European e-Participation Day – Dita Europiane e Pjesëmarrjes Elektronike

Mbaj mend vite me pare kur te entuziazmuar ndiqnim impaktin e Open Data nepermediat shqiptare. Ndoshta nuk ishte nje ndryshim i madh ne perditshmerine shqiptare, por ishte hera e pare qe grupi yne i vogel po krijonte ndikim pozitiv mbi kulturen e te dhenave neper media. Disa vite kane kaluar qe nga ditet dhe javet e para te Open Data Albania, dhe projekti tashme eshte konsoliduar nen Albanian Institute of Science (AIS). AIS u krijua nen vizionin e permiresimit te punes kerkimore shkencore, aktivizmit dhe angazhimit qytetar ne problematikat e ndryshme te shoqerise sone.

Nese ka pasur nje teme qe eshte rrahur vazhdimisht tek AIS eshte e-Participation, ose Pjesemarrja Elektronike. Kemi kohe qe diskutojme se si demokracia si sistem eshte shformezuar me kalimin e viteve. Vendimmarrjet ishin gjithmone e me te shkeputura nga populli dhe shtresa politikane gjithmone e me e distancuar. e-Participation eshte aktualisht e vetmja forme se si Demokracia moderne mund te ekzistoje, dhe tek AIS do vazhdojme te punojme ne te ardhmen per te tjera aktivitete gjithperfshirese te popullates nepermjet platformave elektronike.

Telecenter_europ_logo-final-01-300x212

Megjithate, nje aktivitet i AIS per kete teme eshte sot dhe Dita Europiane e Pjesëmarrjes Elektronike. Më datën 7 maj 2015 , ora 10, në ambjentet e  Librarisë Tirana Times (pranë shkollës 11 Janari) , organizojme një forum të hapur me të rinj, për Ditën Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day. Eventi realizohet në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende të Europës. Nese keni deshire te takoni disa nga koleget tane, dhe te diskutojme mbi mundesi te reja per e-Participation ne Shqiperi, atehere jeni te ftuar te na vizitoni.

Nese deshironi te mesoni me shume per AIS, mund te vizitoni AIS.al, Personat e angazhuar ku mirepresim kedo qe deshiron te kontribuoje dhe projektet aktive.

“Partneritet për Qeverisje të Hapur” në stilin burokratik

“It takes political leadership. It takes technical knowledge. It takes sustained effort and investment. It takes collaboration between governments and civil society.”

OpenGovPartnership

 

Para gati 2 vjetësh, i frymëzuar nga një video e Hans Rosling diskutoja gjithë kenaqësi sa pozitive do ishte të kishte më shumë të dhëna në politikën e vendimmarrjen shqiptare. Mendoja se llogjika e pastër e të dhënave do ndihmonte politikisht cdo qytetar e politikan. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që shpeshherë politika e brendshme shqiptare bazohet në sharje, shpifje ndonjë fyerje e pak analiza konkrete ekonomike apo sociale. Qëllimi i drejtpërdrejt i projektit ishte rritja e nivelit të transparencës dhe lehtësimi i “të kuptuarit” të të dhënave publike nga qytetarët e thjeshtë. Një qëllim me largpamës do ishte nxitja e nje kulture të re të përdorimit të të dhënave në vendimmarrjet politike të qytetarëve. Individualisht duhet të pranoj që mbi te gjitha më terhiqte zgjidhja teknologjike e nje projekti te tille ajo qe motivon cdo programues e referohet si technology challenge.

Fatmiresisht patem fat te gjenim fonde dhe ndryshe nga pritshmeria ime, Open Data Albania arriti dhe me shume se cfare u ideua fillimisht. Arsyeja kryesore e suksesit ishte pikerisht ekipi i eksperteve qe u angazhuan. Nese do grupoja ne role do thoja se ekipi yne perbehej nga 2 Doktorante ne Shkenca Kompjuterike, 1 doktorante ne Shkenca Ekonomike, 1 tjeter ekspert qe vinte nga nje eksperience ne Banken e Shqiperise, dhe nje pune e mrekullueshme e “public relations”, nje ish-gazetare e vjeter. Te tjere anetare te ekipit nuk mbanin tituj shkencor, por puna e tyre ishte ne cdo cast e te njejtit nivel me pjesen tjeter te ekipit.

