te thoshte “drite” per te gjithe zonen e Vlores, me shume pune per qytetaret e Vlores, per inxhinjeret qe po mbarojne shkolla ne Shqiperi dhe duan te jetojne vetem ne Tirane duke braktisur provincat shqiptare. Ai TEC do te thoshte levizje ne nje ekonomik te vdekur dhe te pashprese.

Por TEC-et kane dhe disa faktore negative ne vetvete. Nje nderto eshte ndotja qe krijohet ne ambientin perreth. Kjo ndotje eshte e kushtueshme drejtperdrejt ne natyre dhe ne para! Kostoja e pare ne natyre eshte deri diku e pashmangshme per nje shoqeri qe deshiron te jetoje prane kompjuterit, prane drites dhe faktore te tjere qe shprehin mireqenien ne kohet tona. Gjithmone per te balancuar koston natyrore jane krijuar parqe te gjelber dhe eshte e llogjikshme qe te tille te krijoheshin dhe ne Shqiperi.

Kostoja e dyte eshte e shprehur ne vlere monetare te drejtperdrejte!

“United Nations Framework Convention on Climate Change” eshte nje organizim qe merret drejtperdrejt me kontrollin e gazrave te emetuara nga cdo shtet ne bote. Qellimi i kesaj konvente eshte ulja e gazrave te emetuara ne hapesire duke aplikuar rregulla te ndryshem.

Bazuar mbi kete konvente, nje marreveshje e quajtur “The Kyoto Protocol” thekson qe:

Vendet e angazhuara nën Protokollit të Kiotos duhet të përmbushin objektivat e tyre për të kufizuar apo reduktuar emetimet e gazit kryesisht përmes masave kombëtare. Si një mjet shtesë të takimit të këtyre synimeve, Protokolli i Kiotos futi tre bazuar në mekanizmat e tregut, duke krijuar atë që njihet tani si treg “karbonit.”

Tregu i Karbonit funksionon ne kete menyre. Nje shtet me shume ndotje karboni eshte i detyruar te mos kaloje nje limit te caktuar. Nese ky shtet e ka te pashmangshme tejkalimin e emetimit te karbonit, atehere mund te tregetoje tepricen e tij me nje shtet i cili ka emeton me pak ndotje ne atmosfere.

Ne nje situate te tille, nje shtet X teper i industrializuar mund te kete interes qe t’i paguaje nje vendi pa industri si psh Shqiperia 10tra milion euro ne vit per te balancuar emetimet e tij te gazit. Vendi me pak i zhvilluar si psh Shqiperia do perfitonte nga nje situate e tille per te investuar keto para ne nje energji te paster!?!

A perfiton Shqiperia nga nje situate e tille? Pse duhet te krijojme nje TEC ne Porto Romano i cili gjeneron me shume energji sec kemi nevoje, per te cilin shqiptaret do te paguajne njesoj energjine (cmim kosto plus humbje te tjera si shtet).  Pse duhet te ndertohet nje TEC qe do te shkaterroje ambientin perreth Porto Romanos, do ndikoje faunen ne ate zone dhe do te varferoje shtetin shqiptar vazhdimisht pasi dikush po perfiton me shume?

Situata 2: Varferimi i vendit tim … dhe pergjigja e nje përse-je

Ti besh dem disa brezave te tere me njerez duhet te jesh ose shume injorant, ose shume i korruptuar.

… Por, ndoshta më e zakonshme është se ne identifikojmë një vend që ka burime të lakmuara nga korporatat tona, si naftë, dhe pastaj sajojmë një hua të madhe në atë vend nga Banka Botërore (World Bank) ose ajo e një prej organizatave motra. Por në fakt paratë nuk  shkojnë në vend, paraja shkon në korporatat tona të mëdha për të ndërtuar projektet e infrastrukturës në atë vend. Termocentralet, parqe industriale, porte … gjëra që përfitojnë disa njerëz të pasur në atë vend dhe korporatat tona.  Keto investime nuk do të ndihmojmë në të vërtetë një shumicë të njerëzve në të atë vend. Megjithatë, te gjithe ata njerëz, i gjithë vendin është zhytur ne një borxh të madh.

Citimi me siper eshte shkeputur nga John Perkins, nje nga ata njerez qe negocionin keto marreveshje korruptive me pushtetaret e disa vendeve. Te njejtat marreveshje qe shkaterronin te ardhmen e nje populli dhe rrisnin pasurite e disa korporatave boterore. Ne historine e tij, John Perkins vazhdon duke dhene dhe disa shembuj real te 40-60 viteve me pare, por qe po perseriten dhe sot ne Shqiperi.

Shembujt e tij kane te bejne me menyren se si u ndikuan politikat e shtetit te Guatemales (1954), te Ekuadorit (1981), Panamase, Venezueles e shume shembuj te tjere.

