Google Chrome OS – Nje tjeter sistem operativ?
Vura re se dje në mbrëmje (7/07/2009), Google ka njoftuar se ka nisur projektin per Google Chrome Operating System. (Një sistem operativ (Operating System) është një grup aplikimesh të nivelit të ulët që mundësojnë komukimin e sistemit me hardware (pjesën fizike të kompjuterit). Në tërësi ai mund të mendohet si një program mbi të cilin ngrihen të gjithë programet e tjerë me të cilët që shfrytëzojmë gjatë përdorimit të kompjuterit. Shembuj të disa Sistemeve Operative janë sistemet e bazuar mbi Unix, ato mbi Windows dhe sistemet e ngritura mbi MAC OS X. )
Sipas njoftimit të Google, sistemi i ri Chrome OS do të jetë open-source, i lehtë (dhe jo i rëndë e i ngadaltë në përdorim) dhe do të ketë si qëllim parësor tregun e kompjuterave portabël, por pa përjashtuar kompjuterat më të medhenj (desktops). Veçori të sistemit do jenë dhe shpejtësia, thjeshtësia dhe siguria që ky sistem do ofrojë. Sistemi do jetë i ndërtuar me qëllim lehtësimin e punës në internet(!).
Deri në njoftimet e mësipërme gjithçka duket si një përshkrim normal i çdo sistemi operativ. Çdo sistem operativ për të cilin kam lexuar përshkrimin tenton të jetë sa më të lehtë në ngarkim, sa më i sigurtë, i shpejtë dhe tërheqës.
Ajo që më bëri përshtypje është se Google vazhdon të lëshojë produkte të ngjashme me ato ekzistuese në treg, me të njëjtat veçori, por të marketuara si diçka tepër e veçantë. Mbaj mend që Microsoft kishte shumë kohë më parë një sistem hartash, Google prezantoi Google Maps dhe papritur i gjithë komuniteti i internetit habitet nga një produkt i mrekullueshëm si Google Maps(!). Po e ngjashme dhe historia e Google Browser që nuk është gjë tjetër veçse Safari, por që tani po fiton popullaritet çdo ditë. Seria e produkteve të ngjashme Google vazhdon Google Books, Google Analytics etj. Por përse një Google Operating System?
Nëse shihet në tërësi ecuria e biznesit të Google do vihet re se megjithëse Google zotëron internetin nëpërmjet makinës së kërkimit dhe shërbimeve në internet si Google Docs, Google Mail, Google Talk, Blogger etj, atij i mungon prania në shërbimet desktop. Lëshimi i produktit Google Chrome OS do jetë një hap shumë i rëndësisshëm për të pushtuar një pjesë të territorit Microsoft në përdorimin e kompjuterave normal. Kuptohet që Google nuk po e bën këtë hap për të dobësuar Microsoft, por për ta zëvendësuar këtë monopol në të ardhmen.
Disa drejtues kompanish të mëdha OS (RedHat për shembull) janë treguar skeptikë në tregun e Operating Systems për kompjuterat portabël dhe desktops pasi nxjerrja e përfitimeve nga ky treg është shumë e pacaktueshme dhe e pasigurtë. Po ashtu dhe Ubuntu sado që ka arritur një zgjerim të tregut të kompjuterave të bazuuar në këtë sistem, nuk ka një plan të mirëfilltë fitimi por një motivim të llojit Linux është më i mirë se Windows.
Megjithatë Google ka treguar që ka pasur sukses aty ku shumëkush ka dështuar. Një sistem operativ i sinkronizuar me të dhënat Google do mbyllte një rreth ku puna e klientëve fillon në Google dhe përfundon po në Google. Google ka të gjithë produktet e nevojshme për veprimtarinë e përditshme të shumicës së përdoruesve. Atij i duhet vetëm të “detyrojë” përdoruesit e internetit që ti përdorin këto programe gjatë gjithë kohës.
Post-Blog
Google është futur në fazën e një kompanie që po kërkon të monopolizojë tregun e përdoruesve ku ajo ka ndikim. Duke e njohur deri diku botën e biznesit, është normale që diçka e tillë t’i ndohë çdo kompanie që arrin majat dhe që ka mundësi investimi.Të gjithë kërkojnë të jenë monopol, por kjo nuk më shqetëson.