Me duhet te shpjegoj shkurtimisht cfare eshte Open Data Albania. Ndryshe nga ajo cfare shohin vizitoret e faqes sone ne artikujt mediatik, projekti eshte nje strukture e bazuar tek Semantic Web i Tim Berners Lee (i njohur dhe si babai i internetit). Publikimi i nje katalogu te dhenash eshte formalizuar ne nje ontologji (ODA Ontology) e botuar dhe kjo ne 2 publikime. Anetare nga ekipi yne merren prej vitesh me “Information Management” e me projekte te EU, fatkeqesisht diku larg Shqiperise. Struktura e katalogimit eshte e ngjashme me data.gov apo data.gov.uk. Ne terma me praktik cdo individ me disa njohuri nga kjo fushe mund te riperdore keto te dhena e te nxjerre konkluzione duke analizuar disa faktore paralelisht. Psh Sa ndikon rritja e cmimit te grurit ne ngritjen e pragut te varferise e te ngjashme.

Projekti na dha mundesine jo vetem te arrinim teknikisht ate strukture te dhenash qe deshironim, por dhe te kishim goxha influence mediatike e se fundmi dhe akademike tek studente qe dita dites perdorin te dhenat e projektit tone. Sot vetem pak me shume se nje vit nga leshimi i Open Data Albania, ka me shume se 120 artikuj e reportazhe mediatike ne mediat kombetare shqiptare.

Kur ODA pothuaj po perfundonte fazen e pare te projektit, OpenGovPartnership filloi si inisiative nder-Qeveritare, me qellim rritjen e transparences dhe angazhimit qytetar ne politikat e qeverisjes. Takimi i pare i kesaj inisiative ishte ne Shtator 2011 dhe duke qene se Shqiperia renditet tek emrat e shteteve me A, fati e deshi qe te ishte nder te parat shtete europiane qe do angazhohej ne kete inisiative. Ministri Pollo nenshkroi qe ne 2011 angazhimin e qeverise sone qe do ishte nder te parat shtete europiane, por jo e fundit pasi heret a vone te gjitha do aderojne.

Duke qene se projekti yne ishte nje pjese e nje levizje qe ne shtete si Amerika e Anglia eshte cilesuar pjese e Open Government, menduam se do ishte e drejte qe te konsultoheshim dhe te ofronim ndihmen tone teknike dhe deshiren per te bashkepunuar si pjese e Shoqerise Civile (megjithese instituti yne eshte akademik). Ne disa nga shtetet e para qe aderuan ne OpenGovPartnership, ishte pikerisht Shoqeria Civile qe krijoi gjithe strategjine e angazhimit. Ndersa ne ShBA e Angli, keto sisteme u dizenjuan nga akademike (ne USA Jim Hendler e ne UK T. Berners-Lee)

Duke dashur te kuptojme me se miri si funksionon mekanizmi burokratik ne administraten shqiptare, menduam qe interesin tone ta shprehnim direkt tek maja e piramides duke kerkuar nje takim me vete KM (per te qene te sinqerte KM vete na kishte ftuar dikur ne nje takim kur kishim perfunduar nje projekt informatik per qeverine, pikerisht ky fakt na dha lirshmerine per t’i shkruar drejtperdrejt). Kur dergon nje email tek vete Kryeministri, te garantuar ke faktin qe dikush nga administrata do pergjigjet(ka qe thone qe rrjeti i pergjigjes funksionon dhe me telefonatat e SMSte por kjo eshte teme tjeter).

Pas nja 2 bisedash telefonike e 2 takimesh arritem me se fundi te takojme “consigleren” tek i cili ishim deleguar. I kisha lexuar CVne “consigleres” dhe dukej njeri me taban. Megjithate takimi nuk shkoi aq mire sa e mendoja. Teksa mbante ne dore nje stilolapes qe e kishte marre para pak ditesh ne nje nga takimet e OpenGovPartnership, “il-consiglere” me tha qe “i kane ftuar per dicka”, “qe do bejne dicka”. Ne mes te ketij konfuzioni perfitova t’i shprehja ashtu si e mendoja situaten. “Nisma te tilla qe ndikojne drejtperdrejt ne kultivimin e eDemocracy duhet te trajtohen me vemendje pasi jane themel i suksesit te nje shteti modern. Ato mund te zbatohen ne menyre burokratike sa per te lare gojen, ose te behen duke kerkuar nje nivel idealizmi e te arrihet rezultati i pritur ne inicimin e tyre.”

I shprehem gatishmerine qe t’i ofronim pa asnje detyrim teknologjine qe kishim perdorur per te krijuar Open Data Albania dhe kerkonim as pak e as me shume se thjesht te ishim pjese e tryezave te rrumbullakta ku do diskutoheshin hapat e Qeverise Shqiptare ne permbushjen e kesaj nisme. Ne fund te fundit qeveria i ka per detyre ndaj partnereve ato tavolina piramidale me shoqerine civile, por donim te ishim te sigurte. “Consiglere” m’u hidherua pse i thashe qe punet behen burokratikisht ne shtet por me garantoi (llaf burrash) qe do na ftonte patjeter te ishim pjese e tavolines se punes ku do ftohej Shoqeria Civile. Duke na u arsyetuar qe e kerkoi i madhi ne telefon u largua duke na lene ne mes te nje zyre te stilit rus, cuditerisht KMja dukej sikur ruante akoma stilin e vjeter ne brendesi te saj (Me kuptoni drejt, po flas vetem per ato dyert e medha te drurit e jo per kulturen komuniste brenda saj).

