TEDxPrishtinaNëse nuk keni pare ndonjehere video nga faqja TED.com, atehere keni humbur shume!!! TED.com eshte nje faqe qe sjell video te percjella nga konferencat TED ne te gjithe boten. Konferencat nuk jane te nje karakteri akademik apo shkencor. Megjithate konferencat e TED kane si qellim te sjellin mendimin ndryshe, mendimin qe te frymezon per dicka te re.

Spektri i temave te trajtuara ne konferencat TED eshte shume i gjere dhe mbulon pothuaj cdo fushe te jetes. Njerez me shume influence ne disiplina te ndryshme kane qene te ftuar te TED me pare dhe nder ta permendim Tim Burners-Lee, Bill Gates, Bill Clinton,  Al Gore, Larry Page, Sergey Brin e pervec tyre dhe shume nobeliste. Interesi per aktivitetet e kesaj konference eshte rritur shume keto kohe dhe TED ka leshuar dhe evenimente te vogla, te pavarura nen shenjen TEDx.

Nje nder keto evenimente eshte dhe ai qe do organizohet me 17 Shkurt 2011 ne Prishtine nen emrin TEDxPrishtina. Eventi do të jetë organizim i Kosovo Glocal, që është organizata që qëndron prapa Kosovo 2.0, një rrjet i fuqishëm për dokumentimin e Kosovës.

Kur pashe qe ne Kosove do organizohej nje ngjarje e tille jam habitur e jam gezuar qe kjo ngjarje perkon pikerisht dhe me 3 vjetorin e themelimit te Kosoves. Nuk kam pasur rastin te vizitoj Kosoven me pare dhe duke qene se organizuesit e TEDxPrishtina pranuan aplikimin tim per te qene pjese e folesve ne kete konference, ndjehem teper entuziast per kete vizite te pare ne Kosove, pikerisht ne nje ngjarje frymezuese si TEDx. Tema e bisedes do ceke potencialin e te dhenave per nje sistem transparence ndaj qeverisesve tane. Besoj do kem mundesine te percjell nje video ne ditet ne vazhdim.