Nje nderkompanite e permendura nga ai ne keto konfesione permendin dhe emrin e kompanise Bechtel ne trazirat ne Bolivi ne vitin 1999. Sic duhet Bechtel eshte nje nder kompanite me aktive ne investimet e medha te Shqiperise. Pikerisht ato investime qe jane nisur me borxhe te medha nga World Bank dhe pjese e disa skandaleve ne Shqiperi.

Megjithate nuk po perqendrohem tek Bechtel, por po kufizohem tek Borxhi i Jashtem i Shqiperise. Grafi me poshte tregon rritjen e ketij borxhi nga Qeveria Shqiptare nga viti 2000-2008.

Borxhi i Jashtem i Shqiperise: Burimi: Banka e Shqiperise
Borxhi i Jashtem i Shqiperise: Burimi: Banka e Shqiperise

Parashikimi?

Ne vitin 2007, Banka Boterore klasifikonte Islanden si vendin e 3te me te pasur ne bote per person. Sot Islanda eshte vendi i pare i zhvilluar qe falimenton, pikerisht per shkak te politikave ekonomike te ndermarra ne dem te tij, dhe te toleruara nga udheheqesit e saj.

Do doja qe te beheshim sa me te ndergjegjshem per rrezikun qe po i kanoset dhe vendit tone nen injorancen dhe lajmet idiote ne televizion. Shqetesimi kryesor i yni duhet te jete ekonomia, arsimi dhe perparimi i vendit, dhe jo shfaqjet politike.

Nese dikush deshiron te bashkepunoje ne nje projekt me te gjere nen kete vizion, eshte i mirepritur te kontaktoje.

Perse?

Po shkruaj sepse u lodha me indiferencen dhe injorancen e gjithckaje perreth. U lodha nga buzeqeshjet dhe turet mashtruese. U lodha dhe nga ulerimat barbare per hapjen e kutive. U lodha nga shkollat e rrenuara ne fshatrat e Shqiperise. Mbi te gjitha ndjehem i shkaterruar kur shoh qe po behet cmos qe e ardhmja e njerezve qe do jetojne ne Shqiperi do te jete e zeze.

Zgjedhjet ne Shqiperi lajmet e fundit

Ky eshte nje shenim i shkurter per te njoftuar qe tek Shqiperia.Com kemi hapur nje seksion me te gjitha njoftimet, lajmet e fundit nga Mediat (Televizive dhe Shtypi i Dites). Keto lajme mbulojne kryesisht te gjithe aktivitetin gjate zgjedhjeve ne diten e sotme dhe procesin e votimit ne ditet ne vazhdim. Gjate diteve ne vazhdim do te kemi dhe perditesime te castit mbi rezultatin e zgjedhjeve. Per te ndjekur keto lajme mund te vizitoni faqen e pare te Shqiperia.com (shih qeliza djathtas ekranit).

Gjithashtu lajmet jane te mundshme dhe nepermjet RSS (http://lajme.shqiperia.com/feed/rss/kat/1/kategoria/Politika)

Lajme Politika RSS
Lajme Politika RSS

ose Twitter (http://twitter.com/ShqiperiaCom)

Shqiperia.Com Twitter
Shqiperia.Com Twitter

SPAM-i Politik fillon nga … Bashkia

bilan.ch__spam19 Qershor, serish Spam ne email. Disa dite me pare kisha lexuar per nje Ofrues Hosti te madh ne Amerike qe ishte mbyllur pasi gjeneronte rreth 70% te spameve ne internet. Kjo do te thoshte me pak spam per faqe pornografike, viagra, ilace kunder depresionit apo produkte te ngjashme. Mirepo Spam kesaj rradhe ne Inbox nuk vinte nga nje Kompani ne Amerike qe merrte leke per kete pune, por vinte nga Shqiperia. Derguesi ishte nje fare PS-DJ me subjektin: S’ka pushtet që e prek votën në 28 qershor! Dreqi e mori, sapo mbaroi spami pornografik, filloi ky politik?

Analiza e nje Spami

Hapa koken e emailit (quhet Headers ne anglisht dhe eshte dicka teknike qe tregon nga vjen emaili), dhe pashe me indiference burimin … Bashkia e Tiranes.

Bashkia e Tiranes? U sigurova qe IPja ishte e Tiranes dhe e Abissnet (sigurisht, kryetari i Bashkise nuk deshiron internet nga askush tjeter pervec Abissnet, kompania e KK qe ka nje sukses te papare ne tenderat e Bashkise se qytetit tim) dhe bera nje analize “prej amerikani”: Keshtu i harxhoni taksat e mia more bashkiake !? Pervec atij kompjuterit ne dispozicion te Partise Socialiste brenda Bashkise, imagjinova dhe nje punonjes qe bente kete pune (nuk denjon bashkiaku te merret me gjera te vogla, atij i mjafton te komandoje) qe merrte nje rroge te mire per te qene skllavi i bindur i kerkesave te “kryetarit”. Ah mer servila pa moral…

Me mendje e vazhdova me tej skenarin sikur isha ne Amerike dhe me nje email te tille mund ta hidhja ne gjyq Bashkine dhe Kryetarin e saj te pacipe qe si cdo politikan tjeter pretendon te jete i virgjer moralisht dhe ketej perdor nje zyre publike per fushate te Partise se tij personale … 1 tjeter pike per politikanet. Bravo ju qofte.

