Balkanweb.com ku e ke arkiven?

BalkanWeb
Shtuar ky paragraf me 22 Tetor: “Tek Komentet ne fund te ketij artikulli ka nje koment nga webmasteri i BalkanWeb. Do te thote qe ka nje arkive te ruajtur e cila do vendoset! E ndjej te nevojshme ta theksoj kete gje para se te lexoni me tej!”
E bene serish! Kesaj rradhe nje nder faqet me te medha te internetit ne Shqiperi, beri ate gabim foshnjerak qe me pare e kane bere shume faqe te tjera mediatike.
Pardje (14Tetor) ata nxorren nje njoftim te cilin mund ta lexoni pak me poshte ku njoftonin ndryshimin e faqes se BalkanWeb. Njoftimi permbante dhe nje pershkrim te historise se faqes, mbeshtetesit e saj dhe nje vete-reklame plotesisht te merituar per punen e mire qe kane bere ne keto vite.
Une nuk jam maniak i perfeksionimit vizual, dhe nuk do te futem ne diskutimet e designit sic mund te jene perfshire disa komentues. Per mua nuk ka rendesi gjithashtu nese nje faqe krijohet me Tables, me Div apo ne Flash. Nuk kane rendesi as truket qe perdoren qe kjo faqe te renditet mire ne makinet e kerkimit. Per mua rendesi ka qe cdo faqe t’i sherbeje nga ana informative qellimit qe ajo ka. Per mua rendesi ka informacioni!
Ne rastin e BalkanWeb.com, kemi te bejme me nje faqe mediatike. Qellimi i saj eshte publikimi i lajmeve, ose ndryshe pasurimi me informacion mbi politiken, kulturen dhe fusha te tjera. Pasuria e vertete e informacionit nuk eshte lajmi qe publikohet i pari. Nuk eshte as shpejtesia e publikimit te ketij informacioni, por eshte historiku i lajmit i lidhur me lajme te tjera qe krijon nje rrjedhe veprimesh nga e cila dalin deduktime llogjike, opinione, bindje dhe gjykime. Kjo seri lajmesh quhet arkive (e dukshme, apo e padukshme)! Eshte pikerisht ketu ku vrapohet sa here qe duhet argumentuar dicka. Eshte pikerisht tek arkivat e lajmeve ku fillon gazetaria e mire, gazetaria investigative dhe cdo gje profesionalizem ne kete fushe.
Ama keto dite nese dikush kerkon nje lajm te vjeter tek BalkanWeb, ai nuk mund ta gjej se do forwardohet ne nje faqe ku sot ka vetem 250 artikuj!? Nje gazete mediatike e themeluar ne vitin 2000, sot ka ne internet 250 artikuj!
Nuk eshte se mua me nevojiten artikujt e vjeter te BalkanWeb. Shume prej tyre ne dhe i kemi te arkivuar ne Infoarkiven (nje projekt qe me te vertete ia vleka per keto raste), por ajo qe me shqeteson me shume eshte mosperfillja e “Webmasterave”, Programuesve apo Informatizuesve per parimet e ruajtes se informacionit. Nuk eshte se kam studiuar ndonjehere perkufizimin e sakte tek termit IT, por thelbi i tij eshte ruajtja e informacionit ne menyre shifrore (digjitale). Ruajtja ne kuptimin e pare do te thote depozitimi, arkivimi dhe me tej publikimi. Por duket se per keto parime nuk ka respekt dhe profesionalizem.
Disa shembuj te tjere te te njejtit skenar kane ndodhur dhe me te pakten 2 gazeta te tjera relativisht te rendesishme ne internetin shqiptar, me “Koha Jone” dhe “Korrieri”. Ne menyre femijerore, e gjithe arkiva e tyre u fshi sepse “webmasterat e rinj” nuk ia kishin haberin te transferonin databazen ne sistemet e reja dhe redaktoret e gazetave … Ndoshta ky gabim eshte i fundit dhe ndoshta dhe BalkanWeb do korrigjohet dhe do i rivendose arkivin serish online. Te them te drejten nuk e prisja nga kjo media.
