Job Openin Tirana – Human Resources

Nese jeni ne Tirane dhe po kerkoni nje mundesi punesimi, hidhini nje sy njoftimit tone:

HBTalent – Job Posting
*Position Title: Recruitment Manager
*Location: Tirana
*Position Type: Full-Time
Compensation: Salaried
Start Date: Immediate
Number of Openings: 1
COMPANY INFORMATION
HBTalent – a spin-off of ShqiperiaCom sh.p.k. – offers headhunting services to help companies find the most talented, ambitious and determined individuals working in IT.

Lead by highly-trained professionals with long experience in academia and industry, HBTalent introduces for the first time in Albania the best way of sourcing top job applicants, connecting them to well-established companies all over the world and startups in hot industry locations such as Silicon Valley, California.

JOB DESCRIPTION
HBTalent is looking for a Recruitment Manager who will manage and lead the talent search process.

The recruitment manager dedicates most of the working time to the development of the talent search process. The manager has to communicate with internal clients (companies) and job applicants on a regular basis as the potential gaps are identified and researched.

The recruitment manager is responsible for the full utilization of the social media recruitment and the entire social media communication of HR. The manager should decide about the targeted niches and the content of the social media messages.

JOB REQUIREMENTS/QUALIFICATIONS
Primary responsibilities include:

– Helps to establish recruiting requirements by studying organization plans and objectives;

– Builds applicant sources by researching and contacting community services, colleges, employment agencies, recruiters, media, and internet sites; providing organization information, opportunities, and benefits; making presentations; maintaining rapport.

– Attracts applicants by placing job advertisements; contacting recruiters, using newsgroups and job sites.

– Determines applicant requirements by studying job description and job qualifications.

– Determines applicant qualifications by screening applicants; analyzing responses; verifying references; comparing qualifications to job requirements.

– Arranges management interviews by coordinating schedules; arranges travel, lodging, and meals; escorting applicant to interviews; arranging community tours.

– Evaluates applicants by discussing job requirements and applicant qualifications with managers; interviewing applicants on consistent set of qualifications.

– Updates job knowledge by participating in educational opportunities; reading professional publications; maintaining personal networks; participating in professional organizations.

Recruiter Skills and Qualifications:

– Master’s degree in Human Resources, Business or related field.

– Excellent knowledge of (spoken and written) English.

– Excellent communication skills, both verbal and written to effectively communicate HR programs, provide training, and work with business groups on their strategic objectives.

– Skills in developing and delivering effective presentations.

– Excellent negotiation skills

– Ability to plan, organize, prioritize time/workload in order to accomplish tasks and meet deadlines.

– Social Media Knowledge

CONTACT INFORMATION
Contact: info@talent.al
Method: Email
SPECIAL INTRUCTIONS:

Please provide the following documents in your job application:

– Cover letter

– Résumé

– Certificate of Grades of the most recent degree (Bachelor/Master)

– Certificate of English language (e.g. TOEFL, SAT, GRE, etc.)

All the documents are required in English.

 

 

European e-Participation Day – Dita Europiane e Pjesëmarrjes Elektronike

Mbaj mend vite me pare kur te entuziazmuar ndiqnim impaktin e Open Data nepermediat shqiptare. Ndoshta nuk ishte nje ndryshim i madh ne perditshmerine shqiptare, por ishte hera e pare qe grupi yne i vogel po krijonte ndikim pozitiv mbi kulturen e te dhenave neper media. Disa vite kane kaluar qe nga ditet dhe javet e para te Open Data Albania, dhe projekti tashme eshte konsoliduar nen Albanian Institute of Science (AIS). AIS u krijua nen vizionin e permiresimit te punes kerkimore shkencore, aktivizmit dhe angazhimit qytetar ne problematikat e ndryshme te shoqerise sone.

Nese ka pasur nje teme qe eshte rrahur vazhdimisht tek AIS eshte e-Participation, ose Pjesemarrja Elektronike. Kemi kohe qe diskutojme se si demokracia si sistem eshte shformezuar me kalimin e viteve. Vendimmarrjet ishin gjithmone e me te shkeputura nga populli dhe shtresa politikane gjithmone e me e distancuar. e-Participation eshte aktualisht e vetmja forme se si Demokracia moderne mund te ekzistoje, dhe tek AIS do vazhdojme te punojme ne te ardhmen per te tjera aktivitete gjithperfshirese te popullates nepermjet platformave elektronike.