Delivered-To: *************@gmail.com
Received: by 10.103.213.16 with SMTP id p16cs105695muq;
        Fri, 19 Jun 2009 16:44:22 -0700 (PDT)
Received: by 10.204.60.148 with SMTP id p20mr3069948bkh.160.1245455062176;
        Fri, 19 Jun 2009 16:44:22 -0700 (PDT)
Return-Path: <ditari@ps.al>
Received: from tirana.gov.al ([77.242.19.165])
        by mx.google.com with ESMTP id 12si4699731bwz.26.2009.06.19.16.44.21;
        Fri, 19 Jun 2009 16:44:22 -0700 (PDT)
Received-SPF: neutral (google.com: 77.242.19.165 is neither permitted nor denied by domain of ditari@ps.al) client-ip=77.242.19.165;
Authentication-Results: mx.google.com; spf=neutral (google.com: 77.242.19.165 is neither permitted nor denied by domain of ditari@ps.al) smtp.mail=ditari@ps.al
Received: from IDEMA by tirana.gov.al
	(MDaemon PRO v9.5.2)
	with ESMTP id md50000051016.msg
	for <************@gmail.com>; Fri, 19 Jun 2009 23:05:07 +0200
Message-ID: <20090619.ZHJVQDHJXYXCTXOV@ps.al>
From: "PS - Dj" <ditari@ps.al>
To: <***************@gmail.com>
Reply-To: "PS - Dj" <ditari@ps.al>
Subject: =?iso-8859-1?B?U5JrYSBwdXNodGV0IHHrIGUgcHJlayB2b3TrbiBu6yAyOCBxZXJzaG9yIQ==?=
Date: Fri, 19 Jun 2009 22:46:59 +0200
Importance: Normal
X-Mailer: Email Marketer Business Edition 1.80
MIME-Version: 1.0
Content-Type: multipart/alternative; boundary="----=_NextPart_708_9508_23875409.14864843"
X-Authenticated-Sender: ditari@tirana.gov.al
X-Spam-Processed: tirana.gov.al, Fri, 19 Jun 2009 23:05:07 +0200
	(not processed: message from valid local sender)
X-Return-Path: ditari@ps.al
X-Envelope-From: ditari@ps.al
X-MDaemon-Deliver-To: ************@gmail.com

Dola pak nga mentaliteti amerikan i te kerkuarit llogari per taksat e mia(nuk me lidh asgje me ameriken, as jetoj dhe as dua te jetoj atje) dhe u kujtova qe Shteti Shqiptar ka aprovuar nje ligj per Tregetine Elektronike.

Ligji thote ne menyre specifike (Ligjin e gjeni te publikuar ketu tek Lajme.Shqiperia.com, tek faqja e Keshillit te Ministrave dhe disa diskutime mbi tek tek ZeriYt.com:

Neni 9
Komunikimet tregtare të pakërkuara
1. Komunikimet tregtare nëpërmjet postës elektronike janë të ndaluara, përveç rasteve kur marrësi i tyre ka dhënë miratim paraprak.

Megjithate eshte fakt qe Shqiperia ka ligje, por nuk ka ekzekutim te ketyre ligjeve. Kthehem tek mentaliteti im natyral prej Shqiptari dhe e injoroj nje tjeter padrejtesi te vogel… Ne fund te fundit eshte e veshtire te diskutosh moralin e politikaneve.

Pastaj, se mos vetem Edi ben keto gjera, diku hasa nje shkrim per nje tjeter parti qe po dergonte spam, nje parti legaliteti apo dicka e tille, nga ato te voglat qe do kene paguar nje 100 mije lekesh per te njoftuar njerezit qe dhe ata ekzistojne.

PostBlog

Dikush mund te me gjykoje si postim i orientuar politikisht, por ata qe me njohin e dine qe mbeshtetja ime politike nuk eshte e verber por vleresuese sipas castit dhe vlerave te momentit qe sjell politika.

Nga ana tjeter, nuk jam nga ata qe ankohen per cdo gje, nuk jam as nga ata qe jane te ndjeshem ndaj cdo padrejtesie ne bote, nuk e kam arritur ate shkalle perfeksionizmi. Diku kam lexuar nje thenie te shenjte qe thonte: Nese sheh nje padrejtesi, rregulloje duke vepruar, nese nuk mundesh te veprosh atehere beje me fjale, dhe nese nuk mundesh me fjale beje me zemer, por ky eshte besimi me i vogel. Mendoj qe ne shqiptaret jemi duke kaluar nga faza e fundit e perceptimit te nje padrejtesie drejt reagimit me fjale dhe me vone ndoshta dhe me vepra…

Email Spam nga PS
Email Spam nga PS