Njoftimi i plote i BalkanWeb eshte me poshte:
TIRANE-Duke patur në vemendje lexuesin që e ka ndjekur me perkushtim në gjithe këto vite, websiti më prestigjoz i lajmeve shqip BalkanWeb prezantohet nga sot me një imazh të ri falë një teknologjie më të përparuar. I themeluar ne vitin 2000 nga gazetari i njohur Italian Carlo Bollino dhe me nje kontribut zemergjere te fondacionit “Soros”, sot BalkanWeb mban rekordin e agjensise se lajmeve më të klikuar në gjuhen shqipe në gjithë boten. Qe sot BalkanWeb mund të lexohet në shume gjuhë te rruzullit, duke rrezuar perfundimisht kufijte e duke integruar lajmin shqip ne çdo cep ku arrin interneti.
Nga faqja e mëparshme, ku lajmet lundronin në ngjyrën blu të thellë, sot më nje sfond të bardhë dhe me larmi lajmesh, me kategori të shumëllojshme fotosh dhe galeri videosh, nëpërmjet një teknike më të përparuar, informacioni vjen në një formë më direkte, i shpejtë dhe më luksoz nga forma.
Ersan Karameto, webmasteri, pjesë e stafit të BalkanWeb tregon mbi dryshimet që do të përmbajë faqja e re. “Faqja e re do të ketë brenda saj aplikacionet e videove të ndara në kategori. Do të ketë fotogaleri dhe do të shtohet mundësia e komenteve”.Agjencia e lajmeve BalkanWeb e para në vend me lajme shqip ka ruajtur kornizën e saj te seriozitetit dhe profesionalizmit që e ka simbolizuar si website dhe me kete format te ri do të vazhdoje te sjellë lajmin më të shpejtë te pasuruar sigurisht me foto e video.
Risia do të jetë publikimi i lajmit në formën më të plote të mundur. Lajmet nga Shqipëria, Kosova, dhe Rajoni do të jenë në kategoritë e tyre përkatëse, ndërsa do të vijnë në faqen kryesore me ngjarjet më pikante të ditës dhe investigimet nga e perditshmja “Gazeta Shqiptare” e TV News24.Nuk do të mungojnë falë ekipit të gazetarëve të TVNews24 videot që do t’i japin lajmit një dimension më shumë, ku mund ta ndjekësh dhe më pamje.
BalkanWeb do të ketë dhe një blog të vetin ku gazetarë te afirmuar do të kenë nga një rubrikë të tyren të cilën do ta kurojnë me informacione ose me analiza ku do t’u jepet mundësia edhe lexuesve të komentojnë. Brenda këtij formati do të ketë dhe një opsion ku mund të përkthehet gjuha.
Ky progres përmes këtij formati të ri në faqen lider të informacionit, do t’i japë mundësinë lexuesve të japin mendimet e tyre përmes një pjesëmarrje aktive vetëm me një klik, të shohin videot e ndara në kategori.Një risi tjetwr në websaite do të jetë “lajmi me orë” që nëpërmjet titujve do të sjellë informacionin më të fundit të ndodhur në moment.
Po kështu ajo që flet më shumë se fjalët, fotoja do të vijë përmes një galerie të gjerë, ku nuk do të mungojnë evente nga më të ndryshmet dhe më te rendesishmet nga e gjithë Bota. Falë fotove nga Bota në agjenci do të vijnë edhe kategoritë Metropol, Teknologji e Gosip, ndërsa nuk do të mungojnë rubrikat e përhershme si Sport, Horoskop e këmbimi valuator si dhe ikonat për “Gazetën Shqiptare” dhe specialet e saj “Milosao” “Blututh” etj.Agjencia e lajmeve BalkanWeb promovon sot imazhin e ri duke u pasuruar e duke folur ne shume gjuhe te huaja, duke i dhene mundesine keshtu botes mbare te informohet mbi ngjarjet ne Shqiperi e ne Ballkan ne kohe reale.