Telecenter_europ_logo-final-01-300x212

Megjithate, nje aktivitet i AIS per kete teme eshte sot dhe Dita Europiane e Pjesëmarrjes Elektronike. Më datën 7 maj 2015 , ora 10, në ambjentet e  Librarisë Tirana Times (pranë shkollës 11 Janari) , organizojme një forum të hapur me të rinj, për Ditën Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day. Eventi realizohet në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende të Europës. Nese keni deshire te takoni disa nga koleget tane, dhe te diskutojme mbi mundesi te reja per e-Participation ne Shqiperi, atehere jeni te ftuar te na vizitoni.

Nese deshironi te mesoni me shume per AIS, mund te vizitoni AIS.al, Personat e angazhuar ku mirepresim kedo qe deshiron te kontribuoje dhe projektet aktive.

Little countries, big domains

Browsing through .al domains, I realized that the .al domains are being registered from almost every big corporation. Google (.com.al), Microsoft (.com.al), Facebook, Twitter, Ebay and a bunch of other companies own at least one .al domain. Some of them purchased the domains directly (host.al has the biggest market share when it comes to .al registration), and other have chosen to register through Domain Protecting companies such as MarkMonitor. While this might be part of a strategy to protect brands in every country, there are also some domains qualified as domain hacks which are quite a trend in the .al zone.

Matt Mullenweg of WordPress has registered nav.al and extern.al for example.
Some more projects based on .al domains:

Tid.al is a platform that identifies the best content from tens-of-thousands of the best online contributors and connects them to publishers or brands. The company powers fashion look-books for Teen Vogue, Zagat and Neutrogena. For Conde Nast, publisher of Teen Vogue, the platform produces ten times the editorial-quality content for 1/5th the cost of a staff editor. The platform was developed by founder Matthew Myers.(as described in TechCrunch)

Optim.al is the leading multivariate ad platform for Facebook and is the creation of the technology team at Optimal, Inc., based in San Francisco. Optimal, Inc. is the first advertising technology company to be both an approved Facebook Ads API Tools vendor and have built its own robust real-time bidding and audience infrastructure, integrated with all major ad inventory sources. (Cool Hack: Be.Optim.Al)

Surre.al provides free to play augmented reality 3D gaming content to the consumer. Surre.al’s location enabled rich media platform allows brands and advertisers to engage the consumer with seamlessly integrated interactive advertising. Think Cap’n Crunch leaping off a cereal box into your iPhone to play with your kid.

A hole bunch of other domain hacks are registered in the .al zone (ide.al, sport.al, dailyde.al, port.al, livingsoci.al etc) but they are not active yet. If you know a startup or an interesting company with a .al domain, let me know: I will update this list.

Update 1: There are a few .al domains used as URL shorters: I was informed of the Visu.al, Payp.al and Get.al. Thx Olgi for drawing attention to this category.

Update 2: Equ.al is also registered and for sale no longer for sale. It can create great hacks such as http://we.are.equ.al

Update 3: Sport.al was sold for 7500$ in June 2012

“Partneritet për Qeverisje të Hapur” në stilin burokratik

“It takes political leadership. It takes technical knowledge. It takes sustained effort and investment. It takes collaboration between governments and civil society.”

OpenGovPartnership

 

Para gati 2 vjetësh, i frymëzuar nga një video e Hans Rosling diskutoja gjithë kenaqësi sa pozitive do ishte të kishte më shumë të dhëna në politikën e vendimmarrjen shqiptare. Mendoja se llogjika e pastër e të dhënave do ndihmonte politikisht cdo qytetar e politikan. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që shpeshherë politika e brendshme shqiptare bazohet në sharje, shpifje ndonjë fyerje e pak analiza konkrete ekonomike apo sociale. Qëllimi i drejtpërdrejt i projektit ishte rritja e nivelit të transparencës dhe lehtësimi i “të kuptuarit” të të dhënave publike nga qytetarët e thjeshtë. Një qëllim me largpamës do ishte nxitja e nje kulture të re të përdorimit të të dhënave në vendimmarrjet politike të qytetarëve. Individualisht duhet të pranoj që mbi te gjitha më terhiqte zgjidhja teknologjike e nje projekti te tille ajo qe motivon cdo programues e referohet si technology challenge.

