Google ofron sherbim publik per perkthim te DNSve
Google ka njoftuar se do te ofroje sherbimin e perkthimit te DNSve ne menyre publike per te gjithe! E thjeshte, brillante, fitimprurese, dominuese!
DNS do te thote “domain name service” ne anglisht qe perkthet “sherbimi i emrave domain”. Praktikisht eshte nje sherbim qe perkthen cdo domain qe shkruhet ne lundruesit e internetit ne nje IP ku pergjigjet nje server.
Normalisht sherbimi i DNSve eshte i padukshem per perdoruesin normal te internetit. Ai eshte nje sherbim qe ofrohet nga ofruesi i internetit (Internet Service Provideri) dhe eshte hallka e pare qe haset ne lundrimin ne nje faqe te caktuar (apo dhe per sherbime te tjera si ftp, email etj).

Nje skeme e komplikuar e funksionimit te DNSse. Per qartesi konsideroni vetem anen e majte ne imazh. Skeme e marre nga Drini Sema
Ideja e ofrimit te nje sherbimi falas per DNSne ne internet nuk eshte e re. (Google nuk shquhet per ide te reja, por per shfrytezimin e ideve te te tjereve me nje reklame fryrese). Me pare ka pasur disa nisma per ofrimin e sherbimeve te ngjashme te cilat kane funksionuar me sukses ne internet. Nje nder me te permendurit eshte OpenDNS i cili ashtu si dhe Google tani ofronte nameservera publike per perdorim nga cdokush. OpenDNS ofronte gjithashtu dhe nje filtrim te disa domaineve te papershtatshem (faqe pornografike e te ngjashme) dhe e bente kete sherbim teper familiar.
Megjithese tregu per nje sherbim te tille falas ishte i plotesuar nga OpenDNS dhe te ngjashem, Google serish doli me platformen per DNS publike. Arsyetimi pas ketij sherbimi ishte pershpejtimi i eksperiences se lundrimit ne internet nepermjet ketyre serverave “teper te shpejte”.
Per te gjithe ata qe deshirojne ti perdorin, Google DNS Resolvers jane:
8.8.8.8
8.8.4.4
Qellimet e ketij sherbimi!?
Qellimet e ketij hapi te Google mund te jene disa.
Hipoteza e pare eshte qe Google kishte arritur te merrte ca IP interesante dhe duke menduar se si t’i perdori keto IP, ka vendosur qe te ofroje kete sherbim 🙂
Mundesia e dyte eshte qe ISPte lokale apo ofruesit e tjere te DNSve po “benin para” me kete sherbim dhe Google nuk e ka pelqyer kete fakt. Praktikisht, sa here qe nje domain nuk perkthehej dot ne nje IP, DNSte lokale te ISPve percillnin klientet tek nje faqe kerkimi apo nje faqe me reklama ku ato perfitonin dicka. Per aq sa e kam testuar kete veprim brenda faqeve qe nuk gjenden vetem ne nje domain, fitimet nuk jane te vogla. Ndoshta Google ka menduar qe eshte koha qe dhe ai te fitoje ca me shume nga reklamat e tij.
Megjithate une mendoj qe ne bashkepunim me dy hipotezat e para, mundesia me e madhe e ketij hapi eshte mundesimi i mbledhjes se informacionit nga te tjera menyra.
Nese mendoni qe lufta per dominim ne internet do jete ne fushen e makinave te kerkimit apo ne social networks! e keni gabim! E ardhmja e internetit eshte Informacioni i profilizuar per cdo perdorues dhe per kete qellim duhet te mblidhen sa me shume te dhena nga cdo perdorues.
Kontrolli i DNSse se internetit eshte disa here me i forte se kontrolli i nje makine kerkimi. Ne nje makine kerkimi, baza statistikore e informacionit qe mblidhet bazohet mbi termat e kerkuar dhe faqet e naviguara pas nje kerkimi. Ndersa ne kontrollimin e nje DNSje, informacioni qe mblidhet eshte … gjithcka!
Nje tjeter artikull interesant mbi kete teme gjendet tek: Eklipsi.com : Pse Google po ofron nje sherbim DNS publik?
