Çfarë do të bënit po të kishit shqiperia.com
Në vijim të sugjerimeve që patëm për blog.al, po hap një temë tjetër ku shpresoj të tërheq vëmendjen për të na ndihmuar me sugjerime. Shqiperia.com eshte nje faqe me orientim kulturor dhe kombëtar.
Nuk do zgjatem por do dëshiroja të merrja mendimet tuaja mbi 2 pyetje:
- Çfarë do të bënit me faqen shqiperia.com po të ishte e juaja?
- Çfarë mund të bëjmë ne që t’ju mundësojmë një bashkëpunim që ju të arrinit atë që do donit nga kjo faqe?
Duke marrë parasysh që vizioni im dhe i stafit me të cilin bashkëpunojmë është tepër teknik, do mirëprisnim ca ide nga njerëz të ndryshëm me backgrounde të ndryshme. Praktikisht po kërkojmë ide për të zhvilluar module të ndryshme për vizitorët, dhe bashkëpunim për të përparuar më tej.
Postim i ri: Çfarë do të bënit po të kishit sh… http://bit.ly/IQNt3
via uberVU
@eklipsi @kokushta @IndritMaraku etjl Do e vleresoja nje sugjerim mbi: Çfarë do të bënit po të kishit sh… http://bit.ly/IQNt3 #shqiperia
via uberVU
Une do perpiqesha te ndryshoja dicka persa i perket informacioneve/lajmeve ne faqe: psh, aktualisht shikoj tre here lajmin per psikologen e Pirros dhe Inves, ne plan te pare, por me duhet te ulem poshte per te gjetur artikuj te tjere si analizat.
Tjeter shembull: do ulja me poshte kategorite e kollones se majte dhe do krijoja nje hapesire per artikuj qe nuk humbin vleren e tyre edhe nese qendrojne aty per nje kohe te gjate.
Gjithsesi, per mua Shqiperia.com mbetet nje nga ato pak faqet ne shqip qe lexohen me kenaqesi!
Mandi, nuk e di sa mund te jete e sakte si pergjigje kjo e imja, por une mendoj qe ate zgjerim qe po ben kosoft duhej ta bente Shqiperia.com…
Shqiperia.com duhej te kishte kaspit.com e vet, duhej te kishte blog.al e vet, duhet te kishte delicious e vet (apo ruajfaqet.com)
(KosoftAds po ben nje pune vertet te admirueshme)
duhej te zgjerohej, ne keto drejtime qe si perfundim ti mblidhte te gjithe tek adresa shqiperia.com ku do vazhdohej orientimi “kulturor dhe kombetar”…
infoarkiven e keni, searchi eshte ne ndertim e siper…
pune per ty bere ka plot lol thjesht se di sa te predispozuar jeni per ti bere..
(ky eshte nje mendim i thjeshte, sidoqofte mendoj se duhet te mendoni in Big per te arritur ate qellimin fillestar)
Einar,
Mire e ke, por kapsit.com, blog.al etj mbledhin informacion ne menyre te pakontrolluar. Kjo mbledhje informacioni nuk mund te prezantohet publikisht pa nje “filter” human.
Sdq nje ide e mire eshte integrimi i blogjeve tek Shqiperia.com. Ka plot blogje me vlere, ca mbi teknologjine, ca mbi dukuri te tjera. Shume shpejt do vendosim nje seksion ku do i publikojme dhe ne kete menyre do japim pak larmi dhe larg lajmit te lodhshem te kronikes dhe politikes shqiptare.
KosoftAds po ben nje pune te mire por si qellim ka rritjen e trafikut qe te rrise reklamat ne rrjet. Nga ana tjeter ne kemi si qellim informacionin kulturor, informacionin kombetar dhe ngritjen e nje rrjeti qe ti shperndahet ky informacion disi.
Megjithate do i shikoj qe pak nga pak, mundesi bookmarku dhe mundesi profili te zgjeruar te ekzistoje tek shqiperia.com per ruajfaqet, apo ruaj postimet etj.
Asgje vetem do te kisha shtuar me shume artikuj per te rinjet.
Pershendetje Mandi,
lexova edhe tek artikulli tjeter qe ju kishit shkruar edhe per disa ndryshime qe do te beni tek faqja shqiperia.com, dhe mendoj qe ato jane te domosdoshme.
