Pse kaq pak domaine .al
Ka kaluar pothuaj një vit që kur domainet shqiptare në internet ndërmorrën një liberalizim. Plot një vit dhe 1000 domaine të rregjistruar në këtë vit! E megjithatë kjo nuk është dhe aq negative.
Pak historik
Domaine shqiptar .al u aktivizua diku në vitin 1993. Duke marre parasysh zhvillimin e dobet teknologjik te Shqiperise, serveri i pare per mbajtjen e rekordeve te domainit shqiptar u mbajten ne Itali ne “Institutin e Shkencave Informative dhe te Teknologjies” (Institute of Information Science and Technologies ). Kuptohet serveri ishte jashte administrimit teknik shqiptar por nje strukture dytesore qe merrej me aktivizimin e nendomaineve .com.al, .net.al e te ngjashme mbahej prane INIMA-s ne Tirane.
Per ata qe kane qene ne korrent te rregjistrimit te domaineve nga vitet 1999 deri para pak kohesh, per te rregjistruar nje domain .com.al duhet te ishe nje firme e rregjistruar ne Shqiperi dhe te lejohej vetem nje domain i cili duhet te perkonte me emrin e firmes. Pas ca kohesh liberalizime u bene dhe per Markat dhe Patentat ku nese zoteroje nje marke te tille mund te perfitoje dhe domainin perkates. Domainet .al ishin te paket dhe nder ta ishin vetem uptal.al (Universiteti Politeknik i Tiranes), soros.al, inima.al e ndonje tjeter. Megjithese domainet .al ishin de-juro te pamundur te rregjistroheshin, pak nga pak disa “firma” arriten (?) te rregjistronin te tille domaine, duke permendur, fillimisht vodafone.al, reiffeisen.al, amc.al etj. Procedura e rregjistrimit ishte teper e ngadalte dhe kufizimet e atehershme detyronin cdokend qe te rregjistronte me pare nje domain te tipit domain-al.com se nje domain.com.al. Cmimi i rregjistrimit te domainit ishte 75$/2 vjet.
Proçedura vazhdoi deri në fillimin e 2008 kur hyri në fuqi një rregullore e re e cila lejonte rregjistrimin e çdo domaini nga firmat shqiptare. Rregullorja parashikonte dhe një Periudha kalimtare prej 3 muajsh ku u jepej kohë subjekteve që mendonin se duhet të kishin një domain të aplikonin për të. Pas kësaj periudhe çdo domain do të rregjistrohej sipas rregullit I pari, shërbehet i pari (FCFS). Periudha kalimtare përfundoi para një viti në Korrik dhe më së fundi dukej sikur do kishte një bum të rregjistrimit të domaineve shqiptare.
Një vit kaloi dhe vetëm 1000 domaine janë rregjistruar! Për ata që kalojnë shumë kohë në internet dhe e njohin dinamikën e tij, 1000 domaine në mes qindra emra interesantë për t’u rregjistruar janë shumë pak! Po përse kaq pak?
Viti I – Premtime të reja, metoda të vjetra
Duke qenë se një strukturë e re ndryshoi tërësisht në 2008 dhe serverat që mbajnë rekordet .al kaluan në Shqipëri, po e quajmë vitin 2008, Viti I i domaineve .al.
Megjithëse u duk shumë premtuese fakti i një liberalizimi të domaineve shqiptare, të gjithë që kanë tentuar të rregjistrojnë të paktën një domain shqiptar e kanë parë që nuk është dhe aq e thjeshtë. Pikësëpari struktura e rregjistrimi të këtyre domaineve nuk është aspak e automatizuar. Çdo kërkesë për rregjistrim domaini shqyrtohet manualisht(1), gjykohet nëse domaini mund të rregjistrohet(2) dhe pasi vërtitet në nja 3 tavolina pune(5) për nga një firmë njoftohet(6) aplikuesi bashkë me një faturë(7). Më tej aplikuesi shlyen faturën(8) dhe pas konfirmimit nga financa(9) për shlyerjen e faturës nga banka(10), bëhet rregjistrimi i domainit(11).
