European e-Participation Day – Dita Europiane e Pjesëmarrjes Elektronike
Mbaj mend vite me pare kur te entuziazmuar ndiqnim impaktin e Open Data nepermediat shqiptare. Ndoshta nuk ishte nje ndryshim i madh ne perditshmerine shqiptare, por ishte hera e pare qe grupi yne i vogel po krijonte ndikim pozitiv mbi kulturen e te dhenave neper media. Disa vite kane kaluar qe nga ditet dhe javet e para te Open Data Albania, dhe projekti tashme eshte konsoliduar nen Albanian Institute of Science (AIS). AIS u krijua nen vizionin e permiresimit te punes kerkimore shkencore, aktivizmit dhe angazhimit qytetar ne problematikat e ndryshme te shoqerise sone.
Nese ka pasur nje teme qe eshte rrahur vazhdimisht tek AIS eshte e-Participation, ose Pjesemarrja Elektronike. Kemi kohe qe diskutojme se si demokracia si sistem eshte shformezuar me kalimin e viteve. Vendimmarrjet ishin gjithmone e me te shkeputura nga populli dhe shtresa politikane gjithmone e me e distancuar. e-Participation eshte aktualisht e vetmja forme se si Demokracia moderne mund te ekzistoje, dhe tek AIS do vazhdojme te punojme ne te ardhmen per te tjera aktivitete gjithperfshirese te popullates nepermjet platformave elektronike.
Megjithate, nje aktivitet i AIS per kete teme eshte sot dhe Dita Europiane e Pjesëmarrjes Elektronike. Më datën 7 maj 2015 , ora 10, në ambjentet e Librarisë Tirana Times (pranë shkollës 11 Janari) , organizojme një forum të hapur me të rinj, për Ditën Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day. Eventi realizohet në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende të Europës. Nese keni deshire te takoni disa nga koleget tane, dhe te diskutojme mbi mundesi te reja per e-Participation ne Shqiperi, atehere jeni te ftuar te na vizitoni.
Nese deshironi te mesoni me shume per AIS, mund te vizitoni AIS.al, Personat e angazhuar ku mirepresim kedo qe deshiron te kontribuoje dhe projektet aktive.