Une do ju prefroja qe ju te beni nje ristikturim dhe si projekt baze te merrni yahoo.com, te keni nje larmi sherbimesh, qe vizitori te gjej gjithqka qka ai deshiron ne ate faqe dhe mos te kete nevoj qe kaloj ne faqen tjeter per ni sherbim.
Gjithsesi ky eshte mendimi im, dhe mendoj qe ne nje far menyre kame te drejt.
Gjithsesi te uroj suksese, dhe shpresoj qe do arrish po ato synime qe i ke vene vetes.
eshte e dyta here qe e shkruaj:-P
se pari te lumte per punen qe ke bere. se dyti just a few friendly suggestions:
1. butoni virtual i email@shqiperia.com besoj se po te jete ne krye te faqes ka me shume mundesi per tu vene re, per te terhequr perdorues te rinj dhe per te qene praktik dhe i gatshem per perdorim.
2.gazetave dhe tv shqiptare mund tu shtohen linket kryesore te gazetave dhe tv-ve te kosoves ne menyre qe te shrihet rrjeti i perdoruesve.
3. po mendoja nese belleair do bente ndonje publicitet tek faqja shqiperia.com…
mbase mund te krijosh ndonje link mbi trasportin ajror, nuk kam njohuri per trasportet e tjera por ti mbase… (kete e kam me rezerva duke patur parasysh konkurrencen e publiciteteve dhe pse jo fitimin) eshte me mire te kesh nje publicitet se qindra linke kontaktesh.
4.personalisht preferoj motin, ne vend te horoskopit dhe viceversus.
5.ndonje link shtepish botuese. just in case:-) (this is personal)
6.mbase publiciteti i Miq-ve mund te jene vendosur ne pozicion mes direktorise dhe motit apo horoskopit. fotot e miqve mund te jene paralel.
Pershendetje,
Lexova me vemendje te dy postimet si per shqiperia.com dhe per blog.al dhe besoje se bete shume mire qe kryet ato veprime.
Pra jam komplet mendim i kundert me Einar.
Shqiperia.com nuk e ke mbajtur ashtu siç duhet, dhe duke patur qe kam nje eksperience 10 vjecare ne Networking dhe Web development po te jap syrgjerimet e mia, ashtu si do ta punoja une Shqiperia.com!
1) Ne cdo ven te botes ekziston nje sherbim emaili lokal, pervec atyre global si Google yahoo live etj.
Ne shqiperi jo. Kujt i takonte ta bente? pikerisht Shqiperia.com!. Tani ke mundesi te madhe duke perdorur Google qe ta krijosh kete gje nese nuk ja del dot vete me hapesire.
2) Shqiperia.com duhet te behet djepja e shqiptareve neper bote, dhe per tu e bere si e tille duhet te ofroje shume informacione mbi keto probleme.
Sic e di mire shume shqiptar po lindin jashte atdheut dhe as shqip nuk dun te flasin, pra ne faqen tuaj duhet te kishte edhe mesime per gjuhen shqipe!. Sherbime perkthimesh, informacione te ndryshme per viza jashte shtetit apo per sherbime qe shteti shqiptar ju ofron qytetareve shqiptar.
3) Edhe pse je munduar edhe ne anen historike dhe kulturore te shqiperise, ne paraqitjen e saj mund te besh akoma me shume.
4) Informacione te ndryshme per studentet, dhe rinine ne pergjithesi.
5) Neqoftese e ke mundesine nje salle lojrash te ndryshme, per bilardo live neper dhoma, apo lojra te tjera. Kam vene re qe keto jan gjera qe ecin shume te shqiptaret.
6) Te sistemosh perseri design, te sygjeroje te kalosh ne Drupal.
Pershendetje Mandi!
Vetem Artikuj Kulturor Mund te Shtoni dhe kjo sjell nje trafik me cilesor ne faqe sepse ky vend ka nevoje per kulture sepse per politike sbesoj se ka as per thashetheme as per lojra, as per FB.
Njerzit duan info nga ana kulturore, gjuhesore.
Gjithe te Mirat.
Ju faleminderit te gjitheve per mendimet. Jane me te verte te vlefshme.
Aktualisht kemi nisur ideimin per nje faqe te re, por kemi pak vonesa ne design! Sapo te mbaroje designi dhe te jemi te kenaqur (kjo eshte teper e veshtire), do nisim me implementimin e moduleve te tjera. Kesaj rradhe do orientohemi teresisht tek interaktiviteti me perdoruesit dhe ngritja e kontributit te vizitoreve ne faqe me shkrime.