Fatmiresisht patem fat te gjenim fonde dhe ndryshe nga pritshmeria ime, Open Data Albania arriti dhe me shume se cfare u ideua fillimisht. Arsyeja kryesore e suksesit ishte pikerisht ekipi i eksperteve qe u angazhuan. Nese do grupoja ne role do thoja se ekipi yne perbehej nga 2 Doktorante ne Shkenca Kompjuterike, 1 doktorante ne Shkenca Ekonomike, 1 tjeter ekspert qe vinte nga nje eksperience ne Banken e Shqiperise, dhe nje pune e mrekullueshme e “public relations”, nje ish-gazetare e vjeter. Te tjere anetare te ekipit nuk mbanin tituj shkencor, por puna e tyre ishte ne cdo cast e te njejtit nivel me pjesen tjeter te ekipit.

Me duhet te shpjegoj shkurtimisht cfare eshte Open Data Albania. Ndryshe nga ajo cfare shohin vizitoret e faqes sone ne artikujt mediatik, projekti eshte nje strukture e bazuar tek Semantic Web i Tim Berners Lee (i njohur dhe si babai i internetit). Publikimi i nje katalogu te dhenash eshte formalizuar ne nje ontologji (ODA Ontology) e botuar dhe kjo ne 2 publikime. Anetare nga ekipi yne merren prej vitesh me “Information Management” e me projekte te EU, fatkeqesisht diku larg Shqiperise. Struktura e katalogimit eshte e ngjashme me data.gov apo data.gov.uk. Ne terma me praktik cdo individ me disa njohuri nga kjo fushe mund te riperdore keto te dhena e te nxjerre konkluzione duke analizuar disa faktore paralelisht. Psh Sa ndikon rritja e cmimit te grurit ne ngritjen e pragut te varferise e te ngjashme.

Projekti na dha mundesine jo vetem te arrinim teknikisht ate strukture te dhenash qe deshironim, por dhe te kishim goxha influence mediatike e se fundmi dhe akademike tek studente qe dita dites perdorin te dhenat e projektit tone. Sot vetem pak me shume se nje vit nga leshimi i Open Data Albania, ka me shume se 120 artikuj e reportazhe mediatike ne mediat kombetare shqiptare.

Kur ODA pothuaj po perfundonte fazen e pare te projektit, OpenGovPartnership filloi si inisiative nder-Qeveritare, me qellim rritjen e transparences dhe angazhimit qytetar ne politikat e qeverisjes. Takimi i pare i kesaj inisiative ishte ne Shtator 2011 dhe duke qene se Shqiperia renditet tek emrat e shteteve me A, fati e deshi qe te ishte nder te parat shtete europiane qe do angazhohej ne kete inisiative. Ministri Pollo nenshkroi qe ne 2011 angazhimin e qeverise sone qe do ishte nder te parat shtete europiane, por jo e fundit pasi heret a vone te gjitha do aderojne.

Duke qene se projekti yne ishte nje pjese e nje levizje qe ne shtete si Amerika e Anglia eshte cilesuar pjese e Open Government, menduam se do ishte e drejte qe te konsultoheshim dhe te ofronim ndihmen tone teknike dhe deshiren per te bashkepunuar si pjese e Shoqerise Civile (megjithese instituti yne eshte akademik). Ne disa nga shtetet e para qe aderuan ne OpenGovPartnership, ishte pikerisht Shoqeria Civile qe krijoi gjithe strategjine e angazhimit. Ndersa ne ShBA e Angli, keto sisteme u dizenjuan nga akademike (ne USA Jim Hendler e ne UK T. Berners-Lee)