Postim i ri: http://port.al/3936 Google ofron sherbim publik per perkthim te DNSve #shqiperia
via uberVU
RT @armandBrahaj Google ofron sherbim publik per perkthim te DNSve : http://tinyurl.com/ykdxgvh
via uberVU
Nuk jam nga ata qe fal komplimente shume lehte por duhet te pranoj qe ti ke aftesine te shpjegosh thjeshte – edhe per ata si puna ime qe nuk jane eksperte – gjera qe teknikisht nuk jane shume te thjeshta per t’u shpjeguar …ta kishin te gjithe gazetaret kete aftesi!
Nje pyetje: meqenese te gjithe thone se me kete levizje Google synon te krijoje nje Internet me te shpejte, mendon se ka ndonje lidhje me Chrome dhe Chrome OS (duke pasur parasysh se edhe keto synojne shume te shpejtesia)?
Drejt nje Interneti me te shpejte? RT @armandBrahaj Google ofron sherbim publik per perkthim te DNSve – http://port.al/3936
via uberVU
Pershendetje Indrit,
Te flm per komentin dhe komplimentat.
Shpejtesia ne internet nuk ka ndonje ndikim te madh nga DNS serverat per mendimin tim.
Duke qene se DNSja zakonisht sherbehet nga Internet Provideri, shpejtesia e komunikimit me DNS serverin eshte shume e larte. Nga ana tjeter, DNS serverat punojne mbi nje faktor Cache-je qe ofron performance shume te mire. Pergjigjet e DNSse jane ne rang milisekondash.
Deri me sot nuk e kisha hasur kurre si nocion qe Interneti mund te jete i avashte sepse ka DNS servera te avashte! Kam pare matje te pergjigjes se DNSve, por nuk kam degjuar arsyetim ndaj klienteve qe interneti eshte i avashte sepse serverat e DNS jane te avashte. Them se ky eshte nje pretekst i Google per te arsyetuar kete sherbim te ri.
Nuk besoj se ky sherbim ka te beje me Chrome apo Chrome OS. Por nga ana tjeter ky sherbim ka shume benefite ne mbledhjen e te dhenave te tipit: “Cfare faqesh vizitojne konsumatoret, kush jane faqet me te vizituara, rajonet nga po vizitohen keto faqe” etj.
Algoritmet e derimesotme te vleresimit te faqeve kane te bejne me autoritetin qe keto website krijojne nga numri i faqeve qe linkojne tek to; mund te kene te bejne me klikimet e websiteve nga makina e kerkimit dhe pak truke te ngjashme qe lidhen me cfare ndodh ndermjet faqeve.
Kontrolli i DNSse do mundesonte nje vleresim te ri te faqeve qe do ishte shume here me i sakte se Alexa e te ngjashme. Te dhenat e marra mund te perdoren ne nje algoritem te thjeshte vleresimi te websiteve qe do ishte akoma me i sakte, dhe qe i mungon kompanive te tjera si BING, e te ngjashme duke perfshire dhe ato ne Mediat Sociale.
Qellimi i vetem i Google eshte te behet mbret ne secilen fushe qe lidhet me internetin dhe “informacionin”. Informacioni ne diten e sotme eshte pika kyqe per nje biznes dhe Google deri me sot e ka mbizoteruar mire kete fushe.
Me me shume se 60% te tregut te kerkimeve ne SHBA dhe Europe, Google ka mbledhur dhe vazhdon te mbledh informacion goxha te mire ne kete fushe per nevojat e saj per zhvillim te metutjeshem, duke mos permendur ketu dhe mundesite tjera qe shfrytezojne kompanite e kerkimeve siq jane dhenja e informatave mbledhese tek kompanite qe kane nevoje per studime te ndryshme per nevojat e tyre.
Tani kontrollimi i dns-ave do te rrite edhe me shume mundesite e Google per te mbledhe informacionin qe nuk e kontrollon dot nga motori i kerkimi dhe sherbimet tjera te saj.
Pra, me pak fjale e gjithe lufta eshte se kush do kontrolloj “informacionin”.
Nje artikull shume i vlefshem nga i cili mesova shume gjera te reja qe me pare nuk i kisha ditur. Pegezime Mandi.
[…] Pas një artikulli ku Mandi shpjegon se çfarë është ky shërbim i ri publik që po ofron Google, lind pyetja […]