Word Press

Ashtu si ne fillimet e WordPress 2.8 (versioni i pare), edhe WordPress 2.9 paska disa probleme me mekanizmin e PING pas shkrimit te nje artikulli. Keshtu shkrimet e djeshme te Eklipsi.com nuk po arrinin te njoftoheshin ne sistem me ane te blog.shqiperia.com.

Problemi qendron tek skedari  “wp-includes/cron.php”. Me nje modifikim te vogel ne kete skedar mund te rregullohet ky problem!

Hapni kete skedar ne editorin e preferuar dhe kerkoni per kodin:

$cron_url = get_option( ’siteurl’ ) . ‘/wp-cron.php?doing_wp_cron’;
wp_remote_post( $cron_url, array(‘timeout’ => 0.01, ‘blocking’ => false, ’sslverify’ => apply_filters(‘https_local_ssl_verify’, true)) );

Vereni vleren timeout qe eshte 0.01 qe eshte koha ne te cilen duhet te dergohet Ping. Ndryshojeni kete vlere ne 1 dhe tani kodi do jete:

$cron_url = get_option( ’siteurl’ ) . ‘/wp-cron.php?doing_wp_cron’;
wp_remote_post( $cron_url, array(‘timeout’ => 1, ‘blocking’ => false, ’sslverify’ => apply_filters(‘https_local_ssl_verify’, true)) );

Pas ketij ndryshimi PING do te funksionoje pa probleme. Vini re qe ky modifikim nuk ka te beje vetem me RPC.SHQIPERIA.COM dhe artikujt qe mblidhen nen http://blog.shqiperia.com, por dhe me njoftimin e makinave te kerkimit (nepermjet pingomatic) nga ana e faqes suaj. Mos e neglizhoni!

Per arsye sigurie, mos harroni t’i beni nje backup skedarit origjinal “wp-includes/cron.php” per cdo rast.

(Meritat per zbulimin e problemit: http://blazingminds.co.uk/wordpress-stops-pinging-fix/)