Blogu eshte dicka origjinale

Blogu eshte dicka origjinale

“Nëse dëshironi të keni një faqe personale, dijeni se ajo sot quhet Blog :)”. Me kete titull kisha nisur nje shkrim te vjeter ku perpiqesha te hidhja nje shikim mbi blogun (qe nuk eshte gje e re per internetin ne pergjithesi, por mund te cilesohet si dicka relativisht e re per ambientin shqiptar ne internet).

Ne te njejtin shkrim kisha hedhur disa referenca per te shpjeguar cfare eshte nje blog dhe ajo me e rendesisshmja eshte qe nje blog eshte nje faqe mbi nje person te caktuar, ose mbi nje interes te caktuar.

Ndersa ne nje tjeter shkrim akoma me te vjeter, disa perkufizime te Blogut ishin qartesuar si:

  • Një Blog është një faqe interneti (ang: website) që ofron përshkrime ose lajme mbi një subjekt të veçantë si politika, ekonomia etj.
  • Blogu funksionon si një ditar personal (ang: a journal) ku përshkruhen eksperiencat personale në lidhje me temën
  • Një blog lejon autorin që të publikojë në çast nga çdo vend ku ka lidhje interneti

Duke pasur domainin blog.al dhe deshiren e mire qe te rritet kultura e internetit nder te rinjte shqiptare (kudo qe jane), para disa kohesh ofruam mundesine e hostimit te blogeve personale nen domainin blog.al. Gjithcka eci mire dhe pati disa blogje shume interesante personale (psh: granit.blog.al) apo blogje mbi nje teme te caktuar (psh: albpelasgian.blog.al). Pati dhe shume blogje te hapur kot dhe nje kohe e shkuar dem, por kenaqesia e nje suksesi te vogel zbeh merzine e 10 deshtimeve.

Kohet e fundi kerkesat po shtohen dhe nuk behet me per hapjen e blogjeve me vlere, por vetem siteve aspak origjinale dhe deri diku dhe bezdisese me pranine e tyre ne internet. Nuk dua te behem negativ ne shprehje ndienjash ndaj kopjimit dhe perceptimit te te fituarit lek nga artikujt e bere copy-paste qe po behen neverites (dhe kur do e kuptojme qe nuk nxirret dhjame nga pleshti), por ne kete rast po abuzohet dhe me kohen dhe burimet tona.

Me pak fjale dhe per te mos humbur kohen e askujt:
Nuk do hapim me blogje qe kane si tituj: mblidhefutlajme.blog.al, lajme.blog.al, thashethemevip.blog.al e te ngjashme.

Arsyeja!? Nuk ka asgje origjinale ne keto faqe, nuk ka asnje pike individualiteti te personit qe i ka ne perdorim, dhe nuk flasin mbi nje teme specifike. E thene me shkurt, nje faqe e tille nuk eshte nje blog (faqe personale) dhe nuk ka vlere! Cfare nuk ka vlere eshte antivlere.

Nese deshironi nje blog nen blog.al atehere mendoni qe te keni nje faqe mbi ate qe ju si individ beni, ju si individ prodhoni apo ai si blog ka nje identitet. Identitete te vlefshme jane: Blog mbi politiken, blog mbi Ekonomine (shembull shume i mire eshte http://www.mbreti3gut.com/), blog mbi informatiken, gjuhen shqipe, letersine etj.

P.S Shih gjithashtu kete shkrim tek Graniti per Blogun, dhe dallimin me faqet e internetit.