Vlera e një faqe interneti
Në vend të hyrjes
Interneti ka si incentivë që mund “të fillosh një biznes” me shumë pak shpenzime. Çmimet e hostimit dhe të domaineve janë në ulje dhe kjo thjeshton gjithçka. E vetmja gjë që çdokujt i duhet për të nisur një aktivitet në internet është vetëm koha!(!?) … ose kështu duket.
Disa ditë më parë shkrova një shkrim me titull: Të gjithë me nga një kioskë … virtuale! ku trajtoja temën e entuziazmit tek të rinjtë sot për të bërë lek në internet duke krijuar një faqe me reklama Google apo të ngjashme. Shkrimi pati reagime dhe komente dhe duke e lexuar sërish kuptova se kisha bërë një prezantim të shpejtë dhe pak demoralizues të punës që dikush mund të fillojë në internet.
Duke qenë se 2 nga komentuesit pyesnin për sugjerime për një biznes të mundshëm në internet apo nëse duhet të tërhiqen nga puna që kanë nisur, mendova të shkruaja këtë shkrim pasues.
Hyrje
Në çastin e parë që po mendoja mbi këtë shkrim mendova që ky shkrim nuk mund të jetë një guidë suksesi. Nuk doja as që të ishte një shkrim që fillonte me “Si të …“. Shkrime të tilla ka plot dhe janë të shkruara të gjitha nga njerëz etuziast, e sipërfaqësorë.
Nga ana tjetër, të marrësh përsipër t’u japësh të tjerëve këshilla për të përmirësuar punën apo aktivitetin e tyre është gjithashtu e vështirë. Në parantezë të këtij shkrimi kini parasysh që këto këshilla lidhen me eksperiencat e mia personale dhe unë nuk pretendoj të jem i suksesshëm në internet. Njerëzit janë paisur me llogjikë për të dalluar vlera dhe ky shkrim flet pikërisht për vlerat e një faqeje në internet.
1. Një punë e serioze fillon nga një njeri serioz
Interneti është një vend i mrekullueshëm për “të jetuar”. Aty ka të panjohur, ka miq të rinj, ka informacione, argëtim e çdo gjë tjetër. E gjithë kjo larmi jete virtuale që interneti mban me vete, përcjell tek njerëzit një ndienjë të thellë entuziazmi.
Entuziastët
Entuziastët kanë disa veçori që i bën ata të dallonjë menjëherë. (përveç syve që u shkëlqejnë kur flasin),entuziastët flasin mbi 50% të kohës vetëm për një temë. Edhe nëse dikush mund të jetë i diplomuar në informatikë, apo dikush tjetër të ketë një servis e të merret gjithë ditën me pjesë kompjuteri, para një entuziast kompjuteri ai do mbetet pa fjalë. Entuziastët mësojnë shpejt, dinë shumë, por jo gjithçka dinë e dinë saktë!
Njohuritë e një entuziasti fillojnë në mahnitjen e tij personale dhe përfundojnë në mahnitjen e njerëzve që ka përreth. Si shembull: të gjithë në adoleshencë adhuronim ato momentet kur prindërit mahniteshin me njohuritë që kishim marrë për pak kohë dhe që atyre u mungonin tërësisht përsa u perket kompjuterave).
Çdo krijim në botën reale apo atë virtuale është krijuar nga një ndienjë entuziazmi dhe nuk ka asgjë të keqe me entuziazmin në vetvete.
… entuziastët e tjerë
Entuziazmi është një ndienjë idealiste që nëse përpunohet sa duhet dhe bashkohet me njohurinë jep një grup tjetër që për çastin po i referohemi si profesionistët. (Përkufizi nuk eshte i sakte, por po e përdor duke marrë pikë referimi entuziastët). Profesionistët janë sërish njerëz të motivuar nga një ndienjë ashtu si entuziastët, por tashmë ata nuk tentojnë të mahnisin të tjerët. Kënaqësia e tyre është tek plotësimi i qëllimeve profesionale dhe tek tejkalimi i vetvetes në çdo çast. Profesionistët pranojnë se ata nuk dinë gjithçka por janë të hapur të mësojnë nga bisedat me të tjerët.
(Nëse do të bënim një dallim me bazë idealiste; entuziastët janë idealistë utopikë, ndërsa profesionistët janë mesi i artë ndërmjet idealistëve dhe materialistëve.)
Për t’u kthyer në temë, po përkufizoj kriterin e parë të një biznesi apo faqe me vlerë.
Përpjekja për të qenë profesionist në punën që bën.
Të jesh profesionist nuk do të thotë të dish gjithçka! Do të thotë të dish pak dhe atë pak që di ta kesh mësuar me themel.
Gjatë këtyre viteve kam pasur fatin të bashkëpunoj me shumë zhvillues aplikimesh (software developers) dhe kam kuptuar që dallimin e bën ai i cili i ka kushtuar më shumë rëndësi teorisë që në fillim. Tentativa e të gjithve është që të lexojmë një përshkrim (një How-to) të diçkaje, ta aplikojmë atë dhe të merremi me diçka tjetër. Gabim!
Një veprim i tillë të bën sipërfaqësor në njohur dhe duke e bashkuar me egon e brendshme, shpeshherë mund të gjykohet gabim mbi përpjekjet e të tjerëve. Diku në një tekst shkruhet
Read the instructions, even if you don’t follow them!
