Artikulli më poshtë ju tregon si të krijoni mesazhe të personalizura në faqet 404 e të ngjashme.

Protokolli HTTP ka një sërë mesazhesh errori që gjeneron sipas kërkesës dhe përgjigjes që jep serveri.
Në një situatë normale, kur faqja që kërkohet nga vizitori gjendet nga serveri (psh: index.php), serveri do përgjigjet me një mesazh 200: Ok që do të thotë që po, e kam skedarin që kërkon dhe do ta jap tani.
Por jo gjithmonë kërkesat që bëhen nga vizitorët kthejnë këtë mesazh. Raste të tjera janë:

400 Bad Request – Kërkesë e gabuar në sintaksë
Serveri ka marrë një kërkesë por nuk mund ta proçesojë pasi ka një gabim në sintaksë (ose nuk kupton parametrat e thirrjes)

401 Unauthorized – Nuk jeni i autorizuar për këtë qasje
Një gabim i tillë ndodh kur nuk keni qasje pasi dosja është e mbrojtur nga një .htaccess që kërkon dhe fjalëkalim

403 Forbidden – Ndaluar qasja
Ky gabim shfaqet kur keni një komandë Ndaloj (Deny) ose një dosje nuk ka index.

404 Not Found – Nuk u gjet
Ky gabim tregon se adresa e kërkuar nuk gjendet (skedari, dosja etj, mungojnë)

500 Internal Server Error – Gabim në proçesim
Serveri nuk mund të proçedojë kërkesën. Zakonisht ky error gjenerohet pas ndonjë gabimi në skedarët CGI, ose .htaccess.

Duke përdorur .htaccess, ju mund të ndryshoni faqet e paracaktuara që përdoren nga apache për të njoftuar për këto gabime. Webserveri duhet të ketë të aktivizuar AllowOverride FileInfo për të lejuar përshkrimet më posht. Shumica e webserverave e kanë të paracaktuar këtë metodë)

Duke përdorur një error të paracaktuar, ju mund të mbani vizitorët në faqen tuaj dhe ti drejtoni ata diku tjetër në rast gabimi.

Për ta bërë këtë në .htaccess duhet të shtoni vetëm një rrjesht si më poshtë:

ErrorDocument 404 /errors/404.html

Rrejshti më sipër i tregon webserverit që nëse do gjenerohet një gabim 404, drejtoje vizitorin tek faqja që gjendet nën shembulldomain.al/errors/404.html.

Siç e shikoni sintaksa është

ErrorDocument

dhe mund të përdoret për secilin nga kodet më sipër, (duke i shtuar në rrjeshta të rinj).
Një listë me të gjithë kodet e HTTP i gjeni tek kjo W3.org

Artikuj lidhur me .htaccess