Duke dashur te kuptojme me se miri si funksionon mekanizmi burokratik ne administraten shqiptare, menduam qe interesin tone ta shprehnim direkt tek maja e piramides duke kerkuar nje takim me vete KM (per te qene te sinqerte KM vete na kishte ftuar dikur ne nje takim kur kishim perfunduar nje projekt informatik per qeverine, pikerisht ky fakt na dha lirshmerine per t’i shkruar drejtperdrejt). Kur dergon nje email tek vete Kryeministri, te garantuar ke faktin qe dikush nga administrata do pergjigjet(ka qe thone qe rrjeti i pergjigjes funksionon dhe me telefonatat e SMSte por kjo eshte teme tjeter).

Pas nja 2 bisedash telefonike e 2 takimesh arritem me se fundi te takojme “consigleren” tek i cili ishim deleguar. I kisha lexuar CVne “consigleres” dhe dukej njeri me taban. Megjithate takimi nuk shkoi aq mire sa e mendoja. Teksa mbante ne dore nje stilolapes qe e kishte marre para pak ditesh ne nje nga takimet e OpenGovPartnership, “il-consiglere” me tha qe “i kane ftuar per dicka”, “qe do bejne dicka”. Ne mes te ketij konfuzioni perfitova t’i shprehja ashtu si e mendoja situaten. “Nisma te tilla qe ndikojne drejtperdrejt ne kultivimin e eDemocracy duhet te trajtohen me vemendje pasi jane themel i suksesit te nje shteti modern. Ato mund te zbatohen ne menyre burokratike sa per te lare gojen, ose te behen duke kerkuar nje nivel idealizmi e te arrihet rezultati i pritur ne inicimin e tyre.”

I shprehem gatishmerine qe t’i ofronim pa asnje detyrim teknologjine qe kishim perdorur per te krijuar Open Data Albania dhe kerkonim as pak e as me shume se thjesht te ishim pjese e tryezave te rrumbullakta ku do diskutoheshin hapat e Qeverise Shqiptare ne permbushjen e kesaj nisme. Ne fund te fundit qeveria i ka per detyre ndaj partnereve ato tavolina piramidale me shoqerine civile, por donim te ishim te sigurte. “Consiglere” m’u hidherua pse i thashe qe punet behen burokratikisht ne shtet por me garantoi (llaf burrash) qe do na ftonte patjeter te ishim pjese e tavolines se punes ku do ftohej Shoqeria Civile. Duke na u arsyetuar qe e kerkoi i madhi ne telefon u largua duke na lene ne mes te nje zyre te stilit rus, cuditerisht KMja dukej sikur ruante akoma stilin e vjeter ne brendesi te saj (Me kuptoni drejt, po flas vetem per ato dyert e medha te drurit e jo per kulturen komuniste brenda saj).

As nje muaj nga vizita jone me njoftojne qe Pollua e kishte bere takimin me Shoqerine Civile. Kuptohet ne nuk ishim ftuar, pasi pritshmeria qe nje burokrat shqiptar te mbaje fjalen eshte jashte cdo lloj koncepti real sot per sot. Fatkeqesisht mungonte dhe nje njoftim nga Ministria e Pollos. Megjithate takimi kishte ndodhur. Kishte pasur dhe televizione te ftuara per traktet e mbremjes. Ca foto te vendosura online tregojne qe kishte pasur dhe te pakten 10 vete pervec tavolines se Pollos. Se si ia arriten disa “shoqeri civile” te ishin aty, ose ne kishte realisht nje shoqeri civile aty kjo eshte pak enigme per mua. Kur u interesuam na thane qe njoftimi ishte bere ne Facebook, ne nje faqe me nje numer shume modest anetaresh. Pas takimit ishte bere dhe nje updatimi i faqes se MITIK ku tregonte qe Shqiperia do prezantonte disa projekte te vjetra si tentative e saj per OpenGovPartnership (si eSchools, GOVNet e te ngjashme). Para ca kohesh mbaj mend nje gazetare qe pyeste nxenesit e shkollave shqiptare ne i kane pare ndonjehere kompjuterat apo a jane futur ne internet nga shkolla sic pretendon projekti i eSchools dhe te gjithe thonin qe ka, por asnje nuk e kishte provuar. Ndersa GovNET eshte nje fantazme e vjeter per te cilen thuhet qe Ministrite kane rrjet te tyre per komunikim te brendshem.

