Pushimet …

Pamja nga veranda e shtepizes ne Maldive

Pamja nga veranda e shtepizes ne Maldive

Kishim ca kohe qe kishim planifikuar pushimet tona dhe duke qene se ishin pushimet e para qe beja si çift i ri, kishim vendosur qe te ishin ne nje vend paksa te vecante. Zgjodhem Maldivet pasi fotot ne internet ishin te mahnitshme. Kur arritem atje kuptuam se per here te pare fotot qe kishim pare si reklame nuk shprehin realisht bukurine e atyre ishujve. Maldivet jane te mahnitshme!

Maldivet shpejt e shpejt:

  • Maldivet jane grup ishujsh ne jug te Sri Lankes (qe eshte me ne jug te Indise) dhe perbehet nga rreth 1200 ishuj koralore.
  • Ne Maldive ka rreth 300 000 banore te cilet jane njerez shume te thjesht e punetore. Shumica e tyre jane muslimane sunni dhe ne dallim nga shume vende te tjera turistike, maledivianet ishin njerez shume te kendshem dhe te drejte.
  • Ishujt koralore terheqin pas tyre nje faune te mrekullueshme. Ne cdo cast mund te shohesh permese siperfaqes se ujit peshq qe notojne prane teje teresisht indiferente.
  • Lundrimi me maske eshte mahnites, peshqit e akuariumeve nuk perafrohen kurre me ato qe shihje prane koraleve.
  • Pika me e larte e Malediveve eshte 2.5 metra mbi nivelin e detit (analogji me Korabin ne Shqiperi)
  • Foto prane detit me Julian

    Foto prane detit me Julian

  • Duke qene se ishin nje vend i paster Islam, ne Maldive nuk mund te dredhesh hashash e te ngjashme, ndoshta kjo i pengonte surfistet te mos dyndeshin me qindra por me dhjetra …
  • Nese mendoni qe Dhermiu eshte i bukur … me besoni qe jeni gabim. Maldivet do ndryshojne perceptimin tuaj te nje deti te bukur. Sherbimi qe i behej vizitorit atje gjithashtu ka nje dallim rrenjesor. Klientit gjithmone i buzeqeshej dhe pershendetej nga cdo punonjes i ishullit (dhe nuk degjon injorante qe flasin greqisht njeri me tjetrin per te treguar qe dine gjuhen e filozofise)

Servera …

Dita 2 e pushimeve te mia u nderpre nga nje telefonate qe me shpjegonte qe dicka nuk ishte ne rregull me nje server prane punes. Isha i sigurt qe kesaj rradhe kishim marre cdo mase qe te mos futej njeri dhe e kishim dendur me backup serverin …
Kesaj rradhe gabimi nuk vinte nga jashte por nga brenda. Nje gabim njerezor (!?) kishte rezultuar fatal per te te prishur kenaqesine e pushimeve ne Maldive … Megjithate kesaj rradhe barren me te madhe e mbajten djemte e zyres duke me lejuar ta shijoja ca parajsen ekuatoriale.

Ekuator?

Per 8 dite kam qene 4 grade mbi ekuator ne nje ishull te vogel ku gjendeshin dhe 60-80 vete te tjere. Me kaq pak grade je praktikisht ne Ekuator, por kete here ekuatori na genjeu. Gjate gjithe diteve qe u ndodhem atje, dielli ndodhej prapa reve te renda dhe mezi dilte.

Megjithate, koha ishte gjithmone ~30° Celcius dhe deti ishte me i ngrohte sec mund te jete ne diten me te mire Adriatiku. Te notoje nen pika shiu duke u mahnitur nga bluja e oqeanit nuk ishte aspak problem!

... pas ca vitesh duhet te rikthehem serish ne Maldive!

... pas ca vitesh duhet te rikthehem serish ne Maldive!