Zend Framework

Zend Framework

Para 2 ditësh, Zend – kompania që mbështet PHP nxorri versionin e ri të Zend Framework 1.8. Një “framework” është një grup klasash dhe librarish që ofrojnë një ambient programimi.

Tek ShqiperiaCom Shpk, disa nga projektet qe kemi programuar se fundmi jane punuar me Zend Framework (1.3-1.7). Host.al ka qene nder te paret qe kemi nisur me ZF. Pas saj kanë pasuar disa projekte për klientët tanë dhe për firëmn tonë (www.infoarkiv.com, www.gossip.al etj).

Gjithmonë përplasja me një framework të ri sjell disa paqartësi dhe konfuzion, por duket sikur kësaj rradhe Zend Framework ka sjellë me vete dhe një ndryshim rrënjësor në llogjikën e lëshimit të një aplikimi. Në versionet e mëparshme, variablat bazë të sistemit lëshoheshin nga një “bootstrap” i cili qendërzonte të gjithë sistemin. Në ZF 1.8, vend të veçantë luan Zend_Application. Megjithëse mund të përdoret metoda e mëparshme me bootstrap, shihet që ka një tendencë për zbehjen e moduleve që përdoreshin më parë në favor të Zend_Application.

Personalisht mendoj se problemi kryesor i ZF është mungesa e një Software System Engineer te mire. Si rrjedhim ne cdo version te ri qe nxjerrin, ka ndryshime rrenjesore nga nje version me i vjeter dhe ka gjithmone probleme sa te adaptohesh (praktikisht i futesh nga e para).

Ndryshimet qe kane bere me futjen e Zend_Application dhe modifikimet ne Zend_Autoloader i bejne te gjitha projektet e programuar ne ZF <1.8 krejt jo kompatibel.
Persa kohe ZF te mos kete gjendur stabilitet dhe konsistence, do kete veshtiresi ne perkrahje. Dokumentacioni eshte gjithashtu teper i perqendruar dhe ne ndryshim nga PHP nuk ka një support të mirë nga komuniteti.