Ligji Anti-shpifje dhe shteti rrumpalle!
Duke ndjekur debatin e sotëm lidhur me një listë prej 44 faqesh që kërcënohen për mbyllje nëse nuk plotesojnë informacion mbi rregjistrimin ne QKB, disa gjera per t’u sqaruar!
1. Nëse qëllimi është rregjistrimi tek taksat (dikush merrte si shembull Opinion.al) që duhet te rregjistrohet për problem taksash, atëherë problemin e monitorimit e kanë Tatimet! Për këtë ka një drejtori dhe nje procedure normale shteterore. Tatimet bëjnë një kontroll dhe nëse vërejnë shkelje përcaktojnë procedurën e gjobvënies! Nëse përseritet, merret gjobë sërish e përshkallëzohet sipas ligjit tregëtar.
2. Nëse thirrjen për anti-shpifje e bën Kryeministri, dhe një autoritet vartës i parlamentit (AKEP varet nga parlamenti!) reagon nën trysni politike, atëherë kemi të bëjmë me demokraci rrumpallë! Parashtresa ekonomike është një pretekst pa lidhje që u serviret si argument servilëve të facebook për të mbrojtur partine!
3. Nese ka problem me etiken gazetareske ne Shqiperi (dhe faktikisht ka; te gjithe e dime), nje projektligj qe ndalon portalet te thone cfare duan duhet te inicohet nga nje shoqate mediatike, apo nga grupi paralementar qe ka per mediat! Problemi eshte qe si ky KM, por dhe ai para tij, jane delirante te mikro-managjimit! Te gjitha i bejne ata dhe nese duhet te zgjidhet dicka, prap e bejne ata (ashtu sic e benim dikur ne diktature).
Qartësisht, nëse një Kryeminister del e bën thirrje që do u mbyllë gojën faqen atyre që shajnë partinë e tij; bën thirrje të gjithëve ushtarëve partiake të denoncojnë kundershtarët e partisë së tij per cdo gjë të thënë në media këtu kemi të bëjmë me shantazh të hapur!
Të mos harrojmë që e gjithë kjo “kujdesje” per etike gazetareske nisi ne castin që një oficer policie denoncoi presionin politik per te mbyllur nje ceshtje te turpshme dhune e abuzimi partiak!
A ka shtete te tjera qe kane ndermarre te tilla nisma?
Sigurisht qe ka.
Ne vitin 2014, Vladimir Putin nxorri Ligjin: “Anti-blogger”. Lexoni me shume per: “Putin nenshkruan ligjin qe detyron blogjet te rregjistrohen me zyren Ruse te Medias”. Reagimet e ketij ligji ishin te menjehershme: “Kritikët e ligjit i thanë Reuters dhe New York Times se ligji ishte projektuar për të zhdukur zërat politikë që ishin kundër Putinit dhe do t’i jepnin qeverisë ruse aftësinë për të deshifruar lehtësisht se kush po e shtynte bisedën në internet.” (Burimi: Putin’s Latest Law Forces Russian Bloggers to Register With the Government).
Ne kete cast do tregohem i pafytyre dhe do zevendesoj emrin Putin me Rama per te nxjerre te njejtin rezultat:
“Kritikët e ligjit thone se ligji eshte projektuar për të zhdukur zërat politikë që jane kundër Rames dhe do t’i jepnin qeverisë shqiptare aftësinë për të deshifruar lehtësisht se kush po e shtynte bisedën në internet.”
Dhe mos harroni, vitin tjeter keni zgjedhje! Pa gjykate, me median e blere! Me median e internetit nen presion! Me deputete horra te akuzuar si horra!
Politikane shqiptare kane bere dhe tentativa te ngjashme me pare per kete ligj: Ligji i Tregetise online, ose varianti 2 i Ligjit Majlinda Bregu ndaj censures!