Kur domainet e tjetrit perdoren per propogandim
Me shkruante nje miku im qe dikush po perdorte domainin tone per nje reklame te tipit “Trakt Lufte”.
Emaili dergohej nga nje adrese qe presupozohej qe ishte e @shqiperia.com, por qe ne te vertete nuk ekziston. Fillimisht me erdhi te qesh qe dikush vlereson domainin tone per te perhapur nje opinion, por kur pashe qe opinioni ishte nje goditje politike u ndjeva keq.
Teknikisht protokolli i emailit lejon qe te “genjesh” mbi adresen e derguesit. Megjithe sigurine dhe perparimin e internetit, emaili ka mbetur primitiv dhe verifikimi i derguesit nuk eshte nje standard i perdorshem. Me pak fjale cdo kush mund te dergoje nje email tek te gjithe shqiptaret dhe te pretendoje qe ky email dergohet nga george.w.bush@whitehouse.gov, edrama@ps.al apo saliberisha@pd.al.
Per korrektese po sqarojme qe emaili i meposhtem, nuk ka asnje lidhje me domainin, aktivitetin dhe principet e Shqiperia.com. Portali yne ka qellim kulturor dhe aspak politike, megjithese ne mendojme qe nje kulture politik eshte e nevojshem per shoqerine shqiptare.
From: e_verteta@shqiperia.com <e_verteta@shqiperia.com>
Date: 2009/12/9
Subject: IDENTITETI I VERTETE I SALI BERISHES
To: xxxxxxxxxxxxxxxxx@gmail.com
Postim i ri: http://port.al/3980 Kur domainet e tjetrit perdoren per propogandim #shqiperia
via uberVU
Më erdhi edhe mua ky email dhe në fakt mendova vërtetë se vinte nga dikush që punonte për Shqipëria.Com. Goxha truk!
Faleminderit për sqarimin Mandi!