opinion-poll

Nese ka dicka qe mund te karakterizoje internetin kete vit ne Shqiperi eshte shtimi i “mediave”  online, ose portaleve me lajme.

Vala e pare e kesaj dukurie ishte kur Google Adsense garantonte nje fitim te vogel per lajmet copy-paste (shih nje artikull te vjeter mbi Kioskat Virtuale 1.0). Vala e dyte e kesaj dukurie, eshte kjo aktualja ku cdo gazetar(analist) ka hapur nje portal te vetin, ku premtimi besoj kesaj rradhe nuk vjen nga Google por nga sponsorat lokal.

Dje marr nje mesazh nga nje mik i cili me pyet “A mund te modifikohet nje Votim online!?”

Nje faqe me emrin Opinion.al kishte vendosur nje votim me emrin “Cili është politikani me aktiv në PD?”. Rezultatet ishin te cuditshme sipas tij, pasi Albana Vokshi kryesonte me mbi 200 vota, nderkohe qe Jozefina qe njihet per aktivizmin e saj kishte me pak se 20% te votave te Vokshit. Ne fakt eshte e veshtire te gjesh nje figure simpatike ne PD keto kohe (e ndoshta dhe ne ato kohet e tjera), (po perjashtoj Gertin ketu), por sidoqofte votimi ishte per politikanin me aktiv.

Ne diskutimin per votime te ngjashme, dy gjera jane te sigurta.

  1. Administratori i faqes mund te shpalle fitues ke te deshiroje ai!!!
  2. Votime te tilla jane lehtesisht te manipulueshme!

Pika e pare lidhet drejtperdrejt me sponsorizimin e ketyre “portaleve” te lajmeve (pa paragjykim per opinion.al, qe duket sikur eshte nisme e Blendi Fevziut, qe eshte servil me klas por prap nje cope servil pa integritet gazetarie do ngelet (gjykim i imi ky)). Administratori mund te ndryshoje votimin si te doje e kur te doje. Nese politikani qe simpatizon nuk eshte ne vendin e pare, mos u shqeteso, nuk do jete kurre ne ate votim! Keto votime kane te bejne me nje dominim te vazhdueshem.

Pika e dyte lidhet me faktin qe nese ka njerez qe vjedhin vota, mund te mendosh qe nje poll te thjeshte online e vjedhin dhe e ndryshojne si te duash. Per prove, i tregova mikut se si te ngrinte numrin e votave per dike tjeter. Si prove u mor Jozefina (qe mund te kete nje fare baze me te gjere se Vokshi). Ne castin e pare votimi qendronte 75 Jozefina dhe  230  Vokshi. Ne mbremje per kuriozitet u hodha nje sy votave dhe vura re qe Vokshi kryesonte me 5 vota plus. Sot ne mengjes Vokshi kryesonte serish.

Morali i diskutimit eshte: Vokshi eshte padyshim politikanja me aktive ne PD OPINION.AL

Nese i njejti votim do te behej ne nje portal tjeter, atehere nuk do habitesha te shihja pershembull Ed Paloken!

Dhe miresevini ne Kioskat Virtuale 2.0. Nese jeni te interesuar per “fundraising”, drejtohuni prane Politikaneve “me leke”.

 

P.S Nese deshironi te luani dhe te bindeni per argumentin e Opinion.al dhe Vokshi, mjafton te votoni, fshini cookies, votoni… Ju siguroj se do humbisni kohen tuaj kot 🙂

P.S.S Me duket se Zheji, qe ka gjuhen te futur shume thelle ne … servilizmin dhe Meten (sot per sot) por ka ngelur pa nje kioske te tijen. Nese e njeh dikush, t’i thote qe mund t’ia ndertoj une nje se mesa shoh, e vetmja menyre qe populli te fitoj eshte nga lufta politike.