Si metodë proçesimi nuk mendoj se mund të ketë një metodë më burokratike për një burim i cili po paguhet (dhe shtrenjtë bile). Sado pozitiv të jetë vullneti i djemve që merren me proçesin e rregjistrimit pranë AKEP, kjo proçedurë e zvarrit në mënyrë ta pavullnetshme proçesin për të paktën 20 ditë nga çasti i aplikimit.
Rrezultati, çmimi është i njëjtë me atë të dikurshmin dhe koha e rregjistrimit të një domaini është po aq e gjatë sa dikur. Asnjë përparim në këtë aspekt!
Viti II- E ardhmja është e papërcaktuar
Këto që po shkruaj nuk janë plane të AKEP, por biseda të nxjerra me njerëz të angazhuar në proçesin e rregjistrimit të domainit.al. Hapi më i rëndësisshëm është rregjistrimi automatik i domaineve .al. Të gjithë jemi të influencuar nga eksperienca normale e rregjistrimit të një domaini. Hapet një faqe, kontrollohet nëse domaini i interesuar është i lirë për rregjistrim, paguhet (online, me kreditim apo metoda të tjera), dhe domaini bëhet brenda pak orësh aktiv në internet. Struktura është shumë e thjeshtë dhe një kompani programimi mund ta ndërtojë një strukturë të tillë brenda 20 ditë pune (aq sa zgjat rregjistrimi i një domaini aktualisht). E gjithë proçedura zgjat disa çaste, AKEP dhe shteti shqiptar merr lekët që do 10 fishohen pa frikë, klientët mbeten të kënaqur! Megjithatë kjo ngelet ëndërr e vitit II. Askush nuk di të thotë nëse kjo do jetë gati këtë vit. Dihet vetëm që po punohet … që në vitin I dhe ca para tij …
(Nëse mendojmë që mungon vullneti politik për një strukturë të tillë gabohemi. Këshilli i Ministrave (për të mos e politizuar çështjen) disa herë ka shprehur nëpërmjet kryeministrit se do fusim Shqipërinë në epokën e internetit. Epoka e internetit fillon nga interneti në shqip, fillon nga infrastruktura për të mbështetur një bum interneti siç i ka hije epokës së internetit.)
Gjithashtu është përfolur dhe për një ulje të çmimeve të domaineve që nuk janë aspak kompetitive në tregun botëror të domaineve. Bashkuar me automatizimin e rregjistrimit, ky hap do sillte me të vërtetë një bum interneti në Shqipëri.
Informacion rreth domaineve Shqiptarë.
Kush e administron ccTLD .al?
Sektori i administrimit të domain-it .AL është një sektor nën varësine e drejtorisë teknike të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – A.K.E.P.
Ky sektor regjistron dhe administron emrat e domain-eve .al dhe nëndomain-et përkatëse (com.al , net.al , org.al, gov.al , edu.al , mil.al ).
Nga data 07 Mars 2008 ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e administrimit të emrave të domain-eve, rregullore e cila ka çuar në një liberalizim të këtyre emrave.Për më tepër konsultoni rregulloren.
Për konsultime të mëtejshme mos hezitoni të na kontaktoni. (nic.al)
Kush ka të drejtë të regjistrojë një emër domain-i nën .al apo nën nëndomain-et përkatëse?
Sipas Rregullores, deri në marrjen dhe publikimin e një vendimi tjetër nga Autoriteti Përgjegjës, të drejtën për të regjistruar një emër domain-i në zonën ”.al” dhe nën domain-et ”.com.al, .org.al dhe .net.al”, e kanë vetëm personat juridikë publik dhe privat, si dhe personat fizik tregtarë me rezidence të aktivitetit tregtar në territorin e Republikës së Shqipërisë të regjistruar si të tillë sipas legjislacionit në fuqi për këtë qëllim.
Çdo subjekt (person juridik publik/privat apo fizik tregtar) që pushon së egzistuari si i tillë dhe ç’rregjistrohet nga Regjistri Tregtar, në të njëjtën kohë humbet të drejtën e rinovimit të një emri domain-i të regjistruar në emrin e tij.