Megjithate nuk do shkruaja sikur te mos lexoja sot zhvillimet e fundit te OpenGovPartneship. Shqiperia ka kerkuar eksperte te huaj per te realizuar nje Open Data Portal. Nuk me shqeteson fakti qe do paguhen eksperte nga shteti shqiptar e qe me shume mundesi do punesohet ndonje koleg i imi ne Gjermani per nje pune qe ne ia ofruam falas shtetit shqiptar. Ne fund te fundit 2-3 milion € me shume nuk jane gje thuhet ne Shqiperi. Nuk me shqeteson as qe “consigleret” tane nuk kane pasur fantazi per te bere nje projekt te ri, por kane therritur te parin qe u ka rene ne mendje. E vetmja gje qe me shqeteson eshte qe nga kjo inisiative nga e cila mund te behej shume, ne Shqiperi do behet nje vrime ne uje. Do Zoti nuk i teket ndonje Shoqerie Civile t’ju monitoroje aktivitetin e te raportoje atje ne OpenGovPartnership se do behej nami. Ndersa ne te dashur zoterinj do bejme nje projekt tjeter teknologjik qe ndryshe nga burokracite shteterore, sjell realisht vlera per qytetarin shqiptar.

Demokracia si model implementimi po tregon shenja dobesie ne shume vende te botes. (Disa thone qe ne vende si Shqiperia ka deshtuar me kohe). Projekte si OpenGovPartnership jane nje thirrje per te transformuar sistemin qe nuk po funksionon ne dicka te re; Shumekush e quan Open Government, e dikush eDemocracy. Thelbi eshte gjithmone i njejti, vendimmarrje popullore. Qe te arrihet vendimmarrje duhen mjete teknologjike qe te lejojne te informohesh qe ne burim, e jo ne intepretim. Qe populli te kete direkt vendimmarrje, duhe te kete mundesine te reagoje ndaj ligjeve para se ato te dalin ne gazete, te mase punen e qeverise jo nga raportet e zyrave statistikore te privatizuara si INSTAT, por nga analiza e te dhenave primare. Qeverite duhet te kuptojne me mire aspiratat dhe nevojat e qytetarave perpara se te perfundojne ne Occupy-movements, duhet te marre vendime qe shkojne pershtat me ndjeshmerine qytetare dhe keto jane elemente qe mund te korren shume lehte nga infrastruktura e sotme. eDemocracy eshte e pashmangshme, por do vonoje nese nuk kalon nga koncepti i Open Government. Duket sikur Shqiperia dhe kesaj rradhe do vije e fundit, persa kohe nuk reagojme ne kohe si shoqeri.

 

Official whois .al domain

Apparently AKEP is working for an official whois for the .al domains.

By navigating at www.nic.al/whois the visitors can see a whois form which contains a very small amount of domains from the .al zone.

There appears to be a partial database that is updated online. Some domains return a wrong result of “no domain found”, even if they exist.

Until the completion of the official whois for the .al domains, the unofficial whois at www.host.al contains a better result.

Mp3.al Projekt i ri online

Mp3.al
Mp3.al

Mp3.al Faqja eshte nje bibloteke me informacione mbi Artiste (Grupe Muzikore), Kengetare, Albume dhe Kenge. Personalisht kaloj nje kohe te mire duke kerkuar per informacione mbi grupe te vjeter, kenge adoleshence (those punk/grung groups). Nje “wiki” muzikore eshte goxha interesante dhe kjo eshte pikerisht ajo deshiroja te arrija ne kete projekt.

Ne faqe ndodhen informacione biografike per me shume se 6000 grupe muzikore, dhe me shume po shtohen ne cdo cast.
Faqja eshte e ndertuar duke shfrytezuar API te Emusic.com dhe informacioni eshte i gjithi i terhequr automatikisht. Vetem pak dite pas nxjerrjes se faqes, Google ka indeksuar rreth 12 000 artikuj nen kete domain dhe akoma me shume do te shtohen ne ditet ne vazhdim.

