Blogu nuk eshte nje site lajmesh, thashethemesh dhe informacioni pa vlere
“Nëse dëshironi të keni një faqe personale, dijeni se ajo sot quhet Blog :)”. Me kete titull kisha nisur nje shkrim te vjeter ku perpiqesha te hidhja nje shikim mbi blogun (qe nuk eshte gje e re per internetin ne pergjithesi, por mund te cilesohet si dicka relativisht e re per ambientin shqiptar ne internet).
Ne te njejtin shkrim kisha hedhur disa referenca per te shpjeguar cfare eshte nje blog dhe ajo me e rendesisshmja eshte qe nje blog eshte nje faqe mbi nje person te caktuar, ose mbi nje interes te caktuar.
Ndersa ne nje tjeter shkrim akoma me te vjeter, disa perkufizime te Blogut ishin qartesuar si:
- Një Blog është një faqe interneti (ang: website) që ofron përshkrime ose lajme mbi një subjekt të veçantë si politika, ekonomia etj.
- Blogu funksionon si një ditar personal (ang: a journal) ku përshkruhen eksperiencat personale në lidhje me temën
- Një blog lejon autorin që të publikojë në çast nga çdo vend ku ka lidhje interneti
Duke pasur domainin blog.al dhe deshiren e mire qe te rritet kultura e internetit nder te rinjte shqiptare (kudo qe jane), para disa kohesh ofruam mundesine e hostimit te blogeve personale nen domainin blog.al. Gjithcka eci mire dhe pati disa blogje shume interesante personale (psh: granit.blog.al) apo blogje mbi nje teme te caktuar (psh: albpelasgian.blog.al). Pati dhe shume blogje te hapur kot dhe nje kohe e shkuar dem, por kenaqesia e nje suksesi te vogel zbeh merzine e 10 deshtimeve.
Kohet e fundi kerkesat po shtohen dhe nuk behet me per hapjen e blogjeve me vlere, por vetem siteve aspak origjinale dhe deri diku dhe bezdisese me pranine e tyre ne internet. Nuk dua te behem negativ ne shprehje ndienjash ndaj kopjimit dhe perceptimit te te fituarit lek nga artikujt e bere copy-paste qe po behen neverites (dhe kur do e kuptojme qe nuk nxirret dhjame nga pleshti), por ne kete rast po abuzohet dhe me kohen dhe burimet tona.
Me pak fjale dhe per te mos humbur kohen e askujt:
Nuk do hapim me blogje qe kane si tituj: mblidhefutlajme.blog.al, lajme.blog.al, thashethemevip.blog.al e te ngjashme.
Arsyeja!? Nuk ka asgje origjinale ne keto faqe, nuk ka asnje pike individualiteti te personit qe i ka ne perdorim, dhe nuk flasin mbi nje teme specifike. E thene me shkurt, nje faqe e tille nuk eshte nje blog (faqe personale) dhe nuk ka vlere! Cfare nuk ka vlere eshte antivlere.
Nese deshironi nje blog nen blog.al atehere mendoni qe te keni nje faqe mbi ate qe ju si individ beni, ju si individ prodhoni apo ai si blog ka nje identitet. Identitete te vlefshme jane: Blog mbi politiken, blog mbi Ekonomine (shembull shume i mire eshte http://www.mbreti3gut.com/), blog mbi informatiken, gjuhen shqipe, letersine etj.
P.S Shih gjithashtu kete shkrim tek Graniti per Blogun, dhe dallimin me faqet e internetit.
Postim i ri: Blogu nuk eshte nje site lajmesh, thashethemesh dhe informacioni pa vlere http://bit.ly/3QV4fc
via uberVU
Postim i ri: http://port.al/2456 Blogu nuk eshte nje site lajmesh, thashethemesh dhe informacioni pa vlere #shqiperia
via uberVU
Aahahahaha o Mandi, perzotin sa kam desh me te shkrujt keto dite per kete gje. Sepse mire qe ty te harxhojne resource ne server e kohe me hapjen e tyre por nga nje ane na bezdisin edhe neve apo dike tjeter.
