Titulli i artikullit flet vete, megjithate me fjale te tjera, faqet qe kopjojne lajme, do te penalizohen!

Ji Unik!

Ji Unik!

Ka ca kohe qe ndjehesha sikur Google po kontribuonte ne shtimin e zhurmes ne marrjen e informacionit. Zhurma nuk perbehej nga informacioni i cili buronte nga shume burime, por nga shume faqe parazitare qe mbinin si kerpurdha, pa origjinalitet dhe shpeshhere pa nje identitet te sakte pervec atij te te percjellit te sa me shume lajmeve te kopjuar per te fituar ndonje lek reklame.

Ishte folur disa here per penalizim te faqeve qe “kopjojne” informacion, por deri para ca kohesh, Google u jepte sinjal jeshil faqeve te tilla qe ne tregje te vogla si i Shqiperise shperndajne jane me te shumta proporcionalisht me faqet serioze. Njoftimin per penalizimin e faqeve te kopjuara e ka dhene Matt Cuts ne nje shkrim ne blogun e tij me titull: Algorithm change launched. Ne shkrim ai shpjegon se ka ca kohe qe po e diskutonin nje teori te tille, dhe me se fundi kane marre nje vendim. Eshte llogjike qe faqet origjinale duhet te jene te renditura me lart ne kerkim shprehet ai.

Lajmi eshte shume i mire pasi do sherbeje si nje site e faqeve parazitare, por do u jape dhe nje mesazh pune te rinjve shqiptare qe duan te ndertojne nje faqe. Qe te jesh i suksesshem ne internet, duhet te sjellesh dicka origjinale. Tani te perveshim te gjithe menget, duke filluar qe nga une i pari.