Megjithatë të mos harrojmë atë që është më e rëndësisshme, Google ka të gjitha të dhënat tona në internet. Problemi i sigurisë së të dhënave tona, të jetës sonë po ruhet tashmë në internet sa herë ne bëjmë një kërkim në google, sa herë lexojmë një email, sa herë kërkojmë për një hartë … Google mund të japë të dhëna në çdo çast për interesant tona, për kërkimet tona, për produktet që kemi pasur interes për t’i blerë, njerëzit që kemi kërkuar të gjejmë…
Një sistem operativ që do zgjerohej dhe në kompjuterat personal do i jepte kontroll të plotë Google që të na “asistonte” dhe në aktivitetin tonë brenda kompjuteri. Në këtë pikë i gjithë informacioni ynë do të ishte tërësisht i publik për Google!!! Kjo nuk ka të bëjë me paranojën, por në fund të fundit askujt nga ne nuk i pëlqen të ekspozohet tërësisht. Ndryshe nga Microsoft, Google duket sikur po tenton të bëhet një monopol që mund të kontrollojë tërësisht të dhënat tona.
New blog post: Google Chrome OS – Nje tjeter sistem operativ? http://bit.ly/YlDch
via uberVU
Postim i ri: http://port.al/1191 Google Chrome OS Nje tjeter sistem operativ? #shqiperia
via uberVU
Shume interesante. Ne fakt kjo me sjell ndermend nje sistem tjeter operativ te quajtur gOS (Good Opertaing System) http://www.thinkgos.com/index.html dhe perdor sistem linux + Google apps + OpenOffice dhe se fundmi promovojne Cloud – sistem browsing qe cuditerisht ngjan shume me Google chrome, edhe pse thuhet qe gOS nuk ka lidhje apo te jete pjese e Google. E mira e ketij sistemi eshte se nuk ka nevoje per resurse te medha dhe te ofron nje sistem pune Office+Internet. Fakti qe eshte linux ka me shume siguri dhe nga viruset.
Ne fakt ne filozofi ngjakan goxha si OS (Google Chrome OS dhe gOS). Megjithate gOS nuk duket te kete “lidhje biznesi” me Google.
-Citoj-
“Ajo që më bëri përshtypje është se Google vazhdon të lëshojë produkte të ngjashme me ato ekzistuese në treg, me të njëjtat veçori, por të marketuara si diçka tepër e veçantë.” 🙂
Edhe unë para disa kohësh kam arritur në të njëjtin përfundim!
…Sa i përket sistemit operativ; edhe nëse për bazë ka Linux, me siguri se nuk do ta provoj. Thjeshtë, për arsyen që ka cekur edhe Mandi më lartë.
Për mua ishte, është dhe do të mbetet Debian GNU/Linux.
Per ata qe kane interes te ndjekin me tej, nje artikull teper interesant gjendet ne kete link: http://www.theregister.co.uk/2009/07/09/dzuiba_google_chrome_redux/
Artikulli argumenton qe Chrome OS nuk eshte fare nje OS, por thjesht nje Browser me nje set driverash!
Shqetesimet qe kane te bejne me fuqine e madhe qe po merr Google cdo dite edhe mund te qendrojne, por mos harroni se ne momentin qe ata do te kene arritur aty ku nuk duhet do t’u shkojne ata djemte e Antitrust-it qe mund ta bejne cope-cope kompanine. Ata e dine kete dhe ne po ashtu dhe nuk besoj se do te shkojne deri aty.
E mira kryesore qe shoh une ne kete pune qendron ne qenien falas dhe me burim te hapur te Chrome OS. Ne kete menyre del me ne fund nje alternative per te qene ndaj Windows, ndaj te cilit jo se kam ndonje antipati, madje me Vistan time jam teper i kenaqur, por sidoqofte do kisha dashur shume nje alternative te perdorshme.
Google gjen hapesire dhe futet, se ndryshe as e marrin mundimin.
Fatkeqsisht komuniteti i Linux mbeti nje komunitet geeks-ash, qe e ruajne me xhelozi dhe fanatizem kete sistem, se nuk ka si te shpjegohet ndryshe qe linux nuk u optimizua kurre per perdoruesin e thjeshte.
Keto cunat s’duan ta kuptojne se robi i thjeshte do te ndeze kompjuterin e te punoje, pa pasur nevoje per command-line etj etj si keto.
Prandaj midis Windows me licence dhe cmim te kripur, linux-eve qe kerkojne koka te medha, Mac-ve per ata qe ua mban xhepi, DUHET nje alternative qe ka thjeshtesine ne perdorim te Windows dhe lirine e Linux-it.
Le te shohim cfare do te na ofrohet, sepse pas rreth nje viti do te kemi nje produkt real, qe mund te vleresohet dhe komentohet.
[…] para pak ditësh nxorri një njoftim për Google Chrome OS (Shih po këtu, Google Chrome OS – Nje tjeter sistem operativ?). Lajmi përmbante interes duke konsideruar që Google me një hap të tillë lëshonte një sfidë […]