Un nuk e kuptoj ca jan kto femije (se rob nuk quhen se robi ka 2 fije mend) qe hapin faqe kot me kot me mendimin qe do behen bossa…
Rasti me konkret… Tek Webmaster.al jane shume shume shume ato persona qe kan hap faqe per “Teknollogjine” apo Informatiken e kur vjen puna nngelen tu hap tema per ndihme qe sdin me shtu 1 rrjesht HTML apo ca qe nuk din as ku hiqen Widget ne WordPress…
Me fal po ca ndihme apo ca informacioni mund te marresh nga dikush qe vet nuk ja ka idene? Asgje, fundja me then te drejten na prish pune ne te tjereve qe bejme dicka nga njohurit… e ai asgje nuk din, perkthen me Google Translate e eshte skandal… edhe me Spam e budalliqe e rreklama ka me shume usera.. (megjithese jan momental) sesa dikush qe rrin e harxhon kohe aty…
Se din robte sa kohe kam len un me e ber template apo dicka si e dua… e keto me 2 ore pune e me nje ndihme ne forum duan te zgjidhin gjithcka…
Vallahi per mua eshte tja mbyllesh fare faqen. Te lesh dike qe shkruan dicka interesante, dicka te vecante e te bukur, jo te njejten gje e shef me 300 site… Jan ber te gjith Webmaster edhe pse jam i sigurte qe 90% nuk e din kuptimin tamam te fjales… e megjithese 90% jan nen 18 vjec e ka edhe nga ato qe sdin 2 llafe anglisht…
Herzlich wilkommen in das Wunderland Albanien!!!! (Shpresoj te kesh msu icik gjermanisht :P)
Ngelem duke e permendur o Romeo por jemi ne mes te nje vale pertacie qe as nuk lexon udhezimet me shkronja te medha ne rregull, ler me tej te thellohet ne koncepte.
Levizje e menqur dhe shume e drejte do thoja.
Kam pare dhe une ca blogje shqip nen blog.al qe jane 100% kopje e sajteve tjera dhe kjo te them te drejten nuk me pelqente aspak.
Te pergezoj Mandi per vendimin dhe besoj qe eshte shume i drejte, pasi vetem keshtu do kemi me shume blogje interesante dhe me shume artikuj unik.
Shembuj te mire jane:
Mbreti3gut.com
RomeoLab.com
Eklipsi.com, etj.
Mandi ky artikull është jashtzakonisht me vlerë. Sidomos të përgëzoj për iniciativën për të mos hapur blogje të tilla si lajme.blog.al apo thashethemevip.blog.al sepse na lodhen.
Ashtu siq tha edhe besarti, shpresoj se tash e tutje do të kemi blogje me vlerë dhe artikuj unik për të lexuar.
Graniti
Pershendetje Mandi,
Kur ke leshuar platformen blog.al e dija se do kishte nje vale blogjesh te njejta si per teknologji,thashetheme,dhe lajme, por ske cti besh..
Prandaj me behet qejfi qe e ke ndaluar nje gje te tille sepse behet boze gjithmone me te njejtat, sa per mua qe kam qene i pari qe ma ke hape blogun.al dhe permbajtja nuk eshte nga ato : lajme, vip apo tjera gjera… Kur kam hyre ne blog.al jam cuditur aq shume blogje.al kishte por ato blogje ishin ne pune 1 javore dhe te gjitha deshtuan pos disave…
Siq thane edhe postuesit me larte nese deshiron te hapesh nje blog atehere duhet ta percaktosh qysh ne fillim se per cka do jete…
ALBeagle
Teme shume e qelluar se edhe une edhe pse nuk jam afer jush mendoj te njejten gje se Blogu ndryshon nga nje web. Edhe une vet ka hasur ne disa persona qe deshirojne te hapin blog ose webfaqe ndersa nuk din gjuhen angleze apo ate gjermane dhe ka te tjere qe kur hapin nje free web mendojne se jane bere bossa ose e marrin nje domain free .TK dhe vijne e thone shiko une kam hapur Webfaqe. Kjo gje duhet ndalur dhe gjithastu ka plot nga ata qe nuk dine te mendojne hapin nje blog si thate ju te Mp3 ose te thashetheme gjithashtu edhe ato te lajmeve copy-paste.
ndersa per ndaljen e kesaj dukurie mendoj qe keni berenje hap shume te mire.
Krejt me vler kokan 😛 haeuheau
Mandi, fatkeqesisht nuk besoj se do kete ndonje vlere kjo thirrje…eshte si tu thuash njerezve bosh te mos jene bosh.
Ne nje mendim me ty jam Mando po ce do qe dal ca morracak rreth e rrotull kan 2 dite qe kan mesuar pc e thone u beme webmaster … edhe thuaj jo ti po deshe 😀 njs rendesi ka qe Biznesi jot vazhdon te jete i perkryer … 😛
Teme shume e qelluar se edhe une edhe pse nuk jam afer jush mendoj te njejten gje se Blogu ndryshon nga nje web. Edhe une vet ka hasur ne disa persona qe deshirojne te hapin blog ose webfaqe ndersa nuk din gjuhen angleze apo ate gjermane dhe ka te tjere qe kur hapin nje free web mendojne se jane bere bossa ose e marrin nje domain free .TK dhe vijne e thone shiko une kam hapur Webfaqe.