Si të bllokoni vizitorë bazuar në IP adresa me .htaccess

Për të bllokuar vizitorë nëpërmjet IPve është tepër e thjeshtë
Kodi është pak a shumë si më poshtë:

Order allow, deny
Deny from 200.223.
Deny from 78.161.121.250
Deny from 1.2.3.4  5.6.7.8
Allow from all

Rrjeshti i parë i kodit “Order allow, deny” i tregon webserverit rendin në të cilin do të konsiderohet Lejimi “Allow” dhe Ndalimi “Deny”. Nëse do e trajtonim kodin më sipër do thonim: “Jepu access të gjithë hosteve të cilët nuk janë në direktivat Ndalo dhe gjenden në direktivat Lejo”.
Në rastin më sipër, të gjitha IPtë nën nën/rrjetin 200.223.0.0/16 do të bllokohen, bashkë me IPtë 78.161.121.250, 1.2.3.4, 5.6.7.8.

Nëse do ndryshohej rendi në “ndalo, lejo” (“deny, allow”), atëherë logjikisht vetëm përdorues në listën e të ndaluara do bllokohen, por duke qenë se më pas vjen “lejimi” dhe “Allow from all” (Lejo për të gjithë”, atëherë komandat për ndalim nuk do të ekzekutohen dhe të gjithë do kenë leje vëzhgimi në direktori. (Kodi kthehet në kod të pavlerë)

Apache procedon normalisht (by default) në rendin “ndalo, lejo” (deny,allow). Nëse doni të ruani këtë rend, atëherë mund të shmanget rrjeshti i parë në .htaccess

Deny from IP
Deny from NënRrjet.

Rregullat më sipër mund të përdoren për të bllokuar një përdorues apo disa të kenë qasje në faqen tuaj, duke ndarë IPtë me TAB

Deny from 1.2.3.4   5.6.7.9

por mund të bllokoni dhe një rrjet të tërë, psh:

Deny from 189.

Për të bllokuar çdo kënd nga qasja në faqen tuaj

Deny from all

dhe mund të shtoni një rrjesht për të lejuar vetëm veten tuaj:

Allow from 80.78.80.xx

ku xx janë numrat e fundit të IPsë suaj.

Artikuj lidhur me .htaccess

Leave a Reply