-Baz Luhrmann
Mënyra më e mirë për t’u shkëputur nga entuziazmi-bosh është kuptimi i nocioneve të mirëfillta. Gjithmonë lexo manualin e plotë të një shërbimi, aplikimi, protokolli që të nevojitet në punë. Leximi paraprak mund të duket informacion i tepërt por do të japë një informacion reflektik që në çastin që do të nevojitet do e kesh gati.
Pas shumë vitesh kam kuptuar që informacioni që merret duke lexuar dokumentacionet është disa herë më i saktë se informacioni që merret në një bisedë, në një forum apo në media lajmesh.
Pergatitja e vetvetes eshte hapi i pare per te bere nje pune te kenaqshme, ne internet apo kudo.
2. Vlera
Çdo njeri në një cast të jetës së tij do të pyesë veten: A ka vlerë kjo gjë që po bëj?
Cdo projekt i ri, duhet te peshohet ne vleren qe ka per ty dhe ne ate qe do te harxhosh per te. Në çastin që mendon të blesh një domain të ri, apo të hapësh një faqe/biznes të ri, ndalo një moment dhe mendo vleren qe ky projekt mbart per ty dhe nese do kishe motivimin e duhur për të punuar për një kohë të gjatë.
Mendoj se gjeja me e rendesisshme ne biznes eshte te besh dicka qe e shikon te vlefshme dhe e ndjen te tille (po flasim per nje biznes ne fillim dhe jo per investimet e nje korporate). Terheqja ndaj parase shpeshhere te largon nga epiqendra e qenies humane. Secili ka nje hobby apo pasion. Varianti me ideal eshte te besh dicka qe tenton te kenaqe pasionin tend dhe pasionin e te tjereve te ngjashem me ty. Nese do te nisesh dicka qe perkon me pasionin personal, do e kesh me te lehte qe te bazohesh ne nevojat apo vizionin personal per te krijuar dicka te re. Nje website per Mjekesine ne Shqip pershembull do ishte projekti ideal per nje mjek te apasionuar pas internetit, nje website per makina do ishte ideale per nje te perkushtuar pas makinave etj.
Mendoj se shume webmastera sot tentojne te gjejne fitimin e shpejte dhe aty gabojne. Shembull jane kerkimi i “fjalet-kyce” me te paguar ane Google dhe krijimi i nje faqe me permbajtje qe u pershtaten atyre “fjaleve-kyce”. Rrezultatet shpeshhere jane faqe-gjysmake, te nisura dhe te lena pergjysem pasi webmasteri nuk i kupton nevojat e grupit per te cilin krijohet faqja, nuk ka informacionin e duhur dhe humbet shpejt nxitjen.
Nxitja gjithashtu duhet te jete gjithmone i perbere nga dy motivime. Dikush motivimin me te madh ka parane, dikush tjeter kenaqesine persone ne krijimin e dickaje, kenaqesine ne procesin e punes apo dhe dikush tjeter delirin (vetkenaqesine, mos u habisni pasi te tille ka plot, kryesisht i gjejme ne politike dhe ne televizion).
Nuk mund te behet nje analize se kush prej tyre eshte me e suksesshme ne biznes, por e rendesishme eshte qe gjithmone keto motivime duhet te jene te bashkuara (ne cift). Motivimi per te fituar para nuk mund te zgjase shume pa kenaqesine ne pune dhe kenaqesia personale per krijimin e dickaje nuk mund te zgjase pa motivimin financiar.
Megjithese perqendrimi deri ketu duket sikur eshte tek motivimi financiar, kur flasim per internet duhet te jemi teper pragmatiste persa i perket kesaj te fundit. Mendoj se gjeja me e rendesisshme ne biznes eshte te besh dicka qe e shikon te vlefshme dhe e ndjen te tille. Te gjithe projektet e suksesshme ne internet kane lindur nga njerez te pasionuar pas dickaje. Terheqja ndaj parase shpeshhere te con ne fitim por shpeshhere dhe ne humbje te medha (Shih Lycos Europe).
Per t’u perqendruar tek vlera rregulli i arte duhet te jete “Gjithmone bej dicka qe e cileson qe mbart vlera per ty dhe per ata qe te rrethojne”.
Ne vend te mbylljes
Kur nisa shkrimin kisha nje ide te pergjithshme mbi cfare mund te shkruaja, por shoh qe eshte teper e veshtire te perkufizosh gjithcka qe duhet bere per te pasur nje faqe me vlera dhe te suksesshme ne internet. Sidoqofte mendoj se Permiresimi i vetvetes dhe kerkesa e vlerave ne punen qe bejme jane dy gjera baze.
Po prek shpejt disa pika qe i mendoj te rendesisshme por nuk mund te permblidhen ne nje shkrim:
- Serioziteti dhe rrespekti ndaj vizitoreve
- Planifikimi i platformes
- Komunikimi
- Bashkepunimi
- Loja me teknologjite e reja
Besoj shume te tjere kane eksperience mbi kete teme dhe keto pika prandaj nese ka nje tjeter blog qe prek kete teme atehere me njoftoni qe ta shenoj ne kete shkrim.
[…] nje shkrim te meparshem me titull: Vlera e një faqe interneti jam perpjekur te argumentoj sa e rendesisshme eshte vetepergatitja per cdo […]