Faqja prezanton disa nga albumet me te shkarkuara kohet e fundit, te jep mundesine te degjosh shembuj nga albumet dhe per ta bere me interesante eshte vendosur dhe nje seksion me lajme nga MTV (… sepse nuk gjeta burim me te mire me lajme muzikore dhe e di… MTV sucks!). Per te terhequr trafik te metejshem, nje aplikim i vogel Facebook eshte ne rruge e siper.

Teknikisht i gjithe informacioni i faqes ruhet ne cache. Kemi dashur te mos ngarkojme databazat qe krijojne shume ngarkese ne server. Struktura eshte rreth 0.4 GB dhe ne rritje, databaza eshte teper e lehte dhe permban 2-3 tabela konfiguruese. Struktura eshte e bazuar mbi Zendframework 1.10x

Faqja eshte krijuar me qellimin paresor per t’u shitur! Kemi nje numer shume te madh domainesh .al ne kontroll dhe ka ardhur koha qe te behet dicka me to. Megjithese struktura automatike e mbledhjes se permbajtjes tek mp3.al duhet te sjelle disa vizita dhe perfitime, dhe shume backlinks per projektet e reklamuar (mbi 12 mije linke nese reklamat vihen ne footer), domaini/struktura dhe permbajtja e terhequr jane per shitje me nje cmim jo te larte (per strukture jo eskluzive). Nese dikush ka interes, mund te me dergoje nje email te shkurter, nderkohe.
Nese jeni kurioz te shikoni tek shtohen artiste te rinj ne faqe, ndiqni www.twitter.com/allmp3

Mp3.al
Faqja kryesore
Mp3.al - Music Charts Albumet me te shkarkuar te muajit

Te dhena mbi gjendjen reale te perhapjes se internetit, telefonise fikse dhe celulare ne Shqiperi

Perdorues Interneti ne Shqiperi

Shpeshhere ka pyetje dhe interes mbi numrin e Shqiptareve qe kane qasje ne Internet. Numri i shqiptareve ne internet dhe zonat nga keta perdorues vijne percaktonte direkt dhe faqen me me shume trafik ne Shqiperi (shih nje nga artikujt e meparshem). Nga statistikat e gjithaandeshje duket sikur shqiptaret ne zonen e Dardanise (Kosoves) kane me shume qasje ne internet se perdoruesit brenda republikes se Shqiperis.

Per te mbeshtetur nje hamendje duhen te dhena dhe arrita te mbledh disa artikuj qe japin nje pamje te pergjithshme te numrit te perdoruesve te internetit ne republiken e Shqiperise. Fatkeqesisht shifrat nuk jane akoma te sakta, por AKEP perllogarit nje numer tek 80000-90 000 perdorues ne lidhje internet fiks (ADSL, leased e te ngjashme). Me shume informacion te detajuar gjendet tek ky artikull: “Numri i perdoruesve te internetit ne Shqiperi sipas statistikave zyrtare.” Ne kete cast po perpiqemi te gjejme informacion mbi numrin e real apo te perafruar te perdoruesve te Internetit ne Kosove, dhe nese dikush ka informacione qe mund t’i ndante dhe t’i botonim per te gjithe, eshte i lutur te kontaktoje.

Gjate kerkimit mbi numrin e perdoruesve te internetit, hasa ne disa informacione mbi perdoruesit e telefonise fikse dhe asaj celulare ne Shqiperi.

Nese dikush eshte i interesuar, mund te lexoje me gjeresisht:

Te dy artikujt permbajne disa statistika interesante, pershembull numri i pajtimtareve dhe norma e fitimit per AMC dhe Vodafone ka qene gjate gjithe ketyre viteve e perafert 🙂 Ne nuk kemi komentuar mbi kete gje, por grafiket e tregojne qarte!

Nese jeni te interesuar per artikuj te tjere mbi Teknologjite e Informacionit ne Shqiperi, vizitoni seksionin tone me informacione te tilla tek Shqiperia.com

Numri i perdoruesve te internetit ne Shqiperi sipas statistikave zyrtare.

