Blogosfera Shqiptare

Blogosfera Shqiptare

Kur nisa te shkruaja ne kete blog (armandbrahaj.blog.al) disa bloge shqiptare kishin kohe qe ishin krijuar si Eklipsi, Romeo, MbretiTregut e ndonje tjeter. Per t’u njohur dhe per te grumbulluar ne nje vend te gjithe shkrimet e blogjeve shqiptare, mendova se do ishte me interes aktivizimi i rpc.blog.al. Me ndihmen e blogjeve ekzistuese, rpc.blog.al (shih Të pingosh ne grup – ambient i ngrohtë mes webmasterave shqiptarë) u njoftua mire dhe ne ditet e para po prisja te shtoheshin dhe shume bloge te tjere nga ata te panjohurit. Megjithate keto blogje po vononin te shfaqeshin. Pas nje fare kohe kuptova qe Blogosfera Shqiptare ishte me e vogel sec e mendoja dhe gjate asaj kohe qe isha shkeputur nga komunitetet nuk eshte se kishte ndryshuar shume.

Pak dite me pare mora 2 kerkesa per te hapur nja dy blogje nen blog.al (subdomainin bashke me hapesire hostimi). Nisen keshtu disa bloge si albeagle.blog.al, granit.blog.al dhe keto dite jane aktivizuar dhe te tjere. Gjerat ndryshuan menjehere dhe papritur blog.al nepermjet rpc.blog.al po shton disa artikuj te rinj dhe me vlere ne dite.

Papritur duket sikur Blogosfera Shqiptare nuk do jete aq e varfer sa dukej, duhet thjesht te ngacmohej pak per te pare nje rritje te shpejte. Aktualisht jane rreth 10 blogje te rinj te shtuar keto kohe nen blog.al dhe kerkesat duket sikur po shtohen. Deshira eshte qe keto bloge te mos ngelin vetem ne karakterin Informatikes por te shtohen dhe blogje teresisht letrare (si zenit.blog.al) apo nga fusha te tjera.

Aktualisht per te pasur nje blog.al duhet qe aktivizimi te behet manualisht (Shikoni Si te hap nje blog nen blog.al nese doni te keni nje blog te tille), por ne te ardhmen do punojme qe keto bloge te hapen automatikisht nepermjet nje rregjistrimi bashke me nje llogari emaili nen @shqiperia.com.

Ka disa shkrime per te keshilluar ne hapat e pare te hapjes se nje blogu.

Keto tema jemi perpjekur ti mbledhim tek Albforumi (Keshilla per nje blog) por diskutime per to mund te gjeni dhe tek 2 forume webmasterash si Zeriyt.com dhe webmaster.al.