Virtyti është epërsia morale e një personi. Virtyti është veti e çmueshme e karakterit të mirë. Ai është prirja dhe aftësia e një njeriu të tejkalojë në (mbi) diçka, të kryejë një veprim të caktuar në mënyrën më të mirë.

Në kthim nga një udhëtim i shpejtë nga Shqipëria, duke menduar se çfarë na mungon ne shqiptarëve në këto çaste kaotike politike dhe shoqërore, kuptova që ne kemi humbur shumë nga vlerësimi i vlerave njerëzore.

Gjërat do të ishin shumë më të thjeshta sikur ne të kishim mundësi të bënim disa leksione etike, në shkollë, në punë apo kudo.

Këto janë disa koncepte virtyti të përshtatura nga përkufizimet e Ayn Rand:

1. Drejtësia

Askush nuk duhet të kërkojë të përfitojë diçka që nuk e ka merituar; qoftë kjo një arritje materiale apo shpirtërore.

2.Pavarësia

Çdokush duhet të veprojë dhe të jetojë bazuar mbi gjykimet e mendjes dhe vullnetit të tij.

3. Integrititeti

Askush nuk duhet të sakrifikojë e bindjet personale për një mendim ose dëshirë të dikujt tjetër.

4. Ndershmëria

Askush nuk duhet të përcjellë një realitet/situatë të rreme në asnjë mënyrë