As nje muaj nga vizita jone me njoftojne qe Pollua e kishte bere takimin me Shoqerine Civile. Kuptohet ne nuk ishim ftuar, pasi pritshmeria qe nje burokrat shqiptar te mbaje fjalen eshte jashte cdo lloj koncepti real sot per sot. Fatkeqesisht mungonte dhe nje njoftim nga Ministria e Pollos. Megjithate takimi kishte ndodhur. Kishte pasur dhe televizione te ftuara per traktet e mbremjes. Ca foto te vendosura online tregojne qe kishte pasur dhe te pakten 10 vete pervec tavolines se Pollos. Se si ia arriten disa “shoqeri civile” te ishin aty, ose ne kishte realisht nje shoqeri civile aty kjo eshte pak enigme per mua. Kur u interesuam na thane qe njoftimi ishte bere ne Facebook, ne nje faqe me nje numer shume modest anetaresh. Pas takimit ishte bere dhe nje updatimi i faqes se MITIK ku tregonte qe Shqiperia do prezantonte disa projekte te vjetra si tentative e saj per OpenGovPartnership (si eSchools, GOVNet e te ngjashme). Para ca kohesh mbaj mend nje gazetare qe pyeste nxenesit e shkollave shqiptare ne i kane pare ndonjehere kompjuterat apo a jane futur ne internet nga shkolla sic pretendon projekti i eSchools dhe te gjithe thonin qe ka, por asnje nuk e kishte provuar. Ndersa GovNET eshte nje fantazme e vjeter per te cilen thuhet qe Ministrite kane rrjet te tyre per komunikim te brendshem.

Megjithate nuk do shkruaja sikur te mos lexoja sot zhvillimet e fundit te OpenGovPartneship. Shqiperia ka kerkuar eksperte te huaj per te realizuar nje Open Data Portal. Nuk me shqeteson fakti qe do paguhen eksperte nga shteti shqiptar e qe me shume mundesi do punesohet ndonje koleg i imi ne Gjermani per nje pune qe ne ia ofruam falas shtetit shqiptar. Ne fund te fundit 2-3 milion € me shume nuk jane gje thuhet ne Shqiperi. Nuk me shqeteson as qe “consigleret” tane nuk kane pasur fantazi per te bere nje projekt te ri, por kane therritur te parin qe u ka rene ne mendje. E vetmja gje qe me shqeteson eshte qe nga kjo inisiative nga e cila mund te behej shume, ne Shqiperi do behet nje vrime ne uje. Do Zoti nuk i teket ndonje Shoqerie Civile t’ju monitoroje aktivitetin e te raportoje atje ne OpenGovPartnership se do behej nami. Ndersa ne te dashur zoterinj do bejme nje projekt tjeter teknologjik qe ndryshe nga burokracite shteterore, sjell realisht vlera per qytetarin shqiptar.

Demokracia si model implementimi po tregon shenja dobesie ne shume vende te botes. (Disa thone qe ne vende si Shqiperia ka deshtuar me kohe). Projekte si OpenGovPartnership jane nje thirrje per te transformuar sistemin qe nuk po funksionon ne dicka te re; Shumekush e quan Open Government, e dikush eDemocracy. Thelbi eshte gjithmone i njejti, vendimmarrje popullore. Qe te arrihet vendimmarrje duhen mjete teknologjike qe te lejojne te informohesh qe ne burim, e jo ne intepretim. Qe populli te kete direkt vendimmarrje, duhe te kete mundesine te reagoje ndaj ligjeve para se ato te dalin ne gazete, te mase punen e qeverise jo nga raportet e zyrave statistikore te privatizuara si INSTAT, por nga analiza e te dhenave primare. Qeverite duhet te kuptojne me mire aspiratat dhe nevojat e qytetarave perpara se te perfundojne ne Occupy-movements, duhet te marre vendime qe shkojne pershtat me ndjeshmerine qytetare dhe keto jane elemente qe mund te korren shume lehte nga infrastruktura e sotme. eDemocracy eshte e pashmangshme, por do vonoje nese nuk kalon nga koncepti i Open Government. Duket sikur Shqiperia dhe kesaj rradhe do vije e fundit, persa kohe nuk reagojme ne kohe si shoqeri.