(BalkanWeb)
Ky eshte bere nje problem jashtezakonisht i madh. Une nuk di sot nje faqe shqiptare mediatike qe nuk e ka kete problem, kaq shume problem e kane te ruajn informacionin? Kjo tregon joprofesionalizem ne punen e tyre ne njeren ane, ndersa ne anen tjeter tregon se qellimi i tyre i vetem eshte materializimi, perkatesisht leku dhe jo ofrimi i nje sherbimi informativ te mirefillte shfrytezuesve shqiptar te internetit.
Nen anen tjeter keto mospergjegjesi profesionale, kane treguar sa shume kishte nevoje interneti shqiptar per nje arkive mediatike siq eshte InfoArkiva qe fatmiresisht sot ekziston fale mendjes dhe punes se stafit te Shqiperiacom, projekt ky qe une personalisht e qmoj shume.
Megjithese une u perfshiva shume ne biseden ne grafiken (per ate qe armandi ka citura diku aty larte 🙂 ) , puna e arkives ishte nje nga te parat qe me beri pershtypje dhe qe fola me njerez te vecante dhe jo me kedo sepse jo kushdo e ka te qarte thelbin e faqes 🙂
Gjithsesi,meqenese kritika e permbajtjes eshte bere gjere e gjate une insistoj te dizenjimi !
Jo me shume te pamja sesa te funksioanliteti…Une nese sot futem ne ate faqe,nuk mund te gjej dot me asgje…asnje pike orientimi,nje “kerkim” qe nuk nxjerr rezultate dhe nje mungese profesionalizmi…
Me duket sikur ne stafin e balkanweb eshte nje grup njerezish qe din si te bejne nje faqe vetem sepse kan mbaruar shkolle per informatike dhe kane logjiken fillestare por jo nje grup i cili di se cfare eshte web development…
Besart dhe Joni flm per shkrimet.
@Besart, tek blog.al ka dhe nje backup te blogjeve te shkruar (nja 8000) dhe besoj do te te hyje ne pune 😉
@Joni, edhe designi eshte pjese e nje analize te mire. Por ne kete rast eshte informacioni me i rendesisshem dhe eshte skandaloze te zhduker nje arkive e tille.
Problemi eshte qe informatizimi dhe cdo projekt informatik nuk eshte i kufizuar ne aplikim.
Ne pergjithesi po vej re qe ne Shqiperi projektet po zhvillohen ne menyre femijerore. Te instalosh nje Joomla, apo nje script si ai qe paska blere BalkanWeb nuk do te thote te besh nje faqe.
Nuk eshte as programues ai qe e ben nje pune te tille(!). Nje faqe web krijohet per informacionin, nevoja per shfaqjen e informacionit, lehtesine e lundrimit ne te nga vizitoret. Per keto pergjigje strukturohet dhe dizenjohet nje nderfaqe. Ne Shqiperi shpeshhere gjithcka nis dhe perfundon tek kjo e fundit.
Sdq gjerat do ndryshojne ngadale.
Pershendetje,
BalkanWeb, ka dalur ne nje format dinamik ketu e tre vjet perpara, per ata qe nuk jane te fushes do te thote qe ka nje database me te gjitha lajmet e vendosura. Me nderrimin e sistemeve, struktura e db-se ndryshon dhe duhet bere konvert dabelave te interesuara per formatin e ri. Kjo eshte ne proces e siper dhe ju garantoj qe se shpejti do ta gjeni arkivin online.
Faleminderit per sugjerimet dhe mendimet
Ersi
Ersi pershendetje! Te flm per shkrimin! Besoj te gjithe jemi dakort qe do ishte me mire te ishte bere qe ne fillim te hedhjes se faqes se re Online megjithate e kuptoj qe shpeshhere administrata nuk ecen paralelisht me sugjerimet e ITve.
