Përdorimi i Web 2.0 për një fushatë të sukseshme politike
Prezantimi i bashkangjitur në PDF është një prezantim për përdorimin e disa teknikave Web 2.0 për fushatën Politike 2009.
Të gjithë e dimë që interesi i të rinjve dhe shtresës intelektuale shqiptare për tërheqjen e informacioneve në internet është shumë i lartë kohët e fundit.
Ky fakt nuk mund të lihej i neglizhuar nga politikanët shqiptarë dhe pas nje bisede me mikun tim Gridin (lidhja për tek Blogu i tij do të postohet pas pak ditësh), hartova prezantimin më poshtë për të dhënë disa njohur themelore mbi çfarë është një blog dhe si mund të përdoret politikisht.
Personalisht e rekomandoj shumë një praktikë të tillë për çdo politikan që nuk ka frikë të shprehë mendimet e tij dhe të debatoj mbi to publikisht në një blog. Sigurisht, shembulli i fushatës së fundit presidenciale në US (McCain-Obama) ku u tërhoq vëmendje dhe në internet luajti një rol të rëndësisshëm në rrezultat. Ngelet për të parë sa do të përkrahet nga politikanët shqiptarë.
Më poshtë janë disa nga slidet e para të shprehura si tekst, informacioni i plotë ndodhet në PDFnë e bashkangjitur.
Shpjegimi praktik i një blogu
- Një blog është “pak a shumë” një faqe interneti
- Një blog është “pak a shumë” një ditar
- Një hapësirë e lirë e shprehjes së mendimeve dhe projekteve
- Një mjet për komunikimin e ideve
- Një mënyrë për të mbajtur në korrent të ngjarjeve personat e interesuar
- Një faqe ku shkruhet në mënyrë individuale, në vetën e parë
Përkufizimi i “blogut”
- Një Blog është një faqe interneti (ang: website) që ofron përshkrime ose lajme mbi një subjekt të veçantë si politika, ekonomia etj.
- Blogu funksionon si një ditar personal (ang: a journal) ku përshkruhen eksperiencat personale në lidhje me temën
- Një blog lejon autorin që të publikojë në çast nga çdo vend ku ka lidhje interneti
Motivimi për të pasur një blog
- Një vend ku reflektohet mbi pasionet tuaja
- Pjesë e një bashkëbisedimi
- Një vend ku mund të vazhdohen shtjellime temash jashtë medias apo kufinjve institucional
- Një vend për të shprehur opinionet tuaja
- Një vend ku promovohet vetvetja juaj dhe opinionet tuaja
- Një vend ku adresohen probleme profesionale
- Një vend pa kufinj gjeografik idesh
Termat e përdorur në një blog
- autori: Shkruesi i blogut, blogger
- postim : çdo shkrim i publikuar në blog
- lidhje permanente : lidhje e përhershme në një postim të veçantë
- arkiva : postimet e vjetra
- kategori : ndarje e postimeve në kategori
- blogroll : listë me bloge të tjerë të rekomanduar
- kommente : lexuesit mund të komentojnë mbi postimet tuaja
- RSS: Strukturë për leximin e postimeve nga site të ndryshme
Përfitimet e një blogu politik
- Nje blog politik promovon transparence
- “Nese nje institucion do te paralelizohej me nje ndertese, bloget jane si dritaret qe hedhin drite mbi aktivitetin qe kryhet ne kete ndertese”
- Nje blog u tregon njerezve se zoteruesi i blogut nuk ka asgje per te fshehur. Ne nje fare menyre nje blog krijon besim.
- Nje blog eshte nje faqe interaktive ku jo vetem shkruesi hedh informacion, por dhe masat mund te diskutojne e komentojne mbi idete e zoteruesit te blogut.
Përfitimet e një blogu politik
- Një blog politik gjallëron komunikimin me masat
- Nje blog politik do te ngjallë interes dhe trafik-interneti tek autori i blogut
- Afron politikanin me masat
Përfitimet e një blogu politik
- Një blog për të tejkaluar çensurën mediatike
- Në ditët e sotme, mediat jane ndikuese të rëndësisshme të opinionit te njerëzve. Një blog i mirëafirmuar dhe i njoftuar në masë mund të bëjë përhapjen e mendimit të cdo politikani në cdo situate, edhe atëherë kur mediat censurojnë sipas interesave
…
Për më shumë shkarkoni prezantimin në PDF.
[…] ata që nuk e kanë të qartë se çfarë është një blog (Një temë që shpjegon dhe çfarë është një blog ndodhet në këtë […]
[…] Ndersa ne nje tjeter shkrim akoma me te vjeter, disa perkufizime te Blogut ishin qartesuar si: […]
[…] Çfare eshte nje blog […]
[…] Si fillim po e nis me një postim të Armand Brahaj i cili flet për Përdorimin e Web 2.0 për një fushatë të suksesshme politike. […]