Blog.al

Blog.al

Sot nxorrem nje version beta te Blog.al.

Faqja permban artikuj qe terhiqen ne kohe reale nga disa bloge shqiptare nepermjet praktikes se RPC. Postimi im i meparshem ishte teknik, por kesaj rradhe do perpiqem te shkeputem nga pershkrimi teknik per te falenderuar komunitetin e webmasterave qe e mirepriti kete sherbim te ri.

Kam disa vite qe punoj ne internet dhe megjithese ekziston nje rrespekt se largu mes programuesve apo njerezve te afte, rradhe here i sheh te bashkepunojne per te ndihmuar njeri tjetrin ne ndonje projekt informatike. Kesaj rradhe, sherbimi i rpc.blog.al u reklamua teresisht nga webmastera te tjere dashamires dhe per kete gje ndjehem shume mire.

Megjithese une kisha shkruar nje pershkrim te shkurter se si mund te perdoret dhe integrohet rpc.blog.al ne WordPress, pershkrimi i bere nga Einar tek http://www.eklipsi.com/trafik-ne-blogun-tuaj/ ishte perfekt dhe teper profesional. Nga ana tjeter, falenderoj dhe Romeon qe ishte i pari qe e integroi kete sherbim pa asnje hezitim dhe te gjithe webmasterat tek Webmaster.al dhe Zeriyt.com qe u shprehen pozitive per kete sherbim.

Me tej…
Faqja nuk eshte perfekte, bile duhet thene qe eshte ne hapat e para. Mund te behet shume me te, duke nisur qe nga nje kerkim ne Blogosferen Shqiptare, disa API Service per te includuar postimet e fundit, statistika e me shume.
Mirepres sugjerime dhe nese dikush deshiron te kontribuoje direkt ne kete projekt mund te kontaktojme qe ti kaloj dhe kredencialet e nevojshme.