Do keni shume me teper probleme tani se pota kishit bere qe ne fillim.
Megjithate suksese!
Mandi sic e the dhe vet, sipermarresit me IT-te nuk kane gjuhe te perbashket kur bie fjala per kohe. Kjo ka ndodhur dhe ne rastin tone.
Ju falimendierit edhe njeher per sugjerimet dhe mbeshtetjen.
Ersi
Ersi,nuk do te thot asgje kjo! Nuk eshte justifikim.Nje IT i mire di sesi te kenaqi sipermarresit dhe te ruaj punen…aq e veshtire te duket te konvertohej database e vjeter ?
Budallek me te madh s’kam pa. C’rendesi ka “design”-i kur humb artikujt? Ata kane dhe do te kene vlere, designi nderrohet per nje dite. Ndoshta do ta kene diku nje database dhe mund te bashkohet me kete te rene me pak tweaking.
te shtoj edhe dicka une ?po me linket e keni menduar cfare problemi keni nxjerre ?se vertet mund te nxirrni arkiven por une asnje link te vjeter nuk do te mund te hap me…
@Joni
Sot po shifja ca artikuj te publikuar ne Kapsit.com muaj me pare dhe asnje nga ato linqet nuk ishte funksional.
@Joni
Pershendtje Joni,
Nuk dua te zbres ne menyren organizative te punes tone. Ajo qe mund te te them eshte se po punohet qe te behet konvertimi dhe te vihet ne dispozicion te lexuesit. Persa i perket linkeve, eshte menduar nje zgjidhje dhe per te, qe he per he nuk mund te funksionojne pa u bere kalimi i arkivit te vjeter.
Gjithe te mirat
Ersi
@Ersi
Ndoshta ju e keni marre parasysh kete gje, por nga struktura e Skedareve te BalkanWeb nuk do ishte veshtire te shtoheshin artikujt e vjeter qe te mos humbisni trafik.
Struktura e vjeter qendronte nen:
http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=SHIFRORE
Struktura e re qendron nen subdomainin:
http://bw.balkanweb.com/
Nuk besoj se do ishte e veshtire te aktivizonit faqen e vjeter, me designin e faqes se re(!?) qe te mos humbisnit trafikun e ketyre lajmeve, por dhe te gjendeshin lajmet e kerkuara ne Google. Kuptohet me pas mund te luani me 302, 301 per te finalizuar gjithcka, por dhe perkohesisht te mos ndodheni ne kete situate. Besoj per kete nuk ka shume ndikim negativ nga Administrata.
@Mandi
Mandi,
Ajo qe thua eshte e mundur, por egziston frika e atij lexuesi qe nuk eshte praktik. Tani jam duke ber nje file apostafat qe te hapi lajmet me link nga arkivi aktual i vjeter. Sapo ta kem gati do ju shrkuaj qe ta referoni.
Ersi
Ateher, aktualisht vihet ne dispozicion gjysma e fundit e arkivit, me ane te linkeve egzistues mund te shfletohen akoma artikujt e peshkuar nga google.
Pra nese ne google do ju gjenerohet ky link:
http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=35680
ne faqe eshte modifikuar qe ky link te mos dale bosh dhe te gjeneroj nje file arkiv.php me lajmin e kerkuar.
Ky sistem ishte menduar per arkivin e konvertuar.
Ersi
@Ersi, e thjeshte dhe funksionale apo jo 🙂
@Mandi, e rendesishme eshte qe te jemi sa me afer lexuesit dhe te kalohen kleckat qe mund te dalin rruges per arsye te ndryshme.
Flm edhe njeher per sugjerimet. Jemi gjithmon te hapur per keshilla dhe mendime.
Ersi
[…] shkrimin: Balkanweb.com ku e ke arkiven? u diskutua perdisa dite mbi kete problem dhe Ersi nga stafi i kesaj gazete u tregua pozitiv ndaj […]