Prezantim mbi perdorimin e web 2.0 per nje fushate politike

Prezantim mbi perdorimin e web 2.0 per nje fushate politike

Prezantimi i bashkangjitur në PDF është një prezantim për përdorimin e disa teknikave Web 2.0 për fushatën Politike 2009.

Të gjithë e dimë që interesi i të rinjve dhe shtresës intelektuale shqiptare për tërheqjen e informacioneve në internet është shumë i lartë kohët e fundit.

Ky fakt nuk mund të lihej i neglizhuar nga politikanët shqiptarë dhe pas nje bisede me mikun tim Gridin (lidhja për tek Blogu i tij do të postohet pas pak ditësh), hartova prezantimin më poshtë për të dhënë disa njohur themelore mbi çfarë është një blog dhe si mund të përdoret politikisht.

Personalisht e rekomandoj shumë një praktikë të tillë për çdo politikan që nuk ka frikë të shprehë mendimet e tij dhe të debatoj mbi to publikisht në një blog. Sigurisht, shembulli i fushatës së fundit presidenciale në US (McCain-Obama) ku u tërhoq vëmendje dhe në internet luajti një rol të rëndësisshëm në rrezultat. Ngelet për të parë sa do të përkrahet nga politikanët shqiptarë.

Më poshtë janë disa nga slidet e para të shprehura si tekst, informacioni i plotë ndodhet në PDFnë e bashkangjitur.

Shpjegimi praktik i një blogu

  • Një blog është “pak a shumë” një faqe interneti
  • Një blog është “pak a shumë” një ditar
  • Një hapësirë e lirë e shprehjes së mendimeve dhe projekteve
  • Një mjet për komunikimin e ideve
  • Një mënyrë për të mbajtur në korrent të ngjarjeve personat e interesuar
  • Një faqe ku shkruhet në mënyrë individuale, në vetën e parë

Përkufizimi i “blogut”

  • Një Blog është një faqe interneti (ang: website) që ofron përshkrime ose lajme mbi një subjekt të veçantë si politika, ekonomia etj.
  • Blogu funksionon si një ditar personal (ang: a journal) ku përshkruhen eksperiencat personale në lidhje me temën
  • Një blog lejon autorin që të publikojë në çast nga çdo vend ku ka lidhje interneti

Motivimi për të pasur një blog

  • Një vend ku reflektohet mbi pasionet tuaja
  • Pjesë e një bashkëbisedimi
  • Një vend ku mund të vazhdohen shtjellime temash jashtë medias apo kufinjve institucional
  • Një vend për të shprehur opinionet tuaja
  • Një vend ku promovohet vetvetja juaj dhe opinionet tuaja
  • Një vend ku adresohen probleme profesionale
  • Një vend pa kufinj gjeografik idesh

Interaktiviteti i një blogu

Interaktiviteti i një blogu

Termat e përdorur në një blog

  • autori: Shkruesi i blogut, blogger
  • postim : çdo shkrim i publikuar në blog
  • lidhje permanente : lidhje e përhershme në një postim të veçantë
  • arkiva : postimet e vjetra
  • kategori : ndarje e postimeve në kategori
  • blogroll : listë me bloge të tjerë të rekomanduar
  • kommente : lexuesit mund të komentojnë mbi postimet tuaja
  • RSS: Strukturë për leximin e postimeve nga site të ndryshme

Përfitimet e një blogu politik

  • Nje blog politik promovon transparence
  • “Nese nje institucion do te paralelizohej me nje ndertese, bloget jane si dritaret qe hedhin drite mbi aktivitetin qe kryhet ne kete ndertese”
  • Nje blog u tregon njerezve se zoteruesi i blogut nuk ka asgje per te fshehur. Ne nje fare menyre nje blog krijon besim.
  • Nje blog eshte nje faqe interaktive ku jo vetem shkruesi hedh informacion, por dhe masat mund te diskutojne e komentojne mbi idete e zoteruesit te blogut.

Përfitimet e një blogu politik

  • Një blog politik gjallëron komunikimin me masat
  • Nje blog politik do te ngjallë interes dhe trafik-interneti tek autori i blogut
  • Afron politikanin me masat

Përfitimet e një blogu politik

  • Një blog për të tejkaluar çensurën mediatike
  • Në ditët e sotme, mediat jane ndikuese të rëndësisshme të opinionit te njerëzve. Një blog i mirëafirmuar dhe i njoftuar në masë mund të bëjë përhapjen e mendimit të cdo politikani në cdo situate, edhe atëherë kur mediat censurojnë sipas interesave

Për më shumë shkarkoni prezantimin në PDF.