Kontakti administrativ
Me paraqitjen e aplikimit për regjistrim, aplikuesi për të qenë posedues i nje emri domain-i, përveç kushteve të tjera të parashikuara në Rregullore, mund të përcaktojë dhe një “kontakt administrativ”.Poseduesi, është i detyruar ta rinovojë “kontaktin administrativ” përgjatë gjithë periudhës së përdorimit të emrit të domain-it, çdo herë që ai pëson ndonjë ndryshim.
Poseduesi i emrit të domain-it, ka të drejtë të zgjedhë si “kontakt administrativ”, veten e tij ose një person juridik privat ose person fizik tregtar/jo tregtar, pavarësisht nëse ai ka ose jo marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të.
“Kontakti administrativ”, duhet të jetë subjekt/person rezident në Shqipëri dhe të ketë një adresë që domosdoshërisht të mundësojë korrespondencën në rrugë postare të dokumentave.
Me qënien rezident në Shqipëri të personit juridik privat, si dhe person fizik tregtar/jo tregtar nënkuptohet ekzistenca e selisë ose vendbanimit/vendqendrimit me adresë të identifikueshme në territorin e Republikës së Shqipëri në përputhje me legjislacionin përkatës për këtë qëllim. (nic.al)
Ku mund të rregjistroj një domain .al
Kërkesat për rregjistrim .al kalojnë nga AKEP. Nëse dëshironi një partner për të lehtësuar rregjistrimin e domainit tuaj .al, provoni nëpërmjet HOST.AL
Ku mund të kontrolloj kujt i përket një domain .al dhe mbi lirshmërinë e një domaini .al?
Bazuar mbi protokolle të kontrollit të rekordeve të DNS, tek Host.al mund të kontrolloni për domaine .al.
https://support.host.al/domainchecker.phpNjë listë të të gjithë domaineve .al mund ta gjeni tek:
http://www.host.al/html/domain/showall/Kontrolli i lirshmerise se nje domaini tek AKEP
http://www.ert.gov.al/ert_alb/domain.html
Shenim: Informacione e publikuara nuk jane te mbeshtetura ne fakte apo literature te publikuar zyrtarisht dhe mund te permbajne pasaktesi
New blog post: Pse kaq pak domaine .al http://bit.ly/12OFN2
via uberVU
Postim i ri: pse kaq pak domaine .al http://bit.ly/12OFN2
#shqiperia #soci
via uberVU
Postim i ri: http://port.al/1586 Pse kaq pak domaine .al #shqiperia
via uberVU
Armand, faleminderit për këtë artikull shumë sqarues. Është me të vërtetë për të ardhur keq sa vone jemi në fushën e domain-eve. Domain-et .al do krijonin një treg të madh në vetvetë sepse janë shumë konkures edhe në botë për shkak se mbaresa ‘al’ është mbaresë fjalëformuese e shumë fjalëve në anglisht si medical, inspirational etj. etj. gjë që do rriste shumë kërkesën për to.
@KOSOFT Problemet e domaineve.al i kam sqaruar tek: http://bit.ly/12OFN2
#shqiperia
via uberVU
Ne vijim te artikullit teper sqarues dhe te plote ne lidhje me kalvarin qe duhet te kaloje nje kompani shqiptare per te marre nje TLD te tipit .al une po e “pasuroj” kete me nje shembull nga eksperienca ime.
Sic dihet ekzistojne shume marka nderkombetare te cilat regjistrohen ne cdo vend te botes si marka te regjistruara dhe normalisht ne cdo vend ku mbajtesit e ketyre markave kane operacionet e tyre tregtare, u takon te kene edhe nje website me domain-in e vendit perkates.
Tani per te regjistruar nje domain .al per nje marke te tille nderkombetare te perfaqesuar ne Shqiperi nga nje kompani distribucioni, u deshen plot 2 vjet, 2 dosje plot me dokumentacion, mijera leke te harxhuara me noterizime dhe nje doze e mjaftueshme vendosmerie derisa ja dola mbane.