…sepse interneti eshte shoqeror

Arena e diskutimeve mbi tema dhe artikuj te ndryshem eshte transferuar gradualisht nga forumet e vjetra ne ambiente te reja diskutimi. Flas pikerisht per mediat shoqerore, twitter, facebook, blogjet wordpress etj.

Ndodh jo rrallehere qe nje shkrim ne nje blog apo ne nje faqe te filloje te diskutohet ne twitter. Nje pjese e mire e diskutimeve humbasin ne twitter dhe nuk lidhen kurre me faqen origjinale. Disqus eshte nje zgjidhje per nje blog si WordPress, por kur vjen puna per nje faqe personale te programuar vete, zgjidhja duhet kerkuar diku tjeter.

Duke perdorur te njejten teknologji te Disqus, tek Shqiperia.com kemi bere integrimin e komenteve te mediave sociale direkt me komentet e vizitoreve te faqes. Komentet lidhen me URLne qe po diskutohet dhe aktualisht permbajne informacion te grumbulluar nga

  • Twitter
  • FriendFeed
  • Digg
  • Reddit
  • Hacker News
  • Yahoo Buzz
  • Mixx
  • Delicious
  • StumbleUpon
  • YouTube
  • Vimeo
  • Flickr
  • Disqus
  • dhe disa platforma blogimi si WordPress, Blogger, MT, Typepad etj.
Integrimi i Mediave Sociale tek Shqiperia.com

Kontrolloni lehtesisht Privacy-n ne Facebook

Kohet e fundit diskutimet kryesore po rrotullohen mbi informacionin e publikuar ne Facebook, dhe rregullat e konfidences (privacy) qe ndryshojne vazhdimisht duke na lene te zbuluar.

Faqja http://www.reclaimprivacy.org/ permban nje menyre shume te thjeshte per te zbuluar dhe kontrolluar sa informacion eshte publik nga ana e cdo perdoruesi ne facebook.

Menyra perdorimit eshte shume e thjeshte. Faqja ReclaimPrivacy.org permban nje lidhjen qe duhet terhequr dhe vendosur ne FaqeShenuesin e lundruesit (Bookmark). Duhet te hapet faqja e Facebook ku duhet te jeni te identifikuar dhe klikohet mbi lidhjen e ruajtur.

Personalisht vura re qe disa ndryshime qe i kisha shenuar disa muaj me pare ishin akoma aktive dhe foto personale ishin teper publike nga ndryshimet e reja te FB.

Tregetim domainesh .al

Domain Trade @ Host.al

Me uljen drastike te domaineve .al ka goxha interes dhe rritje te perceptimit mbi tregetimin e ketij domaini. Vetem ne 10 ditet e fundit tek Host.al kemi procesuar rreth 500 porosi per support ne regjistrim te domaineve .al. Eshte e qarte qe shumica e ketyre domaineve nuk po regjistrohet me qellime perdorimi personal, por per t’i tregetuar dhe per te nxjerr nje fitim nga “Pronat e patundshme” virtuale.
Per te lehtesuar dhe per te orientuar mbi cmimet qe kerkohen per disa nga domainet .al, por dhe per te krijuar nje ide mbi domainet e ofruar, ne po mundesojme nje platforme Tregetimi Domainesh (Domain Trade) nen adresen http://www.host.al/domain-trade/.

Platforma eshte lene anglisht per te terhequr dhe interesin e personave qe nuk jane shqipfoles dhe duke pasur parasysh qe te gjithe webmasterat tane flasin shume mire anglisht.  Regjistrimi dhe vendosja per shitje e domaineve eshte teresisht falas.
Pervec shitje se domaineve eshte menduar dhe per te ofruar nje mundesi per shitje websitesh qe jane aktiv. Webmasterat qe kane punuar per nje faqe, mund ta ofrojne ate lehtesisht per shitje nepermjet te njejtes platforme.

Ju mirepresim te vendosni cdo domain qe keni per shitje (edhe .com e te ngjashem) dhe te njoftoni ne forume ku jeni anetare ne menyre qe domainet tuaja te kene me shume mundesi shitje.