Djali dhe djalli (Mbi kulturen e punes)
Një djalosh teksa po shkonte të blinte bukë, i qëlloi të shkëmbehej në rrugë me kryetarin e bashkisë së qytetit.
‘Arsyeja që ai është aq i fuqishëm, është se ai ka bërë pakt me djallin,’ i tha një femër aty pranë. Djaloshi u ndie i intriguar.
Disa kohë më vonë, kur djaloshi po udhëtonte në një qytet tjetër, vuri re një fushë të bukur misri. Sapo arriti në destinacionin, ai pyeti mbi pronarin e fushës.
“E gjithë kjo tokë i takon të njëjtit njeri” -U përgjigj një nga fshatarët: “Unë do të thoja se djalli kishte dorë këtu. ‘
Më pas, në të njëjtën ditë, një grua e bukur kaloi kaluar djalë. Një prift që e pa tha me zë të lartë:
“Kjo grua është në shërbimet e djallit!”Që nga ajo ditë, djaloshi vendosi të kërkojë djallin. Një ditë ai doli ballë për ballë.
“Ata thonë se ju mund t’i bëni njerëzit e fuqishëm, të pasur, dhe të bukur.” – iu drejtua djali.
“Për të qenë plotësisht i sinqertë, kjo nuk është e vërtetë”- Tha Djalli- “Ti ke dëgjuar vetëm ata që më kanë reklamuar mua”
Paulo Cuelho
E lexova këtë përrallëz të Cuelho-s dhe kuptova sa realiste është kjo përrallë për shumë nga ne sot. Ne harxhojmë kohën duke parë me inat çdo kënd që arrin diçka. Smirra, zilia dhe të tjera ndjesi na bllokojnë që t’i japim një dorë atij që punon dhe e gjykojmë për arritjet apo përpiqmi të hedhim dhè mbi të.
Në një farë mënyre, ne fshihemi pas gjykimit që askush nuk ia del dot pa zotësi sot, që askush nuk arrin dot asgjë nëpërmjet punës dhe ndërkohë vetëburgosemi në gjykimin tonë.
Shkrim tek blogu personal: Djali dhe djalli (Mbi kulturen e punes) http://port.al/s/178 #shqip
via uberVU
Perralla na shkon pershtati sidomos ne shqiptareve. Ne si popull mund te falim cdo gje njeri-tjetrit, por ama vetem ‘suksesin’ nuk ja falim dhe nuk ja duam njeri-tjetrit.
Kur shohim diken se po ecen para, ne mundohemi ta fundosim, ne vend qe t’i japim perkrahje dhe ta ndihojme ne idete dhe planet e tij.
mendoj se kjo semundje eshte mese e theksuar tek populli jone.
por cfare t’i besh? jemi pjese e ketij populli dhe duhet te punojme per kete vend dhe po per kete popull.
“Për të qenë plotësisht i sinqertë, kjo nuk është e vërtetë”- Tha Djalli- “Ti ke dëgjuar vetëm ata që më kanë reklamuar mua”…
Imagjinoni sinqeritetin e djallit :).
Gjithsesi une nuk mendoj se eshte nje problem shqiptar.Shpesh here ne ngaterrojme EGON qe nje njeri duhet te kete ne menyre qe ai te eci perpara dhe te arrije te fortin,te pasurin,te bukurin…me SMIREN qe ai ka per suksesin dhe dijet e tjetrit.Gjithsesi ndodh qe ndonjehere te pasur,te suksesshem e te fuqishem behen njerez qe nuk kane shume vlera dhe ketu lind BALTA…