Ridrejtoni URLtë duke përdorur .htaccess
Shpeshherë, kur kryhen modifikime në faqe lind nevoja të ridrejtohen të gjitha thirrjet nga një vend, dosje ose domain, në një vend tjetër. Zakonisht kjo nevojë lind në ridizenjime të faqes, apo ndryshime të domainit.
Webserverat kanë disa mënyra për të ndihmuar në këtë proçes, por më i thjeshti është me anë të Ridrejtimit (Ridirect).
Metoda më e thjeshtë është të shtosh këtë rrjesht në .htaccess:
Redirect /dosjavjetër http://www.blog.al/dosjare
Me një rrjesht të tillë, çdo vizitor i faqes do mund të drejtohet automatikisht nga http://www.blog.al/dosjavjetër tek http://www.blog.al/dosjare. (Nëse si në rastin më sipër, asnjë direktivë nuk përcaktohet, atëherë serveri do e trajtojë ridrejtimin si të përkohshëm HTTP status 302)
Gjithashtu ekziston dhe ridrejtimi i përhershëm (permanent, HTTP status 301). Ky ridrejtim duhet të përdoret kur modifikimi juaj është final dhe doni të njoftoni makinat e kërkimit që informacioni i vjetër gjendet në direktorinë e re. Në këtë mënyre nuk do humbet trafik dhe listim në këto makina kërkimi.
Redirect permanent /dosjavjetër http://www.blog.al/dosjare
Për të lehtësuar jetën e makinave të kërkimit dhe për të drejtuar të gjitha kërkesat http://blog.al (shembull) në http://www.blog.al (duke njoftuar makinat e kërkimit që të indeksojnë vetëm çfarë gjendet nën www dhe pa dublikuar përmbajtjen), mund të përdoret kodi më poshtë:
RewriteEngine on
RewriteCond %{HTTP_HOST} blog\.al[NC]
RewriteCond %{HTTP_HOST} !^www\.blog\.al[NC]
RewriteRule ^(.*) http://www.blog\.al/$1 [L,R=301]
Kodi më sipër përdor një tjetër mënyrë ridrejtimi, por kryen të njëjtin funksion duke gjeneruar një 301, lëvizur përfundimisht.
Një tjetër ndihmesë është dhe përdorimi i “regular expressions” në ridrejtim, por nuk po zgjatem duke dhënë thjesht një shembull:
RedirectMatch "\.html$" http://www.blog.al/index.php
Kodi më sipër do drejtojë çdo skedar që përfundon me .html tek index.php
Shume, shume teme e mire.
Ka 3-4 vite qe e bej kete pune. Per google vete.com eshte 100% ndrysh me
vete.com/
vete.com/index.php
vete.com/index.html
vete.com/Default.asp
etc.
Armand, mos harro se edhe mail.emer.com eshte aktiv shume here. Une e kam:
RewriteCond %{HTTP_HOST} ^mail.emer\.com
RewriteRule ^(.*)$ http://www.emer.com$1 [R=301,L]
Po beri dikush nje lidhje tek mail.emri.com edhe del i njejti informacion si emri.com google mund te penalizoje per “duplicate content” (i njejti content ne dy emra)