ROBOTIC.AL – Vlera e faqes apo domainit tim

Edhe pse askush nuk mund ta vlerësoje faqen tuaj me vleren reale qe ajo ka per ju, ekzistojne metrika qe do tregojne nje vlere te perafert monetare te saj. Nese keni nje faqe apo jeni kurioz per vleren e faqeve shqiptare, Robotic.al eshte nje faqe ku mund te orientoheni me nje cmim jo te sakte, por orientues.

Faqja ofron sherbimin e shtimit te nje domaini te ri dhe kontrollit te statistikave te ndryshme mbi te. Statistikat qe kontrollohen jane trafiku i faqes, renditja e tij sipas algoritmit te vjeter Page Rank te Google apo Domain Authority te Moz. Gjithashtu numri i faqeve te indeksuara ne Google apo ne Bing jane nje tjeter metrike. Duke qene se web është duke u bërë më social, dhe Google po reklamon lidhje te faqeve nga rrjetet sociale metrika e robotic.al perfshin dhe permendjen e faqes ne keto rrjete. Te dhenat merren kryesisht nga Moz dhe Alexa, por ofrojne nje informacion perafrues.

Vlera e faqeve Shqiptare
Faqja me e mire shqiptare

Ne kete cast, BalkanWeb eshte ne pozicionin e pare duke u vleresuar mbi 3 Milion dollare (nje cmim jo shume larg shitjes se tij para ca vitesh) i ndjekur nga Top Channel e te tjera faqe. Shqiperia.com eshte ne vendin e 7te me vlere mbi 600 000$, por aktualisht ne robotic.al jane vetem 100 domaine, dhe me shtimin e domaineve te tjere, renditja mund te ndryshoje.

Faqja nuk pretendon te jape parashikim 100 te sakte, por jep nje orientim ne baze te zhvillimit te tyre per vleren sic shihet nga makinat e kerkimit ne internet. Dhe nese jeni nje webmaster, mund te kontrolloni statistikat e detajuara te Robotic.Al per te pare nese mund te rregulloni dicka ne faqen tuaj 🙂

 

Leave a Reply